Ç’farë humbëm me djegjen e kishës së “Ungjillizimit” monument kulture në fshatin Salc – Kozare të Kuçovës

20 Gusht 2014, 13:10Sociale TEMA
Ç’farë humbëm me djegjen e kishës së

Ark.Rest. Gentian Stratobërdha

Duke vlerësuar faktin që kishim kaluar një kohë të gjatë pa dëgjuar histori të dëmtimeve apo vjedhjeve të elemenëve kishtarë nga kishat orthodhokse dhe duke uruar që kjo situatë të ishte zgjidhur përfundimisht, na vjen një lajm i papreçedentë, ai i djegies së kishës “Ungjillizimit” monument Kulture në fshatin Salc – Kozare pranë qytetit Kuçovës.

Nga grumbullimi i informacioneve si nga mitropolia e Beratit, I.M.K. dhe drejtori i DRKK –së Berat (duke vlerësuar përpjekjet e tyre të përbashkëta për shpëtimin e kishëa) por edhe konstatimi nga afër, vlerësojmë si një djedie të plotë dhe në mënyrë të pakthyeshme të gjithë elementëve përcaktues të interierit si tavani dekorativ dhe i pikturuar sëbashku me çatinë, froni i dhespotit dhe të gjithë elementët e tjerë të drurit të cilët vishnin interierin e kësaj kishe.

Por dëmi që shkaktoi ky zjarr nuk mbaron këtu. E gjithë piktura murale e cila ishte elementi artistik më i vlerësuar në kishë bërë nga dora e Çetirëve është totalisht e djegur dhe e dekolorizuar nga efekti i nxehtësisë. Gjithasht nën efektin e kësaj nxehtësie kjo pikturë është shkëputur nga muri dhe është gati që në shirat e para dhe ndryshimet e klimës të shkatërrohet përfundimisht.

Ngjarja ka ndodhur në një virgjilje festës së fjetjes së shën Mërisë dhe pa aluduar se cfarë e ka shkaktuar këtë zjarr, pasi kjo është pjesë e organeve kopetente për ta zbuluar, duke u nisur nga fakti që nuk kemi ngjarje të tjera të mëparshme si mundësia e vajtjes së një besimtari natën para festës për të ndezur ndonjë qiri pranë kishës, të krijohet ideja që kjo mund të jetë një djegie aksidentale si dhe duke vlerësuar dhe përpjekjet e mëdha të bëra për shpëtimin nga flakët këtë monument deri në orët e paradites së datës 15.
Fatmirësisht nga ky monument kemi të shpëtuar një pjesë të mirë të ikonostasit i cili nga një inisiativë e IMK-së dhe DRKK –së Berat duke parë që kjo kishë, ky ikonostas filloi të humbte pjesë të tij nga vjedhje të hrëpashershme, e çmontoi atë dhe duke ruajtur pranë ambjenteve të DRKK –së Berat.

Për të rivlerësuar dhe njëherë këtë humbje artistiko-monumentale që ndodhi nga djegia e kësaj kishe, më poshtë po ju japim disa të dhëna të vlerave që kishte kjo kishë.

Tipologjia e monumentit. – Eshte një kishe e tipit bazilikal me tre nefe, tavan të rafshet, kollona druri që lidhen direkt me traret e tavanit. Në anën e jugut kisha ka një hajat të hapur me kollona dhe qemerë, ndërsa nga ana e perëndimit dhe e veriut naosi rrethohet nga nje hajat i mbyllur(galeri) që nga ana e perëndimit është e ndërthurur me narteksin.

Këmbanarja është e veçuar nga kisha dhe qëndron përballë hyrjës nga ana e jugut. Ajo si dhe dyshemeja e naosit i përkasin një periudhe më të vonë në vitet 14 – 20 të shek. XX. Këmbanarja karakteristike për disa kisha të myzeqesë, bie në sy për stilin e saj neoklasik.

Vlerat monumentale. – Kisha e Kozares është një bazilikë pasbizantine tipike për zonen e Myzeqese. E paisur me të gjitha elementët e saj (naosi, hajati, narteksi, këmbanarja) ajo është një përfaqësuese e denjë e arkitekturës pasbizantine.

Pjesën me interesante dhe më me vlerë e përbën interjeri. Tavani i sheshtë i naosit përbëhet nga dekoracion druri të gdhendur dhe të pikturuar, i cili krijon një reliev karakteristik për këtë tip kishe.
Piktura murale zë një vend të veçantë në vlerat monumentale të këtij objekti. E punuar nga dora e piktorëve të njohur Çetiri, ajo hyn në fondin e artë të ikonografise murale të trashëgimisë tonë. Në një mbishkrim që gjendet i pikturuar mbi portën jugore, brenda kishës thuhet:

“U pikturua ky tempull ne vitin shpetimtar 1806, ne muajin prill, ne kohen e te gjithhirshmit mitropolit, shenjtit te Beratit, zotit Joasaf, me doren time te Jan Çetirit dhe Naumit birit te tij, te prifterinjteve prezente: Gjergjit, Pjetrit ne kohen e kujdestarise se Maxhio Korazit dhe subasheve Martir Ramos.”

 

17 komente në “Ç’farë humbëm me djegjen e kishës së “Ungjillizimit” monument kulture në fshatin Salc – Kozare të Kuçovës”

  1. zyra per shtyp says:

    VIKTIMA E RADHËS NGA PAPËRGJEGJSHMËRIA
    .
    August 18, 2014 at 11:06pm

    Kisha “Fjetja e Shën Marisë” në fshatin Salc Kozare, e shekullit XVIII, është një kishë me vlera të mëdha shpirtërore dhe kulturore, me afreske të pikturuara nga vëllezërit Çetiri, në të njëjtin stil si shumica e kishave të Myzeqesë. Për këto arsye në vitin 1967 u vlerësua si një objekt i veçantë dhe u fut në inventarin e monumenteve të kulturës, duke u ruajtur nga shteti.

    Me lirinë e besimit pas vitit 1990 u kërkua nga Kisha Orthodhokse kthimi i këtij objekti për plotësimin e nevojave shpirtërore të komunitetit, por përgjigja ishte negative. Instituti i Monumenteve të Kulturës cakton një kujdestar për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e saj, duke i dhënë një shpërblim simbolik, i cili që prej tre vjetësh nuk jepet më. Edhe pse gjatë këtyre viteve nuk ka munguar bashkëpunimi i vazhdueshëm midis Kishës Orthodhokse dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës, duke kontribuar për restaurimin dhe mirëmbajtjen e vlerave të jashtëzakonshme të këtij objekti, megjithatë kjo kishë ka probleme serioze të strukturës ndërtimore. Sidomos muri i pjesës jugore të kishës është përkulur shumë dhe mbahet me tiranda provizor, për të shmangur rrezikun e shembjes. Kjo kishë nuk i shpëtoi as vjedhjeve të vazhdueshme të ikonave, gjithë pjesëve të gdhendura të ikonostasit si dhe kambanave të saj.

    Në këtë situatë të rëndë, duke parë rrënimin dhe lënien pas dore nga organet kompetente, nga ana e Kishës janë bërë përpjekje të shumta për kthimin saj. Pas zvarritjeve në procese gjyqësore, Gjykata e Rrethit Berat, me vendim 228 datë 18.02.2008 njohu pronësinë e Kishës Orthodhokse, kthimin fizik të një sipërfaqeje prej 15670 m2 truall dhe kompensimin e pjesës tjetër. Pas vendimit të gjyqit u plotësua dosja për këtë pronë dhe u dorëzua në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Berat. Ky Komision me vendim nr. 39 datë 30.04.2009 vendosi të njohë të drejtën e pronësisë për pronën tokë truall me sipërfaqe 15670 m2 të kësaj kishe. Dokumentet e këtij Komisioni janë përcjellë në Agjencinë Kombëtare të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë, për të marrë miratimin përfundimtar të kthimit të pronës.

    Përkrah gjithë përpjekjeve të mësipërme, me gjithë kushtet e vështira fizike të objektit, nevojat e besimtarëve kërkonin funksionimin e kësaj kishe, sidomos në ditën e panairit të saj më datën 15 Gusht. Si çdo vit, këto kremtime fillojnë me Mbrëmësoren e datës 14 Gusht, të cilën Atë Bartolomeo Bullari, prifti i kësaj enorie, e kreu në hajatin e saj, për shkak të rrezikshmërisë së objektit. Shërbesa zgjati nga ora 1900 deri 2000 nën praninë e besimtarëve. Pas kësaj, në orën 2030 prifti largohet nga kisha, për tu rikthyer rreth orës 0100, i njoftuar për zjarrin e rënë në të. Në vendngjarje konstaton djegien e pjesës qendrore të kishës dhe përpjekjen e zjarrfikësve për të shpëtuar hajatet e saj. Menjëherë pas panairit në vendngjarje shkon edhe Mitropoliti i Beratit, imzot Ignati e më pas edhe Drejtori i Monumenteve të Kulturës Berat z. Eugen Kallfaj. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes u konstatua një vatër zjarri e pafikur për të cilën u njoftuan përsëri zjarrfikësit që erdhën dhe e asgjësuan atë. Ndërkohë policia vazhdon hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

    Si përfundim, nga e gjithë kjo ngjarje dhe të ngjashme me këtë, dalim në konkluzionin se:
    ◾Një kishë e cila nuk i shërben komunitetit të saj, por mbahet e mbyllur thjesht si vlerë kulturore, ka shumë mundësi të shkojë drejt rrënimit të plotë.
    ◾Këto objekte të shenjta qëndrojnë nën administrimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës, institucion i cili nuk ka mundësi të paguajë qoftë edhe një kujdestar për to. Në rastin në fjalë, kujdestari ka 3 vjet pa u paguar. Nëse nuk kanë mundësi të paguajnë mirëmbajtës, përse nuk ia kthejnë këto objekte të shenjta Kishës?
    ◾Është e pakonceptueshme që institucioni i Kishës Orthodhokse, duhet të marrë leje për të kryer shërbesat fetare dhe mirëmbajtur këto objekte me vlera kulture të cilat historikisht i përkasin asaj dhe është ky institucion që i ka ruajtur me shprestari nëpër shekuj.

    Asgjë nuk ndodh rastësisht. Ka një arsye pse Perëndia i lejon këto ngjarje. Mos ka ardhur momenti që Nëna e dhembshur, Kisha, të kujdeset vetë për trupin e saj?

    Mitropolia e Hirshme e Beratit

    Dt. 18.08.2014

  2. bleona says:

    Mekat i madh…zoti i meshirofte

  3. Claus says:

    Po c`rendesi ka nga ana historike dhe kulturore se u dogjen keto “vjetersira murale” , mjafton te kete kenaqur historianin e dehistorizuar Pellumb Xhufin.

    1. adrian says:

      I nderuar z. claus ,nuk e kuptoj per cfare hyn ketu ne kete ngjarje z. P. Xhufi dhe pse duhet te jete i kenaqur per kete maskarallik te pashembullt!Me sa kam lexuar , degjuar z. Xhufi eshte me patriot se 99% e historianeve , politikaneve , intelektualeve shqipetare prandaj , vertet nuk e kuptoj gjithe kete mllef tuajin kunder z. Xhufi.
      Pershendetje. Adrian

      1. aldo says:

        z.Adrian, Clauz mund te kete perdorur dhe pak sarkazem, po ato qe thote per “historianin” me Xhufke jane te drejta, dhe pak ka thene. Nje njeri si juve (besoj i kulturuar), si mund te perdor shprehjen “historian patriot”, eshte e pa kuptueshme, te pakten per mua qe jame rritur dhe studiuar ne Evrop, keto shprehje “historian patriot”, “Prift patriot”, jane kaq absurde sa dhe shprehja “mjek patriot”. Historiani, Prifti, Mjeku… nuk jane zanate perse doni ti ktheni ne te tilla.

        A mund te thuhet qe Herodoti, Tukiditi, Plutarku, Sraboni,… ishin historian Patriot, jo se po te ishin nuk do te arrinin ne kohet e sotme Histori po peralla.

        Keto vandalizma qe po shohim jane produkt i atyre historianeve me Xhuke, qe shtremberojne me artin e propagandes Gebeliste te vertetat dhe imtesit e historise. Keta historian Gebelist nuk na mesojne Histori porna e fshehin ate, si ne Komunizem, jane vegla te Neo-Otomanizmit qe ka kohe qe po aplikohet ne Ballkan, nepermjet bizneseve, serialeve, xhamive dhe medreseve, ndryshimeve te Historis ne tekstet shkollore…

      2. krio says:

        Pellumb Xhufi esht antihistorian dhe antipatriot. Hyn ketu qe cke me te.
        Ai i sherben stergjysherve te rigjetur.

  4. Ka 24 vjet ,dhe kanceri vazhdon te grryeje cdo te dhene te paster te pasaportes tone Shqiptare !
    E them kete ,sepse nuk u gjend asnjihere nji roje qe te ishte i punesuar nga shteti ,meqenese kisha ne fjale ,ishte e rendesise se vecante !
    Sidoqofte eshte nji djegie jo e nji kishe ,thjesht, eshte djegie e nji deshmie ,se populli yne ka te pakten prejardhje prej krishtrimit dhe jo islamit !

    1. Patrioti says:

      Lufta kunder Ortodoksis vazhdon dhe kjo lufte ka vulen e pjeses me te madhe te politikes, gazetaris, te historianeve … Shqiptare. Sado qe flitet per Tolerance, kjo eshte nje perall per te na bere me te vecante ne syte e Botes. Lufta kunder Ortodoksis fillon qe me goditjen e pare qe i japin Kreut te Ortodoksis Shqiptare, duke vazhduar me tej me c’do fest, ritual, Prift, Kish… te Shqiperise, Medjat nuk i japin vemendjen dhe madheshtin qe i takon, Shteti i veshtireson me pronat dhe anet Ligjore (p.sh. Kisha e Permetit). Keto shikojne dhe Trushpelaret, fanatik, armiq te Ortodoksis dhe bejne punen e tyre Vandale,

    2. Pa emer says:

      Ska gje se ta nderton ai qe e dogji Janullatosi qe e doni aq shume, ai do ja vej zjarrin shqiperise…. Vertet shqipetaret do te ishin me shume nqs do te ishin te krishtere por nuk do te ishin shqipetar, Faik Konica..

  5. edi says:

    Nji shtet komplet i pa pergjegjshem!,Nji humbje e jashtezakoneshme,Piktura te paperseriteshme,qe,kush ka patur fatin ti shohe nga afer ,do te pikellohej tani qe ato nuk jane me,.
    Situate absurde me objektet e kultit,.Pronare e vertete eshte Kisha por nuk ka asnji te drejte ,aq sa nuk lejohen te kryen as ceremonite fetare ne objektet eGLLABERUARA nga Shteti Shqiptar,qe sillet me keto objekte me keq se pushtuesit.Kishat i ngriti populli ne kohen e pushtimit te huaj,dhe ndonese pushtuar ,ishin prone e kishes,e popullit.Populli i ngriti dhe i zbukuroi ,tani na del shteti dhe thote jan te miat?!.
    A e dini se per kete kishe .qe sot fatkeqesisht nuk eshte me nga 1993 dhe deri 2012 Kisha ka paguar ne MONUMENTET E KULTURES 250 milion leke???? per mirembajtje dhe u kryen vetem ca punime skandaloze ne cati per te mos pikuar,dhe pas nji viti ish po e njejta gjendje?Vjedhje ,baterdi,,,,,…PERGJEGJESIA ? Asnjeri nuk mban!.

    JU LUTEM PUSHTETARE.! APEL!NESE NUK KENI AKOMA DESHIRE PER TI KTHYE TEK I ZOTI,JU LUTEM RUAJINI KETO VLERA TE PA PERSERITESHME!
    VENDOSNI NJEREZ TE PERGJEGJSHEM,TE PASIONUAR DHE TE PERKUSHTUAR SI MIREMBAJTES TE KETYRE OBJEKTEVE TE PAPERSERITESHME.
    URGJENTE!
    KESHILLONI DHE TRAJNONI ROJET E OBJEKTEVE.
    mE E PAKTA QE MUND TE BENI.
    SECILI NGA NE SHTETASIT SHQIPTARE,,NJI VLERE E MADHE HUMBI!.
    PO UNE SI INDIVID CFARE BERA QE GJERA TE TILLA TE MOS NDODHIN?
    LLAFE,LLAFE,LLAFE……
    ZGJOHUNI!
    TA BEJME KETE VEND,QE TE PARET NA E LANE……

  6. COLD MOUNTAIN says:

    ”CFARE” shkruhet pa apostrof redaksia…

  7. agostin says:

    Ne Shqiperi demtohen dhe shkatrrohen Kishat ,dhe si kerpudhat mbijne xhamite ,qe jane bere si kjoska .Mos prisni gje nga pushtetaret islamik shqiptare,mendja dhe shpirti i tyre eshte Turqia e BABA SULLTAN ERDOGANIT.

  8. Juglindori nga Korça says:

    Fjala çfare ne titullin e shkrimit , e shkruar me apostrof nga “gazetari” , qe vetem gazetar nuk mund te jete , eshte me te vertete per te ardhur keq . Po te isha punedhenes i tij , do t’ja kisha bere cope-cope diplomen e Kristalit ose te Vitrinave , qe me siguri ka marre ky “gazetar” .

  9. Alb says:

    O Gentian, meso si shkruhet shqipja pastaj merr mundimin te shkruash
    nuk shkruhet c’fare por cfare. Te njoh qe nga gjimnazi, me zor merrje 5.

  10. ali marku says:

    Talebanve qe shkruajne ketu, nuk i intereson se sa i madh eshte demi qe eshte shkaktuar ne ate kishe, sepse per ta do te ishte shume me mire te digjeshin te gjitha kishat orthodhokse por meren me korigjime hartimesh si ne klase te dyte. ju sugjeroj te vazhdoni ti keni syte nga islami se ajo eshte e “ardhmja”……

  11. turhani says:

    Zoterinj,nga Berati jam dhe une.me vjen keq per ate qe ndodhi ne salse te kozares.Une per vete nuk besoj ne kulte ose ne fe,por djegja eshte nje krim pamvarsisht nga arsyja.Nuk besoj se eshte politike, por rendon mbi shtetin.Por do ngrija nje teme tjeter,per deshmitaret e jehovait
    Nuk edi nga erdhi ky besim tek ne,por mallkuar qofte! Shqiptaret jane myslimane ortodokse,katolike.bektashinj,etj,por kjo fe ardhur kush e di nga ku eshte mallkim jo vetem per kombin tone.por per mbare boten.
    Une nuk e kuptoj pse mileti i shkon pas si delja pas ujkut,dhe nuk e di a ka ndonje ligj qe rregullon dhe kontrollon veprimtarine e ketyre sekteve.
    Me besoni,shume ngjarje te pakendshme dhe fatale lidhen me kete bicim feje, qe zakonisht perfundojne ne ekstrem.Une mund te tregoj shume ngjarje reale,por nuk ja vlen.SE cfare thone e se cfare bejne se di,por shoh se po marin ne qafe shume familje e individe. kerkoj te behet nje teme egjere diskutimi ne mbare opinionin shqiptar,madje veprimtaria e tyre te ndiqet edhe nga qeveria nese kjo efundit egziston,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje