PD vijon akuzat ndaj Qeverisë për marrëveshjen me CEZ/ Shehu: Në arbitrazh mund të fitoheshin 3 miliardë dollarë

16 Gusht 2014, 13:26Politika TEMA

Partia Demokratike insiston se Qeveria kishte të gjitha faktet dhe argumentet në favor të Shqipërisë për të fituar ndaj kompanisë ceke CEZ në arbitrazhin ndërkombëtar.

“Në mungesë të plotë të transparencës, Edi Rama, hoqi dorë nga arbitrazhi me CEZ, ku sipas të gjithë rrethanave dhe fakteve, ky konflikt ishte potencialisht i fitueshëm nga shteti ynë, cka do të thotë se ne mund të merrnim 3 miliardë dollarë nga CEZ, dhe jo sic bëri kryeministri, që jo vetëm ia fali kompanisë këto borgje, por i dha në dorë edhe 95 milionë euro”, theksoi deputeti demokrat Sherefedin Shehu në një konferencë për mediat.

Sipas tij, Qeveria shqiptare hoqi dorë nga arbritazhi ndërkombëtar, edhe pse raportet e konsulenteve tanë faktonin se CEZ ishte në thyerje të plote të kontrates se privatizimit dhe se Shqipëria mund të kerkonte pranë gjykates së arbitrazhit nderkombetar deri në 3 miliardë dëme të shkaktuara nga kompania CEZ.

“Për të vlerësuar profesionalisht pretendimet e palëve, qeveria shqiptare mori si konsulente, të mirënjohurën BDO, kompania e pestë në botë, e specializuar për situata të konfliktit tregtar në sektorin energjetik. Kjo kompani, është prezente ne 144 vende, ka 1200 zyra dhe punëson 56 mijë punonjes.

Raporti i përgatitur nga BDO, dhe i pranuar zyrtarisht nga qeveria shqiptare në shkurt 2014, tregon faktin se pretendimet e CEZ mbi qeverinë shqiptare sipas kalkulimeve të saj nuk janë me shume se 360 milionë euro. Raporti shprehet gjithashtu se “…këto pretendime janë të pajustifikuara, shpeshherë mbivendosen dhe nuk shoqërohen me dokumentacionin përkatës…”

Pra, ndërsa vlerësohej se Shqiperia kishte të drejtë të kërkonte deri në 3 milardë dollarë nga CEZ, kjo e fundit kishte pretendime vetëm për 560 mln usd, pra rreth 6 herë më pak se pretendimet e drejta të shtetit shqiptar. Edhe këto pretendime të CEZ, sipas ekspertëve, ishin të pabazuara dhe të pajustifikuara”, theksoi Shehu.

Në vijim ai shtoi se Shqipëria nuk është vendi i vetëm në rajon që ka probleme me CEZ-as.

“Një rast analog ka ndodhur në Rumani, kur kompania Rumune Electrica SA, kompania më e madhe rumune në sistemin e shpërndarjes dhe shitjes së energjise elektrike, ka paditur në arbritazhin ndërkombetar në Paris kompanine CEZ-as, për 130 milionë usd. Padia, ashtu si edhe ne rastin shqiptar, është bërë për shkelje të kontratës së privatizimit. Prestigjozja “BloomBerg” raporton se Bullgaria gjithashtu është duke ndërmarrë hapa për heqjen e licences së shitjes dhe shperndarjes se energjise elektrike nga CEZ as, e cila zoteron aty segmente të rendesishme te tregut.

Pra, Shqiperia nuk është rast i vecuar. As edhe nuk jemi vendi i parë që perfshihet në një konflikt tregtar. Por ne dallim nga vendet e tjera, jemi sigurisht vendi i vetem qe i kemi falur bujarisht CEZ as, te gjitha ato që na takonin! Jo vetëm kaq, por qeveria jonë, i dhuroi edhe në dorë 95 milionë euro, para që do të paguhen nga cdo shqiptar, në shumën 1.1 milionë lekë”, tha deputeti demokrat.

 

 

 

7 komente në “PD vijon akuzat ndaj Qeverisë për marrëveshjen me CEZ/ Shehu: Në arbitrazh mund të fitoheshin 3 miliardë dollarë”

  1. The Bigg says:

    Po, do te fitoheshin, kur halla e Berishes te behet me koqe.

  2. KRETA says:

    mir boni qe dilni e tallni bythen tani,se deri dje na can trapin jo do i fusim ne burg jo lesh.he ke po fusin ne burg,ah po ata qe vjedhin domate. rilindje leshi

  3. Agron says:

    po hikni o idiota se lat nam, pajk se desh na u bllokua BE per trut tua qe benit te tilla pislleqesh ne rangje nderko0mbetare dilni ende e flisni e beni njerezit corap.

  4. Fori says:

    Ik o surrat katunari !!! E pame care bete juve me CEZ,ja late dobicin ne dere Qeverise se tanishme dhe tani hiqeni sikur ju digjet shpirti per paret e shqiptareve.

  5. Tarrga says:

    Na lodhet me kto lajmet e PD. U bo 1 vit qe dite per dite dalin nga 2 here ne dite e lehin si copa injorantesh qe jane. Po si nuk e ben 1 dite pushim, si nuk e pershendeten 1 pune te qeverise. A thua cdo dite nga 1 gabim te ri ben qeveria?
    Po fajin e ka media qe jep kto analfabetet e PD qe i meket goja kur lexojne letrat qe ia kan shkruajtur te tjeret. Dalin e ta cajn trapin perdite edhe per gjene me te vogel qe sta merr mendja.
    Boll mer vlla me kto se cdo minute qe i degjon eshte minute e humbur jete.
    Qeveria ska ndermend te fusi njeri ne burg me sa duket. Te pakten mos tia shofim mo surratin se na ben alergji qe kur i degjojme emrat.

  6. Grini lakra grini, ju fytyra te skaduara! S’kini turp po dilni te gjithe me radhe e na thoni te njejtat gjera.A nuk ishit ju qe ebet kete privatizim ? A nuk jeni ju qe e prishet kontraten….. U hap barku ju se do fitonit 3 milliard dollare,edhe kjo shifer do te jet si shifra e rritjes se ekonomise me dy shifror,po u mbytet nga borxhet q e kini marr jo per popullin,por per vete, Ai qe mendonte per popullin I ka ven krahet dheut e ju u pasuruat me veprat qe ndertoi populli nene udheheqjen e atij. Tani dilni e beni gam- gam dite per dite per te njejtegje gjoja se jeni te shqetesuar. PIKA QE SU BIE ,PO U LE NE KEMBE!

  7. Llalla says:

    Kot si ke fituar ti Shero ato 3 miliarde leke se do rregulloje fshatin tend Vleshe dhe do i jepje ca edhe ish Ministrit tone te nderuar Myqerem Tafaj te rregullonte fshatin Trebisht-Mucine Diber apo ideologut boteror te ekonomise “kape kur ke rast z. Selami Xhepa per te rregulluar Shumbatin e tij.
    Ritvan Bode e ka rregulluar Rakicken e tij
    A e kuptoni ore ca keni bere ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje