Task Force për verifikimin e liçencave të peshkimit detar/Drejt anulimit 22 licenca dhe 45 kontrata (VIDEO)

2 Gusht 2014, 12:49Sociale TEMA

Ministria e Bujqësisë ka ngritur Task Forcen për verifikimin e liçencave të peshkimit detar, ujërave te brendshme dhe akuakulturës dhe kontratat e tokave bujqësore.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, ka nisur proçedurat për anullimin e 22 liçensave të peshkimit dhe 45 kontratave për tokat bujqësore.

Pas urdhrit të firmosur nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Admistrimit të Ujërave është ngritur një grup Task-Force për verifikimin e proçedurave që janë ndjekur për dhënien e liçensave të peshkimit si dhe për verifikimin e proçedurave për lidhjen e kontratave për tokat bujqësore në të gjithë territorin e vendit.

Një tjetër detyrë e grupit Task-Force ka qenë edhe verifikimi i zbatueshmërisë së kushteve që përmbajnë liçensat e peshkimit dhe kontratat e tokave bujqësore. Pas verifikimeve, janë konstatuar se ka pasur probleme si me procedurat e dhënies së licencave të peshkimit dhe lidhjes së kontratave për tokat bujqësore, ashtu edhe me zbatueshmërinë e tyre.

Për këtë arsye, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka urdhëruar fillimin e proçedurave për anullimin e 22 liçensave të peshkimit detar dhe ujërat e brendshme dhe akuakulturës,si dhe anullimin e 45 kontratave për tokat bujqësore.

7 komente në “Task Force për verifikimin e liçencave të peshkimit detar/Drejt anulimit 22 licenca dhe 45 kontrata (VIDEO)”

  1. anonim says:

    Mire po ja beni. Kam besimin e plote se licensat dhe lejet e reja nuk do u jepen rilindasve militante. hahahahaha :p

  2. Spiro says:

    Po mire mo po licensen e atij zvministrit qe ke aty Zusit a do ta anullosh?
    A e din ky minister dhe rilindja qe ky zvmin ka konflikt flagrant interesi me pozicionin qe i ka dhene rilindja?

    1. niku says:

      Zusi ka qene administrator I nje firme italiane fason ne peshkim (Shengjin) dhe nuk ka ndonje leje a license per shfrytezim te burimeve natyrore. Kjo qe thua ti me e pakta eshte keqinformim.

  3. sokrates says:

    Hiqjani licensen edhe Baliljave te delvines ne kanalin e Butrintit.Balili i dha nja 1000 vota LSI ne Delvime,te shofim do ja heq Panariti??!!!

    1. Pele says:

      Pse nuk eshte ne rregull? Do te hiqen ato qe jane ne shkelje te ligjit (shpresoj) dhe jo ato te humorit te gjithe secilit.

  4. niku says:

    Fillojeni me lejet e akuakultures qe ka dhene Mediu per vellain e tij si dhe per te gjithe kupolen e Partise Republikane qe ishte edhe kupola e ministrise se Mjedisit (ku ishte peshkimi). Vazhdojeni me ato te dhena ne zonat e mbrojtura dhe ato qe jane dhene me € dhe leke nen dore. Fatkeqesisht nga sa pashe ne kete video, nje pjese e atyre qe I kane dhene jane antare te Task – Forces. A mos duhet te dalin edhe pergjegjesit qe I kane dhene dhe qe kane shkaktuar dem pasurive kombetare. Keshtu kthejne edhe nje pjese te lekeve dhe € qe kane marre.

  5. Shane says:

    Tani e tutje gjithe licensat do jepen rilindasve askujt tjeter, keto jane kritere te reja.
    Bravo rilindja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje