Ktheheshin në Shqipëri për pushime, vdesin në aksident babai me dy fëmijët (VIDEO)

2 Gusht 2014, 09:35Sociale TEMA
Ktheheshin në Shqipëri për pushime, vdesin në aksident babai

Kishin planifikuar të vinin në Shqipëri për të kaluar pushimet, por një aksident tragjik rrugor i mori jetën 3 prej 5 pjesëtarëve të familjes Isufi e cila banonte në Londër.

Babai, Erjon Isufi, vajza e tij 14 vjeçe Ramela dhe djali Riçard 15 vjeç kanë gjetur vdekjen, ndërsa bashkëshortja Meri dhe djali më i vogël, Klivi, 9 vjeç janë plagosur, citon Ora News.

Makina e cila drejtohej nga kryefamiljari Erioni, 37 vjeç është përplasur me një kamion në Slano të Kroacisë, rreth orës 08:00 të mëngjesit të 31 korrikut 2014.

Së bashku me disa miq të tyre ata kishin nisur udhëtimin për të ardhur në Shqipëri me pushime. Po udhëtonin drejt Dubrovnikut kur mendohet se Erioni ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me kamionin.

Në makinë familja e përbërë nga 5 anëtarë udhëtonte e vetme, ndërsa miqtë të cilët udhëtonin në makina të tjera nuk janë përfshirë në aksident.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt.

Meri 34 vjeçe pas një operacioni në mushkëri ka rënë në koma, ndërsa djali 9 vjeç ka dhimbje në gjoks, megjithatë thuhet se është në gjëndje të qëndrueshme shëndetësore.

Familja Isufi kishte marrë shtetësi britanike.

“Ne konfirmojmë me hidhërim vdekjen e tre shtetasve britanikë dhe shtrimin në spital të 2 të tjerëve pas një aksidenti të ndodhur më 31 korrik në Dubrovnik”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i Foreign Office për mediat britanike.

23 komente në “Ktheheshin në Shqipëri për pushime, vdesin në aksident babai me dy fëmijët (VIDEO)”

  1. Shqiptar says:

    Oh ç’tragjedi; E lehte i qofte lendina ku prehen.

  2. Joni says:

    Sa fatkeqesi, shume keqardhje nuk gjen dot fjale ngushellimi per familjaret e tyre te shkretet njerez. Djali i vogel paste jeten e gjate dhe trashegofte emrin e tyre, ishalla dhe nena te shpetoje dhe Zoti i dhente fuqi te rrisi djalin.

  3. shpatari says:

    ngushellime familjes isufi me vjen shum keq te mbijetuareve u uroj sherim te shpejte

  4. shpip says:

    Ngushellime te aferme .
    S’paskan te mbaruar tragjedite shqiptare.
    C’po ndodh me ne ?!!!

  5. elbasani says:

    Ngushellime familjes Isufi.Tragjedi e rende.Lusim te shpetojn djali vogel dhe bashkshortja.

  6. nardi says:

    ngushellime familjes isufi,me keq nuk ka ku te vej,zoti ju dhent forc ta perballoni kete fatkeqsi

  7. tani says:

    Tragjedi..ngushellime kesaj familje

  8. mand tirona says:

    O zot cfare tmerri….nuk ka fjale per ngushellime….

  9. Blendi says:

    Ngushllime familjes…dhimbje qe nuk pershkruhet….ju qofte i lehte dheu…

  10. qytetar says:

    ngushellime !

  11. Dardha says:

    Ngushellime! Perendia i marrte prane vetes!

  12. lajm says:

    ishalla djali i vogel jeton se gjynah sa skaaaaa.mjere e jema cdo marre vesh….(ishalla shpeton). me vjen jashte jashte mase keq. sa gjynah te znjte…iken tre veta te rinj….pupupu

  13. mirel says:

    Sa keq, ngushellime te aferme.

  14. leshteriku says:

    Ngushellime te sinqerta per kete familje fatkeqe. Zoti i bekofte

  15. shih po deshe says:

    NGUSHELLIME

  16. georges says:

    Ah c’fare hataje, mjere keta te mjeret ikin per jete me te mire dhe duan te vijne ne atdhe dhe vdekja i merr, keta te gjore, ne vend qe te marri kriminelet, Ju ndrite shpirti dhe Zoti te kete meshire e ti mbaje ne gji! Amen!

  17. arvaniti says:

    DHIMBJE, Uprehshin ne paqe.

  18. Hitleri says:

    Ashte rruge shume e gjate, dhe lodhesh jashte mase,,….

  19. gjovi says:

    e tmerrshme ,,,,ngushedhime familjes

  20. dp says:

    Shume te rinj qenkan martuar keta te pafatet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje