Isaraj: Nishani u nis për komandant të Shqipërisë dhe u bitis në kapter të PD-së

16 Gusht 2014, 14:49Politika TEMA

Zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj duke komentuar kthimin e tre ligjeve të miratuara në Kuvend nga Presidenti Bujar Nishani, thotë se presidenti është kthyer në “kapter të PD-së”.

Vazhdon prapë i njëjtë, urdhëri absurd i “Njëshit”, që u nis për Komandant të Shqipërisë dhe u bitis në kapter të PD-së.

Presidenti ka fuqinë e vetos, që do të thotë se ai mund të ndalojë legjislacionin e miratuar të bëhet ligj. 
Fuqia e vetos presidenciale është vetëm një nga ndarjet e shumta të pushtetit, ose e “kontrollit dhe balancimit” të qeverisjes. 

Por …..kjo ndodh në Shtetet e Bashkuara dhe jo në Shqipërinë parlamentare.

Në Shqipëri, Noteri i Shtetit sipas Kushtetutës nuk mund të bllokojë e ndalojë procesin e ligjbërjes.

Mendoni për pak, si në një familje:

Le të themi se vëllai juaj është Qeveria, ju jeni Kuvendi dhe prindi juaj është Presidenti. 
Vëllai juaj propozon dhe kalon një ligj ku thuhet se juve dhe vëllait tuaj, duhet tu jepet 2000 lekë si ndihmë nga prindi juaj, në javë. 

Projekt-ligji i qeverisë dërgohet në Kuvend për votën tuaj, dhe sigurisht ju do ta kaloni atë. 
Në mënyrë që ky projekt-ligj familjar (shteti është një) të bëhet “ligj”, presidenti (prindi) duhet ta kalojë atë.

Megjithatë, Presidenti mendon se është një shumë e madhe si ndihmë financiare dhe e kthen vetëm një herë për rishikim. Ju pastaj e rishikoni ligjin, për 1000 lekë në javë si ndihmë, ose e lini në fuqi 2000 lekëshin.

Presidenti (prindi juaj), ndjehet ose jo mirë e pranon zgjidhjen dhe e noterizon vullnetin Tuaj duke nënshkruar ligjin me njerëzillëk apo me memecllëk (Kushtetuta e thotë).

Pyetja sot është :

Cfarë ndodh me ligjin e miratuar nga Qeveria dhe Kuvendi (vëllezërit), kur Presidenti (Prindi), e kthen për rishikim me pretendimin “kushtetues” se të hollat duhet t’ia jap të dashurës (PD-së) ???“, shkruan ai.

3 komente në “Isaraj: Nishani u nis për komandant të Shqipërisë dhe u bitis në kapter të PD-së”

  1. Trebeshina says:

    Po ti orrre qenke ne qeverri???!!!une thashe se ku do ishe orrre,,,ua sa mu be qejfi,ti je nje talent,nje aset,pa ty Shqiperia nuk ecen dote para,uaaaaaaaaaaa sa mirrrrre….

  2. Vk says:

    Po amnistine e vellait ne kohe te kujt e mori ky?

  3. Juglindori nga Korça says:

    Na mbyten PD-istat , i terheq Dita , Tema , Shekulli , s’kane ç’te lexojne tek RD-ja , 55-a , dy plehrat e opozites dhe vijne e lexojne gazetat tona , pastaj nga inati e zilia shfryjne dufe neper komente ; ç’te bejne te zinjte , jane bere per t’u meshiruar . Mos enderoni me kot , koha e partise suaj antishqiptare morri fund , sebashku me shpresat per t’u kthyer ndonjehere ne pushtet . Megjithate , dy fishekeve te mesiperm , desha t’i benja pyetjen e thjeshte : Çfare kishte ne fjalet e zv. Ministrit te Drejtesise , diçka qe nuk shkonte dhe qe ju detyroi t’i kunderviheshit ? Jeni Saliste nga Salistani , qe mua do te vinte turp , te isha si ju .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje