Vjedhja e thesarit, Fullani raporton në Komisionin e Ekonomisë

30 Korrik 2014, 11:20Ekonomia TEMA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani po raporton në një seancë të posaçme në Komisionin e Ekonomisë për të dhënë sqarime lidhur me vjedhjen e713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë. Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, po zhvillohet me dyer të mbyllura. Një ditë më parë kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe, ka kërkuar paraqitjen në një seancë të posaçme, të Guvernatorit të Bankës Qendrore, Ardian Fullani, për të dhënë informacion lidhur me vjedhjen disa milionë dollarëshe nga Thesari.

Ndërkohë prokuroria e Tiranës e cila po vijon hetimet është në pritje të raportit të grupit të auditit, i cili do të përcaktojë vlerën e saktë të parave që janë vjedhur ndërsa ka kërkuar nga Bankat e nivelit të dytë që të bllokojnë llogaritë e të afërmëve të dy personavë të arrestuar deri tani, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi një mbledhje të posaçme një ditë më parë ku diskutoi gjetjet e grupeve të punës të ngritura për të analizuar me hollësi ngjarjen e rëndë të përvetësimit të vlerave monetare. BSH deklaroi nëpërmjet një deklarata për shtyp se, pasi analizoi me përgjegjshmëri dhe në interes të transparencës dhe informimit të publikut, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konkludon se: Ka përfunduar procesi i inventarizimit të plotë të të gjithë vlerave monetare (kartëmonedha) që ndodhen në magazinat e Bankës së Shqipërisë, nga e cila rezulton se vlera e monetare e munguar është 713 (shtatëqind e trembëdhjetë) milionë lekë, prej të cilave 143 milionë lekë para e nxjerrë nga qarkullimi për t’u asgjësuar

Në një deklaratë nga BSH-ja, pas një mbledhjeje të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës theksohet se ka përfunduar procesi i inventarizimit të plotë të të gjithë vlerave monetare që ndodhen në magazinat e Bankës së Shqipërisë, nga e cila rezulton se vlera e monetare e munguar është 713 milionë lekë, prej të cilave 143 milionë lekë para e nxjerrë nga qarkullimi për t’u asgjësuar.

Në deklaratë theksohet se janë zbatuar të gjitha aktet nënligjore që rregullojnë dhe disiplinojnë veprimtarinë për ruajtjen dhe administrimin e vlerave monetare në gjendje cash.

Gjithashtu infrastruktura teknologjike sipas BSH-së është e duhura dhe garanton monitorim të vazhdueshëm të të gjithë ambienteve ku zhvillohet aktiviteti i përpunimit të cash-it si dhe të ambienteve ku ai magazinohet.

“Inventarizimet dhe kontrollet periodike janë kryer në vazhdimësi në përputhje me bazën rregullative në fuqi”, theksohet në deklaratën e BSH-së.

Por si ndodhi vjedhja? Sipas Bankës nga mospërmbushja me rigorozitet e detyrës nga ana e disa punonjësve, ka krijuar hapësira për përvetësimin e vlerave monetare.

“Përvetësimi i parave ka ndodhur në hallkën e ndërmjetme që ka natyrën e një sporteli operacional ku kryhen veprimet e përditshme me cash-in. Në këtë hallkë, mosrespektimi me rigorozitet i procedurave nga disa prej punonjësve krijoi mundësi për abuzime të kësaj natyre”, theksohet në deklaratën e BSH-së.

 

15 komente në “Vjedhja e thesarit, Fullani raporton në Komisionin e Ekonomisë”

  1. safeti says:

    Keto jane te kurdisura per te ber kurban Guvernatorin e Bankes qe esht nje institucion i pavarur. Po ta shikosh tamam, asgje nuk esht vjedhur madje esht ber nje injeksion pozitiv ne ekonomi. Ato para do asgjesoheshin kot, nderkoh qe jane rihedhur ne treg duke ritur qarkullimin monetar.

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Edhe SUDEN po ta kishin vu Guvernatore te Bankes skishte me vjedh kaq shume sa ky Ardiani.
      P.S
      Gruja e Fullanit ,Odeta e Nishanit, gruja e Gjinit , Monika e Like Metes dhe Argita e Berishes kane ngushtu jo vetem stomakun,POR dhe dafllakun. me paret e Bankes se shqiptarve.

  2. Treviso says:

    Vazhdon humori i rradhes!

  3. edlira says:

    ti safet duhet te jesh shume gje e zgjuar,bili bile ja kalon dhe zogut gamorit nga zgjuarsia

  4. qytetari says:

    Hajduti raporton para hajduteve,dhe shqiptaret kenaqen me kete SHOW.

  5. shpatar says:

    Ne Shqiperi nuk ka me shqiptare.Pergjegjsia e mungeses se shqiptarve fillon me Dullen .Viti 1972 shenon piken kur fillon egzekutimi i shqiptarve .Nga 72 e deri me sot burrat e ndershem dhe patriot jane jashte mode .Hajdutet dhe kriminelet jane VIP qe do ta bejne Shqiperine “Lule”.

  6. Lexuesi says:

    Si ka mundësi se as pozita as opozita nuk kan bëre asnjë prononcim për këtë heshtje jo pak serioze?

  7. Treviso says:

    I gjithe populli po zgjohet por Safeti vazhdon agonizmin. Kjo vjedhje ka mbi kater vjet qe ka filluar, dhe kryehajduti po tregon se ku eshte bere gabimi qe u arrit te vidhet banka, Safeti vazhdon avazin e Mukjes. Eshte loje e kurdisur per te rrezuar guvernatorin e bankes. O Safet , ku jeton ti. A jeto ne kete planet, amos jeto ne ndonje planet tjeter? Jam i gezuar se nuk ka shume si Safeti.

    1. safeti says:

      Esht shum e thjesht pas shkarkimit te Zana xhukes duhej shkermoqur dhe nje drejtor tjeter. Edi rama kurdis planin me nje punonjes banke. Ky punonjes nis e flet ne polici per qef te vet, te gjitha detajet e vjedhjes qe na paska nisur 4 vjet me pare, tregon sa lek nxirrte, ku i fuste, ku i conte, sa kollaj vidhte, nderkoh qe cdo i akuzuar normal mundohet te mohoj fajin. E ku ka me mir per Edin “dosje” per tu dundur Guvernatorit.

  8. tourgofagos says:

    PO CA MUTIN KA PER TE RAPORTUAR SE SI I VODHI LEKET BASHKE ME SHOKE… http://bit.do/vjedhja-e-thesarit-fullan

  9. miri says:

    po si ka mundesi qe ketu ne Shqiperi se njohin doreheqjen?

  10. . says:

    ***********************************************************************************

    “Sot” keto fytyra komandojne dhe jane bere te paret ne Shqiperi.

    “Enveri” do t’i kishte prere duart keture hajduteve ose nuk do te ishin gjalle.

    ***********************************************************************************

  11. . says:

    —————————————————————————

    Enveri keto gjera nuk t’i falte ….. ja lumsha !

    —————————————————————————

  12. . says:

    ===========================================

    Cohu Enver nga vari dhe shih si eshte katandisur dhe cfare po i bejne Shqiperise.

    ===========================================

  13. dhembeli says:

    Ka pasur krahe te forte!
    Lexoni Cka thene META”Nuk duhet te harojme se u kap nga vete banka”
    Se kush duhet ta kapte? Kujt I lejohej te hynte ne Thesar!
    Populli fukarepset e keta Trashen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje