Masakroi gruan në mes të Tiranës/ Gjykata e dënon vetëm me 16 vite burg

28 Korrik 2014, 09:37Kronika TEMA

Një vit më parë një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën. Një grua u masakrua me thikë në mes të rrugës nga ish- bashkëshorti i saj.

Ngjarja ndodhi shumë pranë qendrës së Tiranës dhe viktima ishte Valbona Çarçani.

Ajo u vra në sy të kalimtarëve nga Genci Çarçani.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendim për dënimin e tij.

Sipas kësaj gjykate, e cila tani shqyrton edhe krimet në familje, Çarçani do vuajë 16 vite burg.

Prokuroria kishte kërkuar një dënim prej 30 vitesh, por gjykata e dënoi fillimisht me 24 vjet burg.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi ulje me një të tretën e dënimit.

Valbona Çarçani ishte ankuar në polici një ditë përpara ngjarjes së rëndë, duke theksuar se Genci e bezdiste vazhdimisht.

7 komente në “Masakroi gruan në mes të Tiranës/ Gjykata e dënon vetëm me 16 vite burg”

  1. Kritiku says:

    Gazetare me shkolle fillore, kur do te mesoni qe te shkruani asthu siç duhet ne njejes apo shumes? Nuk shkruhet “vite” kur eshte fjala per disa vjet por shkruhet “vjet”. Mos na hapni barkun me stilin kosovar dhe malok te veriut te Shqiperise ne menyren e te shkruajturit te gjuhes shqipe.
    Duket sikur eshte bere tradite qe gati kudo shkruhet dhe thuhet “vite” ne vend te “vjet” per te percaktuar ne shumes fjalen “vit”.

  2. Kalman says:

    Ore zoti Kritik ty te shqeteson se si shkruhen fjalet apo ndodhite dhe drejtesia qe jetojne Shqiptaret.

    1. Kritiku says:

      Krimet qe behen ne Shqiperi jane rrjedhoje e nje injorance masive qe eshte ulur kembekryq dhe po i mer frymen dhe asaj pjese te shoqerise qe deshiron te jetoje nje jete normale.
      Ate qe une kritikoj eshte pjese e kesaj injorance. Edhe keta te vetequajtur gazetare, jane fajtore me me ane te informimit te dobet te publikut me shkrimet e tyre prej analfabeti, qe te mos rritet niveli i zhvillimit te shoqerise drejt asaj se qyteteruar.
      Ju qe nuk i kuptoni keto gjera, ju duken gjera fare te vogla dhe painteres, por nuk e kuptoni qe nga gjerat baze duhet filluar, nese duam nje shoqeri moderne njerezore dhe jo shpellare qe ekziston tani ne Shqiperi.
      Vrite pak trurin perpara se te shkruash diçka.

      1. tomorri says:

        @kritiku, po tregohesh pak i pasjellshem dhe agresiv. E kunderta e asaj qe duhet te percjellin fjalet qe thua!

  3. Gezimi says:

    Per mua ky denim nuk perben cudi, cudi do ish te denohej 30 vjet burg….

  4. Trung says:

    Ai eshte denuar me 24 vjet jo me 16. A dini te lexoni?

  5. 16 says:

    Po te mos ket ulje denimi.,16 vite jan te meritueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje