Fullhani sot kishte një ditë të rëndësishme, por pa emocione. Një ditë më parë e kishte marrë Dhori nga Saranda dhe i kishte treguar se Ermelinda donte të mblidhte Bordin, por i duhej firma e tij.
-Si t’ia bëj, i tha?
-Në asnjë mënyrë, i tha në fillim Fullhani. Ajo kërkon të më njollosë.
-Po sikur t’ia kushtëzoj temën e mbledhjes, që të flasim vetëm për humbjen e lekëve, tha Dhori? Se duket sikur nuk duam të mblidhemi as për lekët. Kështu që e shfryjmë këtë tullumbace.
-Mirë, firmose, por me kusht, i tha Fullhani. Dhe eja të të jap një peshk sonte.
-Jo, se jam në Sarandë, i tha Dhori.
-Mirë, më thuaj ku je, se të dërgoj aty një njeri, i tha Fullhani.
-Jo se hëngrëm, i tha Dhori.
-S’ka gjë, dy të ngrëna nuk të bëjnë keq. Po u sjell dhe një verë të mirë. Midhjet janë akoma të mira dhe 15 ditë. Levrek dhe koca mos hani aty, se janë të Ksamilit, rezervat. Kërko Sinagrillë, është një pesh i madh kokëuq, ose të dërgoj një gafore.
-Po hëngrëm, tha Dhori, s’ka kuptim.
-Mirë, po të dërgoj shoferin të vijë të të marr nesër, që të të kthej prapë, i tha Fullhani.
E mbylli me Dhorin dhe mori Elisabetën.
-A ke ikur me pushime, i tha?
-Jo, më ka thënë Doktori mos lëvizni sa të mbarojë kjo puna e Bankës.
-Mirë, shumë mirë. Se ka kërkuar ajo Ermelinda mbledhje bordi. E di vetë ti ku e ka qëllimin. Fola dhe me Doktorin. Më tha, “duhet me qëndrue fort”. Do qëndrojmë i thashë.
Ah prit, se harrova. Mos ikni për pushime pa marrë paradhënie shpërblimin e fundvitit. Janë nja 8 milion që duhen ndarë.
-Patjetër, i tha Elisabeta.
Pastaj mori Petraqin.
-Je lajmëruar për mbledhje besoj, i tha.
-Po, i tha Petraqi, po jam në Palasë.
-S’ka problem, të nis shoferin, ke dhe një zarf për pushimet.
-Rrofsh shefo, i tha Petraqi. S’ka problem, nisem dhe vetë po të jetë ashtu.
-Jo jo, po nis shoferin. Shiko mos gjen ndonjë peshk të mirë andej, ta sjellë lart ai, se i premtova Dhorit një peshk të mirë.
-Dakord shefo, i tha Petraqi.
Pastaj i bëri sms Elës: “Kemi mbledhje sot, mos mungo. E di vet çdo bësh. Ke dhe lekët e pushimeve”.
-Flm shefo, qe përgjigjia.
Në fund u kujtua për Civicin.
-Eja sot se kemi mbledhjen, i tha Fullhani.
-Unë vij, i tha Civici, por kam një problem. Ose unë, ose ti, duhet të abstenojmë.
-Po pse, i tha Fullhani?
-Po shumë shqiptarë mendojnë që jemi i njëjti njeri, me dy mbiemra. Ti Ardian, unë Ardian, ti gruan Adriana, unë Adrina, ti i shëndoshë, unë i shëndoshë, ti ekonomist, unë ekonomist,…njerëzit e dinë që jemi i njëjti njeri. Prandaj të abstenoj njëri, që të kuptohet se jemi dy njerëz.
-Mirë, se abstenoj unë, tha Fullhani, jo ti. Ti voto pro meje.
Ashtu u la.
Në fund votimi doli 6 me 1 për Fullhanin. Askush nuk kishte abstenuar.
-Po ne sikur e lamë ndryshe, i tha Civici.
-Kot që ta bëja, i tha Fullhani. E mendova gjatë. Prapë do na ngatërrojnë. Më mirë votova pro vetes, se ne për të na ngatërruar prapë kanë.
I madh. Cfare tipizim i bukur…
He me te lumte Fullhajn , do te te siellim ne ketej nga Vlore nje peshk pendkuq por qkoken e ka ber synet .
Rezerven e Lazaratit e paska tymos Mero
po ti mer bir, merr noj lek ka fulli apo maloku kshu?
KETO JAN MASONET E KETIJ VENDI QE MBIJETON.CONTROLL MIND NEPERMJET PARAS.ne jemi sklleverit e tyre
O shqiptare,shkrimi ka hiperbole vetem 10 perqind se 90 perqind eshte i vertete.
e bukur, por me nje prapaskene te vertet te realitit shqiptar!
Veshtire ta kaloj,e ka marre populli inat..
Si shpjegohet qe ky Civici na eshte bere si 2 i pesqindhshes, apo asi spathi? E do ekonomist, e do per reformen ne arsim, e do per kampionat futbolli, e do per te gatu ne guzhine, vetem per te pjelle kalamonj nuk eshte se te tjerat i di te gjitha.
Po ky keshilli si ndrohet a shkarkohet calle?
Po ky keshilli si ndrohet a shkarkohet valle?
Presidenti i hajduterise shqiptare : Sali Fasllic Berishovici !
Nenpresident dhe ideologu i hajduterise shqiptare : Fotaqis Thanasis Nanis.
Anetare :
Basha, Fullani, Bode , Ruli , Meta ,Jozi Leshi , dhe e gjithe banda mafioze ,kupola, e ashtuquajtures PD !
Ngrihuni o popull dhe pastroni mutin qe ka mbuluar Shqiperine !
Keshill Bajgash.U vafte shpirti ne Hale.
Dhori, sotiraqi, janaqi, fotaqi…,mire e kane, vazhdojne punen. Para nja dy vjetesh cfare nuk doli edhe per Dhori Kulen, per vjedhje, abuzime, shperdorim detyre etj, e nuk i hyri gjemb ne kembe. Perkundrazi, u fut edhe ne keshillin mbikeqyres te B.SH. I varin ujqeve melcite ne qafe. E pse te mos vazhdojne te vjedhin kur e shikojne qe nuk te gjen gje kur vjedh kete popull e kete vend .
Këshilli mbikqyrës,-thjesht Këshilli i hajdutëve ? Fabula e meros është fabul e lindur mbi një truall real dhe me personazhe realë. Edhe ndodhitë duhet të jenë 99 përqind afer reales!? Një përqind trillim artistik duhej edhe sikur të mos ishte? Embëlson realen? Tung!
@@@ Këshilli mbikqyrës,-thjesht Këshilli i hajdutëve ? Fabula e meros është fabul e lindur mbi një truall real dhe me personazhe realë. Edhe ndodhitë duhet të jenë 99 përqind afer reales!? Një përqind trillim artistik duhej edhe sikur të mos ishte? Embëlson realen? Tung!