Çudira edhe universitetet kosovare/ Pranohet për studime falë motrës binjake

8 Gusht 2014, 21:49Rajoni TEMA

Çudira nuk ndodhin vetëm në universitetet tona.

Duket se edhe Kosova është infektuar ato.

Arian Krasniqi nga Llapushniku i Drenasit, bashkë me motrën e tij, Arjetën, konkuruan bashkë në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Motra e Arjanit fitoi konkurrsin, ndërsa ai jo.

Por, Universiteti ka vendosur që ta pranojë edhe atë, meqë është vëlla binjak me Arjetën, raporton Klan Kosova.

“Jam pranuar edhe unë falë motrës”, thotë ai.

Kjo u vendos nga Senati i UP-së më 31 korrik.

Ata e argumentojnë këtë vendim me lidhjet gjenetike dhe aspektin human.

Sipas adminsitratës së Universitetit, numri i binjakëve është shumë i vogël, ndaj dhe ata janë pranuar të dy.

5 komente në “Çudira edhe universitetet kosovare/ Pranohet për studime falë motrës binjake”

  1. zqk says:

    Vendim i drejte.

    1. Drogaxhiu says:

      Mire e ke o(j) “zqk”!
      Vendim shume i drejte.
      Universitetet tona (ne te dy anet e kufirit shqiptaro-shqiptar) jane kampe pushimi e motra nuk i kalon dot pushimet pa shoqerine e vllaut te vet binjak.

  2. Mazllëmi says:

    Një racë, nuk jemi…???

  3. Urimi says:

    Edhe univerzitetet në kosovë janë binjake me ato në shqipëri deri sa ti pret fati si atyre në shqipëri – tu pezullohen licensat. qdo qytet me nga katër pesë uiverzitete e kolegje e pa asnjë WC publike paradoks ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje