Presidenti Bujar Nishani, në krye të një delegacioni, do të marrë pjesë në Forumin e Alpbach që do të zhvillojë punimet në datat 24-26 gusht në Austri.
Nën kujdesin e veçantë të Presidentit Federal të Austrisë, Heinz Fischer, Forumi Europian i Alpbachut do të mbledhë këtë vit krerë shtetesh dhe personalitete të larta evropiane mes të cilëve Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Baronesha Ashton, ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, ministri austriak i Mbrojtjes, Gerald Glug, drejtues të Landit të Tirolit, etj., politikanë, ekonomistë, akademikë, të rinj, për të diskutuar dhe prezantuar pikëpamje dhe ide lidhur më çështje të ndryshme evropiane dhe globale.
Në ditën e dytë të Forumit, të hënën më 25 gusht, Presidenti Nishani do të marrë pjesë edhe në panelin e Forumit me temë “Nga pajtimi në integrim: Kontributi i rinisë për një të ardhme të përbashkët” ku do t’i drejtohet të pranishmëve me një fjalim të veçantë.
Gjatë qëndrimit në Alpbach, Kryetari i Shtetit shqiptar pritet të zhvillojë takime dhe bisedime dypalëshe me një sërë personaliesh të larta politike dhe ekonomike