Përpara se të ketë diskutime të tjerë në lidhje me Fluturimin 17 të Malaysia Airlines, është e rëndësishme që diçka të bëhet absolutisht e qartë: Rrëzimi i avionit është rezultat i pushtimit të Ukrainës lindore nga Rusia, një operacion i cili qëllimisht u projektua për të krijuar kaos ligjor, politik dhe ushtarak. Pa kaosin, një raketë tokë-ajër nuk do të ishte lëshuar kurrë kundër një avioni pasagjerësh.
Që në fillim, qeveria ruse nuk dërgoi ushtarë të rregullt në Ukrainë. Ajo dërgoi mercenarë rusë dhe operativë të shërbimit të fshehtë si Igor Strelkovi – kryekomandanti në Donetsk dhe një kolonel i policisë së fshehtë ruse, që ka luftuar në të dy luftërat e Ceçenisë – dhe Vladimir Antyufeyev, “zëvendëskryeministri” i Donetskut, i cili udhëhoqi përpjekjen e KGB-së letoneze për të përmbysur qeverinë e pavarur të Letonisë në vitin 1991.
Me ndihmën e banditëve vendas, këta pjesëtarë të shërbimit të fshehtë rus rrethuan stacionet e policisë, zyrat qeveritare dhe simbolet e tjerë të autoritetit politik për të delegjitimuar shtetin e Ukrainës. Në këtë dteyrë, ata u ndihmuan nga qeveria ruse dhe nga mas media ruse e kontrolluar nga shteti. Të dyja këto e denigrojnë vazhdimisht Ukrainën dhe qeverinë e saj “naziste”. Vetëm në javën që kaloi, raportimi mbi Ukrainën në Rusi arriti një tjetër kulm histerie, me histori false për gjoja kryqëzimin e një fëmije dhe një dokumentar të jashtëzakonshëm, që krahasonte mbrojtjen që ushtria ukrainase i bën vendit të saj me gjenocidin në Ruanda.
Në këtë situatë të paqartë dhe të paqëndrueshme, rusët në mënyrë cinike futën një sërë armësh të rënda: mitrolozë dhe artileri dhe, me kalimin e kohës, tanke, blinda dhe sisteme antiraketë. Në ditët e fundit, forcat separatiste po përdornin haptaz raketa mbrojtje ajrore nga ato që mund të mbahen prej njeriut (MANPADS), si dhe mburreshin se kishin rrëzuar avionë të mëdhenj transporti ukrainas, sigurisht me ndihmën e specialistëve rusë. Në të vërtetë, është raportuar se të enjten pasdite Strelkovi mburrej në internet se kishte rrëzuar një tjetër avion ushtarak, përpara se të kuptohej që avioni në fjalë ishte MH17. Më pas, postimi i tij në internet u hoq. Në fund të qershorit, disa burime mediatike ruse botuan fotografi të raketave tokë-ajër Buk, që deklaronin se ishin marrë prej separatistëve – ndonëse ndoshta kanë qenë dhurata prej Rusisë. Edhe këta postime janë hequr nga interneti.
Ky është në konteksti, në të cilinnjë avion pasagjerësh u qëllua me një raketë tokë-ajër: Një mjedis pa ligje. Ushtarë jo të rregullt të cilët mund të mos jenë kaq të mirë në leximin e radarit. Një mungesë nihiliste respekti për jetën e njeriut. Përbuzje për normat, rregullat dhe standartet ndërkombëtare. Sa për ta ditur: Në Ukrainën lindore nuk ka patur sisteme raketash tokë-ajër të kontrolluar nga qeveria, për arsye se separatistët nuk kishin avionë.
Deri tani, këto metoda jo-ortodokse kanë funksionuar mirë për rusët. Ato nervozonin dhe shpërqëndronin qeverinë ukrainase ndërkohë që lejonin qeveritë e huaja, dhe sidomos ato europiane, që të bënin një sy qorr. Për arsye se lufta nuk ishte një “luftë reale”, ajo mund të përshkruhej si “lokale”, e “izolueshme” dhe kështu mund të mbetej një prioritet i ulët për politikën e jashtme europiane, apo edhe për politikën e jashtme të kujtdo.
Nëse nuk ka nbërë asgjë tjetër, rrëzimi i MH17 i ka dhënë fund përrallës që “kjo nuk është luftë reale”, si për rusët, edhe për Perëndimin. Tragjikisht, kjo jo-luftë jokonvencionale sapo vrau 298 vetë, shumica europianë. Nuk mund të bëjmë më sikur nuk po ndodh, apo se nuk prek askënd jashtë Donetskut. As rusët nuk mund të bëjnë gjoja.
Pa shtirjen e përrallës, disa gjëra do të bëhen të qarta. Së pari, tani do të mësojmë nëse Perëndimi në vitin 2014 është po aq i bashkuar dhe i vendosur për të ndalur terrorizmin, sa ishte 26 vjet më parë. Kur qeveria libiane rrëzoi avionin e Pan Am F103 mbi Lockerbie në Skoci, në vitin 1988, Perëndimi shtrëngoi radhët dhe izoloi regjimin libian. A mund të bëjmë të njëjtën gjë tani – apo shumëkush do të tundohet ta përshkruajë si një “aksident tragjik” dhe ta injorojë atë që pashmangshmërisht do të jetë një hetim i debatueshëm dhe do ta quajë “jokonkludues”? Eshtë e pamjaftueshme të thuash, siç ka thënë presidenti Obama tashmë, se duhet të ketë një armëpushim në Ukrainë. Ajo që nevojitet është një tërheqje e mercenarëve rusë, bashkë me armët dhe mbështetjen. Perëndimi – dhe bota – duhet të bëjnë presion që në Ukrainën lindore të rikthehet sovraniteti i shtetit ukrainas, dhe jo përjetësimi i një konflikti të ngrirë.
Do të mësojmë gjithashtu diçka interesante për presidentin rus. Deri tani, nuk ka shenja tronditjeje apo turpi në Rusi. Por në të vërtetë, kjo tragjedi i ofron Vladimir Putinit një shans për të dalë nga fatkeqësia e rrëmujshme që ai vetë shkaktoi në Ukrainë. Ai ka justifikimin e përsosurpër të denoncuar lëvizjen separatiste dhe të ndërpresë furnizimet. Nëse refuzon, atëherë do ta dimë se mbetet thellësisht i përkushtuar për kaosin dhe nihilizmin që krijoi në Donetsk. Mund të supozojmë se ka ndërmend ta vazhdojë gjetkë. Dhe nëse nuk jemi të përgatitur ta luftojmë, duhet të përgatitemi për përhapjen e tij./WP/
Përshtatur në shqip nga bota.al
Po mire perralla Ruse, po c’fare do bejme me perrallat e te tjereve qe bejne demokratin dhe perendimin duke perdorur jo 2 por 10 standarte, si kartat e fshehura te pokerit nen menge, me vendet e varfera dhe pa administrim eficient neper bote.
Mos u cudit se disa Polako-amerikano-cifut shohin akoma perralla me Rus dhe Gjermane qe edhe ne shek.21 duan ti ndajne ne dysh ?
Duket si kur ky artikull eshte shkruar enkas per t’i dhene pergjigje atij qelbesires ruse ne kete blog me nick-un vostok.
He mo torrobellat e Temes u ngazellyet me pese paragrafe propagande si me ato artikujt bajat ku Tema gric Salen.
Nuk do merrem me nje amerikano-polak si ky artikull-shkruesi.
Mjafton ti kujtoj cfare tha Ministri i jashtem i Polonise para 1 muaji:
“We gave americans a blowjob and got nothing in return. Loosers. Complete Lossers!”
Qurravitu me artikujt e Sales tani.
Se harrova – 250 civlie jane vrare nga bombardimet e falangave fashiste (sepse ushtri s’kane me) vetem ne nje nga rajonet ku luftohet. Shifer sipas OSCE. S’ka problem jane deme ansore. Vetem kur i vret civilet Gedaffi, Assadi apo ndonje tjeter qe i fut shkelmin interesave amerikane athere quhet masaker ?
Lexo faktet dhe logjiken e perdorur o hajvan i shpelare trush, mos u merr me biografine e personit! Ka ndonje gje qe nuk shkon me ato qe thote artikullshkruesja??
O palle qe do te besh diskutim me diearrene e lajmeve qe mer te Tema. Po ne cdo paragraf ka mashtrime dhe fakte te shtremberuara.
Nuk ka ndermend te zgjatem per nje torobell si ty. Ajo qe une thashe te ben te kuptosh kush jane polaket dhe pse jane ne ofensive mediatike kunder Rusise. Edhe ta dije per kurizitet mire te ben, o cope mishi.
Duhet nje zonje izraelite per tu treguar gjumasheve europiane zjarrin qe rrezikon Europen. Ariu rus po sillet si dhelper, ve perpara psikopate si Girkin dhe Motorola, pas tyre gojeprishurat RT dhe ANNA, dhe pak nga pak po fut ne kolaps Ukrainen, ka tmerruar tri vendet baltike me papergjegjshmerin e vendeve europiane te NATOS.Modestish paralajmerova se kur ruset te gjenden ne kufirin rumun atehere do te jete shume vone per ta parandaluar cmendurine ruse, lufterat e medha gjithmone kane filluar ne Europe, qofte per shkaqe banale qofte per arsye te aneksimit ne zinxhir te territoreve, ashtu si po vepron Rusia me Ukrainen.Vizitat e Biden ne Qipro dhe Bredlove ne Tirane, jane shenja te qarta te nje situate qe nuk mund te menaxhohet me parandalim por me perballje.
Qenke komplet i rrjedhur mor derezi. As bot-et e NSA nuk do ishin kaq debile. Cfare rreziku ka ne kufi me vendet Baltike? Cfare agresioni more? Permend vetem lufra dhe konflikte qe u dashkan te ndodhin.
Ka 2 muaj qe Rusia dhe EU kerkojne me ngulm armpushim dhe nuk behet sepse SHBA mendon se nuk eshte koha per armpushim. Mjafton kaq per te kuptuar se kush eshte lufte nxitesi.
Irak, Afganistan, Libi, Siri, Egjipt, Iran (per pak shpetoi) – Rusia i ben keto o p.k ?
Shikoni njehre sa baza dhe personel ushtarak ka SHBA jashte kufirit, krahasjeni me Rusine dhe kuptoni se kush nxit luftra sot.
Proven per kete politike te kaosit, ku sfidohet shteti dhe Perendimi mbetet qorr, se e quan te konflikt te izolueshem, konflikt te ngrire, ngaqe i intereson vetem stabiliteti, Putimi e ka bere ne Kosove, me Mitrovicen… Deri tani i ka dale mire atje, pse te mos i dale mire edhe ne Ukraine?
ato perrallat e te tjereve po te mbajne ne kembe si shtet e po te garantojne te ardhmen, nqs ty ste pelqen shko jeto tek peralla ruse.
Gjendja eshte e rrezikshme.Ukraina mund te perhapet si reaksjon zinxhir.
Jo,ju[sh.b.a. dhe sionistet]jeni te pregatitur prej kohesh per ta luftuar kedo qe ju ve gure ne rrota per skllaverimin e botes.Tani shtoni format epropaganden te genjeni popujt,dhe po nuk mundet ta mposhtni me qindra
format e qelbura qe perdorni do ta sulmoni ushtarakish,se dhimbje per jeten e njerezve nuk kini[nuk jeni larg nga hitleri qe per 1 vriste 100 sic po ndodh tani ne palestine,thua njerezit e tjere te globit nuk e kane gjakun te kuq si dhe ju.]
O ari ke harru K perpara
po avioni cdonte mbi nje zone ne te cilen zhvillohen luftime??????apo per te na treguar sa te keqinj jane ruset
Rusise sun i bo kush sen se osht e fort po gjynah qata 300 vete qe i myten per 1 propagande qe nuk hyn edhe aq shume ne pune. Sado qe mundohet SHBA me majt Evropen larg Rusise ajo prap ka mi dal prej durve se jon interesat ato qe e majn gjalle 1 aleance
Per cfare qeverie ukrainase flisni .A ka mundesi qe nje popull te zgjedhi president nje multimiliarder ?As shqiptaret nuk do e benin nje gje te tille ,ja pra qe qeveria ukrainase eshte naziste dhe e zgjedhur nga amerikanet per interesat e tyre,edhe Putin nuk eshte demokrat por ne kete rast ka te drejte.
Pse kujton se ishin zgjedhje ato ne Ukraine? Kandidati i dyte ne liste ishte neo-nazisti i partise Sektori i Drejte. Kandidati tjeter ishte e denuara nga gjykata per korrupsion, Julia Gersheta ?
Plus kabllogrami i Wikileaks i vitit 2006 ku thuhej se Proshenkon e kemi ne xhep – ka dale tashme ?
Ti o vostok qenke tendencioz dhe rremujaxhi ,kur zgjedh putini kelyshet e tij si janukovic, i denuar ne burg per marredhenie me te mitura eshte gjithmone ok ,kur i zgjedh amerika eshte daje sam qe fut sherrin ne mes ,hiqi syzet e simpatise se rusia nuk te mbante peng ukrainen per gjithe jeten .Dhe te gjitha superfuqite nuk jane njelloj ,kush lufton per nje rrip toke i osesionuar nga nje sulm ,dhe kush ze burimet e energjise qe do vendosin ekuilibrat ne vitet qe do vine
sync kur di pak mos u fut kot o drezi – Janukovic ishte i korruptuar dhe legen, po nuk ishte i perzgjedhur i Putinit – perkundrazi gjithmone ka pasur mardhenie problematike me Rusine.
(por keto gjera natyrisht nuk i merr vesh te Tema, Shijak TV apo CNN)
Por Rusia ka nje parim, ben biznes me kedo qe eshte zgjedhur nga populli dhe Janukovici ishte perzgjedhur si President ne zgjedhje te pranuara nga te gjithe.
Cfare thua pastaj eshte banalitet. Te ishte puna per territore tani nuk do kishte Ukraine Lindore. Kurse ato luftrat per burime energjitike kane lene pas 1 milon te vedkur ne lindjen e mesme dhe futen ne kaos Ukrainen, si gjyle mes Rusise dhe BE-se.
Simbas teje janukovic u zgjodh ,dhe ne fakt streha e fundit e janukovic kur iku nga ukraina ishte rusia ,problematikat ruso -ukrainase ka qene vetem ceshtja e gazit ndersa sa per te tjerat ka qene i mbeshtetur nga moska ,votat i vodhi jo njehere ,po dy here .Sa per ate qe sdo te kishte ukraine lindore e ke gabim ,nuk jemi ne kaukaz apo ne pol ku rusia ben ate qe do , ukraina eshte pjese e europes ,rusia po ben lufte per disa rripa toke pa vlere ,krimene e mori dhe ajo ja vlente barra qirane sa per te tjerat thjesht kerkon te mbaje rrefletoret e mediave ne drejtimin e tij
Auuu. Pirdh o sync pirdh. Janukovici manipulonte zgjedhjet? Po kush raport e thoshte kete. Se ata qe e kontrollonin vezhgues te huaj, nuk kishin ket mendim. Po fillove me propganda preshesh vazhdo vet, luaj me elinorin e kungujt e tjere.
Normale qe Rusia do e strehonte, ishte presidenti legjitim i nje vendi. Rusia strehon dhe Snowdenin – ca do me thene, qe Snowden eshte spiun rus?
Te thash mos i hy gjerave me 5 lajme qe lexon ne kohe te lire. Ne Kaukaz eshte shpallur kalfiati ka 10 vjet – me ata po lufton Rusia. Ata qe luftojne sot ne Kaukaz jane vllezrit e ISIS.
Eshte e vertete qe Janukovic kishte probleme me Rusine. Po te mbahet mend ne periudhen kur Rusia nderpreu furnizimin me gaz te Europes. Kjo ndodhi per arsyen, se Gazi Rus po vidhej ne menyre spektakolare nga Ukraina ku kalonin tubacionet per ne Europe. Gjermanet, te cilet jane edhe konsumuesit me te medhenj te ketij gazi, u ankuan se gazi nuk po vinte me sasine e duhur, per te cilen ata paguanin. Ruset e nisnin sasine e gazit te sakte, por Ukraina e vidhte ne territorin e saj dhe ja faturonte per hesap te saj Gjermanise. Rusia u detyrua qe te nderpriste furnizimin, deri sa te beheshin verifikimet dhe te vendoseshin matesa qe kontrolloheshin dhe nga Rusia dhe nga Gjermania.
Po ajo peralla me “euromajdan”, me protesta disamujoreshe qe perfunduan me vrasjen e 100 veteve midis tyre dhe forca te rendit, po perzenja e presidentit te zgjedhur me vota njelloj si ne Somali me force dhe duke e ndjekur si qen, po thirjet per ndalimin e gjuhes Ruse dhe perzenjen ne Rusi, po krijimi i formacioneve te se djathtes ekstreme dhe armatosja e tyre si mund te quhet? Perendimi ferkonte barkun dbe me naivitet mbyllte syte para ketyre lojave ne nje kohe qe Ukraina kishte nevoja urgjente financjare. Vetem Rusise i ka borxh me se 5 meleard dollare vetem per gazin. Natyrisht eshte makabre qe vriten njerez te pafajshem dhe fajtoret duhet te ndeshkohen rende por cfare shteti eshte kjo Ukraine qe nuk ka kontroll mbi hapesiren ajrore te saj dhe lejon fluturime te ketyre permasave mbi teritor lufte ku cdo dite leshohen raketa? Po kontrolli nderkombetar i fluturimeve qe duhet te ndjeke ne cdo ham fluturimin si nuk e urdheroi avionin mos te kalonte aty? Duket se gjerat nuk jane te thjeshta dhe te rastesishme. Ngushellime nga zemra familjeve te viktimave.
ore shumica kan qen hollandez me sa degjova dhe australian..po te shohim si do reagoj hollanda tani qe ja dogji luga buzen …nga ruset e serbet..se ka dhe cetnik serb atje..me vjen keq se shumica jan femije..po europes nuk i behej vone kur mercenaert rus e serb..masakronin shqiptaret dhe boshnjaket vetem se ishin mysliman..8000 burra dhe djem te vegjel ne srebrenic..hollanda i dorezoj si cjapi te kasapi..kujtoj se mbahet gjarpri ne gji, europa !!??..ja ku i erdhi rralla e kafshoj dhe ate…sllavet jan njerezit me gjakatar e te pabese ne bote ..ato jan e keqja e botes me qeverit e tyre..
Te lumte mendja dhe Dora Arber!!!!
Ruset jane superfuqi ne teknologji dhe burime natyrore. Me duket se kush ka shkruajtu kete artikull e anashkalon me shume lehtesi kete fakt. Ne artikull i fryet me force borive te luftes dhe kerkohet te nxitet urrejtja kundra Rusis Nuk kuptoj se si e mendon Anne perfundimin e nje lufte te Europes me Rusine e cila sipas saje ka filluar. Une them nuk ka filluar dhe shyqyr qe nuk ka filluar se ne te kundert vetem nje ZOT edi si do te shkoje. Kjo Anne-ja nuk ia ka idene e luftes berthamore me duket. Me vjen keq per viktimat e avionit. Ne artikull nxitohet per te bere me faj shtetin Rus dhe nuk sqarohet arsyeja pse ky avion fluturonte ne zone lufte. Sa i takon perrallave si p.sh. te drejtat e njeriut, sovraniteti kombetar, shtet sovran, e drejta e vevendosjes se popujve etj etj nga keto lloje kemi degjuar e do te degjojme ne vazhdimsi mendoj une. Nuk kane kuptim veprimet e Amerikes apo te Rusise ne qofte se perpiqemi te arsyetojme duke u nisur nga morali i perrallave te siperpermendura. Lexoni Makiavelin dhe do tu duken veprime te arsyeshme. Shtetet nuk kane parime ato kane vetem interesa
Bravo Arber ke folur drejte,por me ka habitur fakti se si ai ambasadori i Palestines ne Beograd se njeh Kosoven? Cduan keta shqiptaret ne Siri? Shqiperia te keqen e ka nga Greqia e ndersa Kosova nga Serbia. Ky i apudhe tha qe se njohim Kosoven. Shqiptaret kur ishin ne hall u dogjen nga Serbia e Holandezet Pederastat,asnje sna erdhi nga Siria apo Palestina,(por vetem Amerikanet) tani qe digjet Europa (Holanda Aanglia etc) nga Ruso-Serbet ne serish ne Siri, ehhh ky muhabeti yne eshte pa kuptim. Tani vec si tha shoku me lart kur te vije Zjarri Rus ne Rmani atehere do i djege bytha Europes KURVES
Sume e drejte, shqiperia e ka te keqen nga Greqia, te cilet kane pranuar te jetojne aty 1 milion shqiptare qe po ta sumosh gjate 25 viteve i bie te pakten gjysma e shqiperise (1.7 milion) ka punuar ne Greqi.
Ruset e treguan edhe nje here barbarine e tyre,me dhimbshmja,ndaj civileve,atyre qe nuk kan te bejn fare me luften ne Ukraine.
Ruset jan vendi i fundit Europian i çliruar nga skllaveria(bujkroberia).
Propaganda e forte nacionaliste tek ruset,behet jo pa qellim,per te harruar qe rusi eshte skllav ne vendin e tij.Pyetja me e thjeshte qe mund te behej,eshte:si ka mundesi qe Rusia nuk ka marredhenie stabile me Gjeorgjine,Ukrainen dhe Polonine?Me Gjeorgjine i lidh feja dhe tradita,
me Polonine gjaku sllav,me Ukrainen gjaku dhe feja.Amerika ka marredhenie
te mira me fqinjet e saj Kanadane dhe Meksiken,kurse Rusia me fqinjet e saj jo.Kampi socialist dhe Traktati Varshaves deshtoi nga politika protektioniste Ruse.Bullgaria,mikja traditicionale e Rusise hyri ne NATO.
Perse???Ashtu si megallomania serbe shkatrroi Jugosllavine,ashtu edhe mellagomania ruse nuk deshiron te ndertoje partneritet,por vetem dominanc dhe diktat.Duan apo nuk duan disa,Bota do shkoje ne te natyrshmen,ne ate drejtim qe shkon Amerika.Iku koha eksperimenteve te nazizmit dhe komunizmit,sforcime qe i kushtuan shtrejt njerezimit.
Dikur,Kenedi i detyroi ruset qe hiqnin rraketat nga Kuba,sot Amerika i ka ardhur Rusise ne kufi,ne token e vellezerve te saj.
Amerika ka fajet e veta historike,por ne krahasim me Rusine,eshte ku e ku me e lare.Te presim si do i shkoi filli me tutje Rusise,vendit qe mbahet vetem ne saje te masakrimit te pasurive natyrore.Ekonomia Ruse ka rene,Rubla eshte shvleftesuar,kapitali rus po largohet ne vendet
Europiane(mbi 100 miliar Euro vetem kete vit),investitoret e huaj jan trembur dhe po largohen,dhe kjo ne saje te presionit Amerikan,situate qe Rusia nuk ka kurre shanc ta krijoi kunder Amerikes.Kjo eshte Amerika,qe te heq dhembe e dhemballe.
Qenia e Shqiperise si anetare e NATO-s,percakton edhe kahun politik te saj,pra pro Amerikan.
Si shpjegohet që të gjithë qorrat injorantë e analfabetë, që e gjejnë rrugën vetëm nga era e pordhëve të Saliut (për t’i gjetur, shikoni komentet, ku “më i miri” është “analisti” ZQ), janë edhe kundra Rusisë…???!!!
Lexoni 10 pyetjet qe rrezojne variantin Ukrainas-amerikan-perendimor:
-Why did the MH17 plane leave the international corridor?
-Was MH17 leaving the route a navigation mistake or was the crew following instructions by Ukrainian air traffic controllers in Dnepropetrovsk?
-Why was a large group of air defense systems deployed to the militia-held area if the self-defense forces have no planes?
-Why did Kiev deploy BUK missile systems on the edge of militia-controlled zones directly before the tragedy?
-On the day of the crash Kiev intensified Kupol-M1 9S18 radar activity, key BUK system components. Why?
-what was a military plane doing on the route intended for civilian flights?
-Why was the military jet flying at so close to a passenger plane?
Where did the launcher – from the video circulated by Western media and showing a Buk system being moved allegedly from Ukraine to Russia – come from? As the video was made on the territory controlled by Kiev, where was the launcher being transported?
-Where is it right now? Why are some of the missiles missing on the launcher? When was the last time a missile was launched from it?
-Why haven’t US officials revealed the evidence supporting claims that the MH17 was shot down by a missile launched by the militia?
http://rt.com/news/174496-malaysia-crash-russia-questions/