Ambasador në Spanjë? Dokle: Nuk është e vërtetë, kam detyrime ndaj zgjedhësve dhe PS (VIDEO)

2 Gusht 2014, 10:55Sociale TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, përgënjeshtron zërat se ai mund të lërë mandatin e deputetit për postin e ambasadorit të Shqipërisë në Spanjë.

I pyetur nga gazeta TemA, Dokle hodhi poshtë zërat që kanë depërtuar dhe në media, duke theksuar detyrimet që ai ka ndaj zgjedhësve të vet dhe ndaj karrierës parlamentare si deputet socialist dhe deputeti më jetëgjatë i parlamentit shqiptar.

“Nuk është e vërtet. Edhe po të më propozohej ky post ambasadori, nuk do ta pranoja, sepse ndjej akoma detyrimet ndaj zgjedhësve të mi dhe partisë të cilës i jam përkushtuar që nga dita e parë e themelimit të saj”, thotë Dokle për gazetën TemA.

8 komente në “Ambasador në Spanjë? Dokle: Nuk është e vërtetë, kam detyrime ndaj zgjedhësve dhe PS (VIDEO)”

  1. veterani says:

    Mire mire Dokle po jeta ecen por Ti a shikon apo jo tash je senator dhe i perjetshem nuk do te jesh aty.Leri radhen te tjerve,ke dhane aq sa ke dhane.

    1. Raimond Vlonjati says:

      Dokle eshte tamam politikan inteligjent dhe nje si Dokle duhet ne krye te PS-se,
      se eshte edhe shume i mprehte ne gjykim , por edhe shume i ndershem…por edhe ka moshen e pjekurise , moshe e cila eshte perfekt per te qene ne krye te vendit…..

      Jo vihen ne krye skopionsat dhe budallenjte qe na moren ne qafe

  2. Nik says:

    Ik or namik, gjithe jeten lepires ke qene ste pelqeka zotrote ambasador ne spanje se na paske detyrime ndaj zgjethesve z otrote, cfare ke bere deri tash per ta,asgje.Shume mire EDI ke gjet rrugen e pershtateshme per ti heq qafe namikun ecfare do lloj namikesh te cilet jane pengesa kryesore ne RRUGEN E RILINDJES PER NDRYSHIM koha e te cileve ka dhjetra vite qe ju mbaruar.

  3. shqip hesapi says:

    Ruaj respekt per z.Namik.Le te ike ai por duhet te ikin te gjithe ata te moshes se tij ,nga te gjitha krahet e politikes.

  4. FREDI says:

    PER KE ZGJEDHES E KE FJALEN ZOT DOKLE SE PER ATO QE KENI MASHTRUAR JU DEPUTET E DURRESIT KENI TREQIND DIT QE KENI FRIK TI TAKONI APO VAZHDONI TI MASHTRONI MUAJ PAS MUAJI

  5. kara says:

    dokle njeriu me i ngritur ai e meriton te jete ne krye te shqiperise, me i ndershmi njerez te tille i duhen vendit tone respekte per te

  6. ku u katandise o shqiperia ime,,kush te ka ne dore moj e zeze dokle dade dhe kjo tjetra (qe si mbaj mend emrin)..

  7. Kuksian prej Leshi says:

    Kush ma sqaron se me c’fare gjuhe do komunikoje ky si ambasador? Po e foil kuksiancen me theks ndoshta tingellon si Anglisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje