Beteja e PD me Qeverinë në Kushtetuese/ Pezullimi i lejeve të ndërtimit, gati ankimimi në Gjykatë

24 Gusht 2014, 13:30Politika TEMA

Partia Demokratike pritet ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimin më të fundit të miratuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit në lidhje me moslejimin e dhënies së lejeve të ndërtimit nga pushteti vendor deri pas zgjedhjeve vendore të 2015. Vendimi i KKT-së është argumentuar nga Kryeministri Edi Rama si një masë e domosdoshme për të ndaluar rrënimin e mëtejshëm të territorit.

“Këshilli Kombëtar i Territorit, me qëllim harmonizimin e tyre në funksion të ndarjes së re administrativo-territoriale, por edhe përtej ndarjes administrativo-territoriale në funksion të krijimit të një kulture vetëpërmbajtjeje ligjore dhe nënshtrimi përpara gjithë çfarë ligjet kanë paraparë në funksionimin e autoriteteve, për të autorizuar leje ndërtimi.

Kjo sjell domosdoshmërinë për të pezulluar me autoritetin e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe në funksion të interesit tonë kombëtar dhe publik, por dhe të gjithë atyre interesave private që janë sakatuar dhe sakatohen çdo ditë, duke mos u marrë hiç parasysh, për qëllime nga më të errëtat, të zbatimit të të gjitha planeve vendore, të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore, pas zgjedhjeve të vitit 2015”, theksoi Rama në fjalën e tij.

Por vendimi konsiderohet si anti-Kushtetues nga Partia Demokratike, ndërsa ekspertët e saj ligjore po përgatisin ankimimin që do ia drejtojnë Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të tij. Burime nga PD konfirmojnë për TemA se do të asistojnë me mbështetje ligjore edhe të zgjedhurit vendorë që do të kundërshtojnë zbatimin e një vendimi të tillë.

Në këtë mënyrë duket se në muajin shtator, Partia Demokratike dhe të zgjedhurit e saj vendorë do të zhvendosin betejën e tyre me Qeverinë në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të depozitohen një sërë ankimimesh për ligje dhe vendime të Qeverisë.

Referuar vendimit të KKT-së, ekspertët demokratë theksojnë se ai bie ndesh me nenin 113 të Kushtetutës, nen që përcakton kompetencat e njësive vendore në territorin e tyre.

“Këshillat komunalë, bashkiakë të qarkut rregullojnë dhe administrojnë në mënyrë të pavarur ccështjet vendore brenda juridiksionit të tyre. Ushtrojnë të drejtat e pronës, administrojnë në mënyrë të pavarur të ardhurat e krijuara, si dhe kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtari ekonomike. Kanë të drejtë të mbledhin dhe të shpenyojnë të ardhurat që janë të domosdoshme për ushtrimin e funksioneve të tyre. Kanë të drejtë të vendosin, në përputhje me ligjin taksa vendore, si dhe nivelin e tyre, caktojnë rregullat për organizimin dhe funksionimin e tyre në pajtim me ligjin. Të drejtat për vetëqeverisje të njësive të qeverisjes vendore mbrohen në Gjykatë. Referuar kësaj që përcaktohet në nenin 113 të Kushtetutës, por edhe vetë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi kompetencat e pushtetit vendor, referuar edhe Kartës Europiane të Autonomise Lokale që njeh dhe përcakton autoritetet vendore si përgjegjëse për administrimin dhe vetëqeverisjen e territorit te tyre, vendimi i KKT është në kundërshtim flagrant dhe pezullimi i zbatimit të tij nga Gjykata Kushtetuese është i pashmangshëm”, shprehen ekspertë ligjorë pranë Partisë Demokratike.

Ankimimet në Kushtetuese

Përvec vendimit më të fundit të KKT në lidhje me lejet e ndërtimit, Partia Demokratike i është drejtuar dhe do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe për shumë ligje dhe vendime të tjera. Në pjesën më të madhe të tyre, duket se ankimim kundër Qeverisë dhe mazhorancës parlamentare do të ketë edhe nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Demokratët kanë deklaruar se do të cojnë në Kushtetuese ligjin për ndarjen e re territoriale, atë të Policisë së Shtetit, ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e KLD, atë të shkollës së Magjistraturës, të gjitha këto ligje të miratuara nga mazhoranca në seancën e fundit të sesionit parlamentar që mbylli punimet më 31 Korrik, por që nuk u dekretuan nga Presidenti Bujar Nishani.

Ndërkohë në Kushtetuese është dorëzuar ankimimi mbi vendimin e Qeverisë që detyron kompanitë e telefonisë së lëvizshme të dorëzojnë numra IMEI të aparateve celularë, si dhe qytetarët të dorëzojnë IMEI e aparatëve celularë që kanë në përdorim.

Në objekt padinë e depozituar në Gjykatë, Partia Demokratike kërkon deklarimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të vendimit nr. 354, datë 4.6.2014 të Qeverisë “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”, si dhe pezullimin e vendimit nr.  354, datë 4.6.2014 të Këshillit të Ministrav “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.

 “Dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese padinë ndaj kryeministrit Rama që ka urdhëruar të gjithe kompanitë t’i dorezojnë IMEI e çdo abonenti në Shqipëri. Disponimi i numrit IMEI siguron akses të pakufizuar lidhur me vendndodhjen e individit, sms, bisedat dhe thirrjet telefonike, viber, facebook, ëhatsapp, bbm, numër telefoni të regjistruar, foto, pra gjithcka private që ndodhet në aparatin celular të një individi”, u shpreh deputeti demokrat Eduard Halimi.

Sipas tij, urdhri i Ramës për të përgjuar komunikimet elektronike dhe korrespondencën personale të gjithkujt, është anti-europian dhe shkon në drejtim të vendeve me tendenca oligarkike.

“Urdhri i Ramës është antikushtetues, pasi cenimi i të drejtës për jetë private dhe të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, jashtë çdo standardi kushtetutes për kufizimin e të drejtave të njeriut, cenon nenet 4, 17, 35, 36, dhe 118 të Kushtetutës, nenin 8 të KEDNJ-së, si dhe jurisprudencën e konsoliduar të Gjykatës Kushtetutese, Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës Euuropiane të Drejtësisë. Ky urdhër do duhej të pezullohej sa më parë nga Gjykata në mënyreë që të mos sjellë pasoja të paripariueshme për funksionimin normal të shtetit të së drejtës si dhe të drejtave dhe lirive themelore të individëve”, thekson Halimi.

 

15 komente në “Beteja e PD me Qeverinë në Kushtetuese/ Pezullimi i lejeve të ndërtimit, gati ankimimi në Gjykatë”

  1. Mirko says:

    Filloj z Rama te bej dhe kryemistrin dhe kryetarin e bashkis.. I duhen lejet e ndertimit te tr per tia dhen studios shkreli ashtu si ja dha sa ishte ne krye te bashkis per nje dit 20 leje

  2. gjergji says:

    Qendrimi PD ne mbrojteje te autonomise se pushtetit vendor eshte per tu pershendetur, pasi qeveria e Rilindasit Rama, po e tejkalon kufirin mes pushtetit te nje milion votave per te qeverisur dhe perdorjen e ketij pushteti per te penguar te tjeret (vendoret) te ushtrojne pushtetin e tyre, te dhene po me votat e qytetareve per ti qeverisur teritorin dhe nevojat e tyre cdo dite.
    Qeveria e Rilindjes nuk po e administron me maturi pushtetin e deleguar nga populli me 23 Qershor, pasi nuk eshte e lehte te dalesh nga dehja e nje fitore te permasave te 23 Qershorit.

    Kryeministri Rama ka nevoje per keshilltare ligjore te matur e te pjekur, por edhe me ndjeshmeri te njerezore se eshet e lehte te gabosh e kur fuqia pushtetit ta ktheje liderin ne nje egocentrik te rezikshem.

    Perdorimi nga qeveritaret cdo cast i shprehjes se po ndertojme shtetin ligjor nuk eshte prove se eshte zhdukur autokracia, pasi edhe diktaturat me te egra mbi ligje kane funksionojne , por kane realizuar shtypjen dhe torturat me cnjerezore mbi popujt e tyre.

    Prandaj eshte shume e rendesishme se sa keto li ligje e vendime perbajne ndjeshmerine njerezore dhe sa respektojne ato te drejtat dhe lirite e njeiut dhe parimet e lirise te saksionuara ne kushtetute

    Uroj qe vendimi i KKT te pezullohet nga Gjykata Kushtetuese, e te sherbeje si nje verejteje per qeverine per tejkalim te kompetencave qe sovrani e ligji i ka dhene.

    1. Be-X says:

      mirko ndoshta ke te drejt, por le ta provojne edhe njehere PD.istat cdo te thote te mos jeshe me i hypur ne kale!

  3. veterani says:

    Dukesh nga komenti ti Mirko qe je i zgjuar.

  4. Lenci says:

    Jo po t’ja leje Lulit!

  5. dule says:

    PD duhet te ankohet vetem nqs ka zgjidhur me konsensus parlamentar ligjor vijat e verdha, planet e projektet arkitektonike te c’do ndertimi,ne qytet,periferi dhe fshat,ne te kundert kerkon remujen e xhunglen ndertimore,dmth nje sabotatore e hapur e rregullimit e kulturimit te vendit.

  6. Merko says:

    Pd cdo ligj apo vendim qe nxjerr qeveria i dergon ne kushtetuse, jan kthyer ne humorista

  7. xhino says:

    partia e Dallkaukeve [PD] ska pune tjeter Nuk ka ndonje vizion per Shqiperine pervec xhvatjes se pasurive te shqiptareve

  8. murko says:

    Duket qe edhe shoket e Temes jane te pakenaqur nga nje mase e tille normaliteti.Dolem perseri te xhaxhi qe,me perpara interesi i pergjithshem pastaj ai personal.Lejen e ke mare por pse ta kalosh ne shi…….

  9. kolaqi says:

    Nuk me duket fort e bindeshme por ka nje fakt shume te vertete, Basha me planin e tij – qe nuk eshte plan por shkatrim – po demton shume rende Tiranen.

  10. Tani says:

    Felliqesira PD dhe PS e keni lene Tiranen si Kabuli, nuk e kuptoni se jetoni edhe ju aty.

  11. mira says:

    Vendimet kane logjike. Nese ato jane per te mbrojtur territorin dhe ne te miren e interesit publik ato do te mbeshteten nga populli. Me reformen qe DUHET te behet ne drejtesi nuk pjerdhe njeri per kete palo Gjykate Kushtetuese.
    Ka vene salshpella gjithe horrat dhe cubat qe i sherbejne atij ne gjithe institucionet e pavarura, e kane kthyer Tiranen ne geto te pabanushme.

    Pederasti Lul dhe bashibozuket e tjere qe kane qene dhe vazhdojne te jene ne pushtet, vazhdojne te mos i zere gjumi naten derisa te betonizojne cdo qoshe te mundur te Tiranes.
    Kelyshet e tyre jetojne mes gjelberimit dhe ajrit te paster.

    Popullit i ka ardhur ne maje te hundes dhe nuk ka perse te mos shpertheje per keto abuzime me kariken dhe pushtetin.

  12. Ndoc Sukaj says:

    Partia Demokratike ka te drejte te beje ankimimim ne gjykaten kushtetuese pasi qeveria me veprimet e fundit duket se eshte,,droguar,,me drogen e Lazaratit dhe te zonave te tjera te shqiperise dhe po harron se si do te mund te jetojne shqipetaret me nje nivel ekonomik skandaloz ku shumica absolute e familjeve shqipetare ndjehen ne veshtersi financiare per shkak te korrupsionit te larte ne te gjitha nivelet e qeverisjes,mos funksionimit te shtetit dhe shitjes se interesave kombetare ne kompani te huaja monopol duke renduar se tepermi ne xhepat dhe jeten e shqipetareve.Nderprerja e lejeve te ndertimit per 1 vit eshte nje mase shum e rende pasi ndertuesit kane pritur nga qeveria masa lehtesuese per te bere me te lehte situaten ne fushen e ndertimit pasi ky sektor ka kohe qe po vuan per arsye te ndryshme.Ndalimi i ndertimeve me leje dhe kercenimi se do te shkoje ne burg kush nderton pa leje eshte nje absurditet qe nuk pritej nga qeveria aktuale… por me sa duket arroganca rritet ne perpjestim te drejte me perparimin e marrjes se pushteteve ne nje dore.Provat me pushtet te pa kufizuar kane deshtuar,tani eshte koha per nje ekuiliber te pranueshem ne mes te pushtetareve dhe Shqipetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje