Open Data Albania ka kryer një përditësim të vlerave për remitanca në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës duke analizuar periudhën 2008-2013.
Remitancat janë flukse hyrëse dhe dalëse paraje pa kundërshpërblim për ose nga jashtë vendit.
Në rastin e dy shteteve të mara në analizë, ato përkojnë kryesisht me para të emigrantëve të sjella në atdhe si ndihmë për të afërmit apo fond kursimi dhe investimi.
Të dhënat për realizimin e këtij artikulli janë marrë nga Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka e Shqipërisë.
Gjatë harkut kohor të gjashtë viteve analiza hulumtuese e ODA vë re se deri në vitin 2012 dërgesat e parave që kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë i tejkalojnë ato drejt Kosovës.
Viti 2013 shënon një rënie për Republikën e Shqipërisë ndërsa vazhdojnë të rrisin dërgesat drejt atdheut diaspora kosovare. Gjatë vitit 2013 shtetasit kosovarë emigrantë kanë dërguar drejt vendit të tyre 621 milionë euro, ndërsa shtetasit shqiptarë vetëm 497 milionë euro.
Open Data Albania hulumton re se shteti, nga i cili emigrantët kanë dërguar më shumë para drejt Kosovës gjatë këtyre viteve, është Gjermania.
Në vitet 2008-2013 nga ky shtet janë dërguar mesatarisht 210 milionë euro nga emigrantët kosovarë.
Kjo shifër vjen dhe si rezultat i numrit të lartë të emigrantëve kosovarë në Gjermani. Vend të dytë zë diaspora kosovare në Zvicër me 147.4 milion euro.
Ndryshe nga Kosova, ku peshën kryesore të remitancave e mbartin Gjermania e Zvicra, në Shqipëri remitancat më të larta shënohen me Greqinë e Italinë.
Nëse në vitin 2011 janë dërguar nga Gjermania drejt Kosovës 194 milionë euro, nga ky shtet drejt Shqipërisë në po këtë vit janë dërguar vetëm 8 milionë euro.
Gjatë vitit 2013 peshën kryesore të remitancave për Kosovën e mbart Gjermania me 34% të totalit, pasuar nga Zvicra me 24%.
Shtete të tjera me remitanca mbi 20 milionë euro janë dhe Italia, Austria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Sllovenia.
Republika e Shqipërisë ka numër më të lartë të popullsisë kundrejt Kosovës.
Dy shtetet ballkanike nuk kanë statistika të qarta mbi numrin e emigrantëve të tyre dhe për rrjedhojë nuk mund të krahasojmë në numër diasporën e vendeve përkatëse.
Duke u nisur nga vlerat e rikthyera në shtetet e origjinës mund të themi se diaspora kosovare ka lidhje ekonomike më të ngushta me shtetin amë, sikundër edhe fuqizim ekonomik më të mirë se diaspora e krijuar nga emigrimi i shtetasve të Republikës së Shqipërisë.
uroj qe edhe 10 € jan shum per ate popull dembel qe sdit gje tjeter vetem klubet te vjedhin njeri-tjetrin
Tju dergojne Trapin Emigrantet,Popull Hajdut pret vetem Qyl,Nuk ju mjaftoj qe na rropet deri dje doni akoma , mallkuar qofte ai qe ndihmon Shqipetaret.na moret Shtepi e katandi dhe tani doni Remitanca, Do tu japim Kari-tanza se vetem ashtu kenaqeni Ju Hajduter.
Edhe grekun e fundit, me te humburin, ne fund te botes e gjejne, e evidentojne, e ndihmojne. Kurse ne qe kemi me mbi 1.000.000 emigrante nuk dime ku i kemi. Ku nuk gjen shqiptare nga eksodet e para e te fundit e te perditshme. Ne Itali, Greqi, Gjermani, Zvicer, Austri, Angli, France, e ne çdo shtet te Europes. Ne Amerike, Kanada, Amerike Latine,Australi, Zelande e Re, kudo, ne çdo vend e cep te globit. Kur do evidentohen? Po komunitetet e vjetra ne Rusi? Ne Ukrahine dhe sa ndikoi lufta e fundit per ta? Ta leme faktin se eshte dhe nje shtet tjeter shqiptar e shtet formues ne dy te tjera si Malin e Zi e Maqedoni.
Evidentojini e ndihmojini dreqi ta haje, boll me broçkulla.
shqiptave po u vjedhet cdo dit thesaret bankat piramidat firma ne falimentim pasurit nentok mbi tok detin shteti ne gjum tani o burra tja u marrim edhe at cent emigrantave ndersa emigrantave kosovar e kan ende nanen gjall
Po c’te dergojne shqiptaret para ne vendin e tyre?
Ua vjedh Full-hani te gjitha, ketu eshte e tmerrshme!
Bravo Full-han, Bravo jepi se ke gjetur keto njerez e kete qeveri qe s’do te ia dije per shtetasit e vet.
Po habite kushe jane ata kosovare qe ende po dergojn para ne kosove disa qindra familje qe njofe une dhe kam degjuar preje mbase luftes e kendej nuk dergojn ma para ne kosove pervece investimeve qe ben diaspor une kam mbi 100 antare te familjes se ngushte ketu ne evrope por me sa di une askushe me nuk dergon para ne kosove te te afermit para luftes dhe dy tre vitete pas luftes kemi derguar te gjithe por tashe keto 12 vitete e fundit jo, pasi edhe familjart ne kosove pothuaj se te gjithe punojn. Megjithat mir qe ende dikushe por dergon para te afermve ne kosove.
statistikat mbase nuk jane te sakta,kurse per rastin e vjedhjes se bankes minimumigovernator dhe iministri I financave duhej te kishin dhene doreheqjen.Pergjegjesi duhet te mbaje dhe ish ministry i financave.
Eshte e qarte qe me krizen ne greqi dhe itali preket edhe ekonomia e shqipetareve aty dhe dergesat jane me te vogla ne krahasim me shtete si gjermania qe ka pasur bum ekonomik. Por ne shqiperi hyjn shume para nga diaspora kosovare gjate veres keshtu qe barazohen pak a shume.
edhe shume i keni se sa hyjme ne teritorin shqiptar hame nga nje gjobe kot nga policet,jo ske ndezur dritat ,jo perktheje patenten e shume gjera te tjera
Rilindja don dollaros e evros si perhere qyl !
un kam te paketen 6 vjet qe sdergojn euro me ne shqiperi, me perpara dergoja e kur vija ata ne shqiperi benin jet 10 her me lluksoze se un. te punojn e ta bejn jeten si te duan. vetem kur vijn harxhojn per shpenzimet personale
dhe ato qe dergohen jane leke te pista pasi emigrantet kane krijuar familjete tyre dhe nuk behet fjale per tu kthyer mbrapesh(persa kohe qe kemi qeverira hajdutesh)dhe ndonje shtepi qe kishin ndermet i kane blere dhe tani o popull kafenesh kthejuni punes se nuk ju jep njeri qyl