Fatmir Matoshi, nënkryetar i komunës së Dardanës, ka kërcënuar presidenten se do t’ia heqë fotografinë nga zyra e tij, nëse ajo nuk e kthen fotografinë e Bexhet Pacollit, ish- president i Kosovës për disa muaj.
Siç ka shkruar Matoshi në faqen e tij në Facebook, ai ka vërejtur në disa media se presidentja ka larguar fotografinë e ish- presidentit Pacolli nga ambientet e presidencës.
“Besoj se jeni e informuar se kjo është në kundërshtim me ligjin dhe protokollin shtetëror, andaj kërkoj prej Jush ta korrigjoni këtë lëshim të bërë. Në të kundërtën do të jemi të shtyrë që pa vullnetin tonë të bëjmë të njëjtin veprim, do të thotë ta largojmë nga zyra fotografinë Tuaj”, ka shkruar nënkryetari i Dardanës, Fatmir Matoshi, i zgjedhur në këtë post duke qenë pjesë e AKR-së në zgjedhjet e fundit lokale./ZERI
Nuk eshte kercenim por paralajmerim. Hatixheja e hoqi foton sepse u president gjoja e perkoheshme dhe tani nuk e jep me pushtetin. Fotoja e kujton se ajo eshte nje presidente e rreme.
Pune shqiptaresh,si nga shqiperia dhe nga kosova,nje MUT jane te tere keta.Jane MUT keta,se po te kishin qene Bakllava,nuk do ishim keshtu sic jemi sot e 100Vjet te shkuara.