Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe ka bërë të ditur përmes një komenti në rrjetin social Facebook se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka dorëzuar vetëm pjesërisht informacionin pranë Kuvendit.
Deputeti socialist akuzon se dokumente që nuk përbëjnë kurrfarë sekreti shtetëror apo bankier janë klasifikuar si sekrete thjesht dhe vetëm që publiku të mos dijë asgjë rreth paligjshmërisë në Bankën e Shqipërisë.
“Përgatitja për perballjen ligjore me drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, në kërkim të përgjegjësive administrative vijon. Sërish, tërësisht i pamjaftueshëm. Madje madje i shoqëruar me kujdesin e vecante për të kërcënuar përmes “legjislacionit” mbi “sekretin bankar” dhe “sekretin shteteror”.
Tërësisht qesharak si veprim; kur shihet qartë që dokumentat e dorëzuar nuk përbëjnë “sekret” dhe jane “klasifikuar” kështu në kundërshtim me ligjin, me synimin e qartë që publiku të vijojë të mos dijë asgjë rreth paligjshmërisë në Bankën e Shqipërisë”, shkruan Braçe.
Në vijim ai shton se “megjithatë Guvernatori Fullani dorëzoi në Kuvend, informacionin e kërkuar për Organigramën e Bankës së Shqipërisë sipas funksioneve dhe përgjegjësive në linjen vertikale të drejtimit; Buxhetin e Bankës së Shqipërisë nga viti 2010 e në vijim; Raportin e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë nga viti 2010 e në vijim”
“Guvernatori Fullani refuzon të dërgojë në Kuvend informacionin e kërkuar për listën e punonjësve të Bankës së Shqipërisë shoqëruar me funksionet për gjithesecilin; kontratat e investimeve të lidhura nga Banka e Shqipërise nga viti 2010 e në vijim, me vlerat respektive, afatet dhe kompanitë e kontraktuara (në Kuvend është depozituar vetëm një listë e kontratave por pa informacionin e mësipërm); Raportet e tre grupeve të nfritura menjëherë pas vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, raporte që citohen në një deklaratë të këshillit Mbikqyrës e sipas të cilave Guvernatori dhe këshilli Mbikqyrës nuk kanë shkelur ligjin në rastin e vjedhjes së bankës (sipas Guvernatorit raportet e grupeve të punës qenkan “sekret shteteror”)”.
“Në fakt une e kam një ide pse Guvernatori i Bankës së Shqipërisë refuzon të dorëzojë këtë informacion në Komisionin e Ekonomisë së Kuvendit.
E para, Guvernatori nuk dorëzon listën e punonjësve sepse insiston të mbrojë tërësisht nepotizmin, klientelizmin politik dhe klientelizmin e lidhur me interesa të biznesit, që është instaluar në Bankën e Shqipërisë e që është një nga problemet kryesore të degradimit nga pikpamja institucionale dhe përgjegjësive të institucionit. Ky informacion në mënyrë konstatnte i është refuzuar dhe inspektorit gjatë vitit 2010, ndërkohë që emërimi në detyra dhe funskione në Bankën e Shqipërisë është përgjegjësi e Guvernatorit dhe Këshillit Mbikqyrës të BSH.
E dyta, Guvernatori nuk dorëzon të plota kontratat e investimeve në Bankën e Shqipërisë sepse insiston të fshehë deri në fund paligjshmërinë në këtë segment të veprimtarisë së Bankës të klasifikuar me risk të lartë nga organet e kontrollit të brendshëm, inspektimit dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Ky informacion është klasifikuar si secret shtetëror kur fare thjesht detajet e afateve, kompanive, vlerave të këtyre kontratave janë të mjaftueshme për të gjykuar paligjshmërinë e një pjese të rëndësishme të këtyre kontratave.
E treta, Guvernatori nuk dorëzon raportet e grupeve të punës të ngritura pas vjedhjes në Bankën e Shqipërisë sepse kërkon të fshehë deri në fund cka ndodhur në Bankë në rastin e vjedhjes së zbuluar tashmë, kërkon të fshehë mekanizmin dhe përgjegjësinë e gjithë autoritetit komandues të Bankës, nga Guvernatori, zv.Guvernatori, Këshilli, departamentet, përgjegjësit e sektorëve.
Ka edhe një arsye të dyshuar që mund të jetë e mundshme. Ende në Bankë nuk e dinë cfarë ka ndodhur, kanë thjesht disa deponime të Ardian Bitrajt, të cilat ngjajnë më shumë me një dëshmi të rreme, alibi për të mos treguar të vërtetën deri në fund, sic ajo alibia e bixhozit”, thekson Braçe.
Në vijim ai shkruan se nuk kanë prova të cdo elementi të vjedhjes, pasi ato po të ishin dëshmojnë qartë për përgjegjësite në 4 vite vjedhje, ndërkohë që mungesa tamam e tyre tregon qartë përgjegjësinë në dështimin e sistemeve të administrimit, ruajtjes dhe kontrollit të vlerave monetare në tre arkat e Departamentit të Emisionit.
“Kjo është gjendja. Ndërkohë në vijojmë me përgatitjet për të cuar deri në fund detyrën në ballafaqimin me drejtimin e Bankës së Shqipërisë në Kuvend dhe publikisht”, përfundon komentin e tij deputeti socialist.
Erjon nuk eshte nevojA te nxehemi me disa kuintal Letra te stampuara te vjedhura ,
Por duhet te nxehemi me sistemin bankar qe keni vendosur.
Eshte per tu habitur kur thuhet qe “Banka eshte institucion i pavarur dhe politika duhet te rrije larg”.
Po mire,kur u zgjodh ky Hajni,a u zgjodh nga politika?
Apo,kur duhet te zgjidhemi,i lepihemi politikes,kur duhet te japim doreheqjen,i tregojme dhembet me “pavaresi”.
Nje ore e me pare ne burg dhe pa fjale. Ska pse i luteni nje legeni qe e ka per detyre te japi llogari para ligjvenesve por edhe para popullit, sepse ato para jane prone e popullit.
Erion, titullari i nje institucioni eshte pergjgjes per klasifikimin e dokumentacionit “konfidencia”, “sekret” “teper sekret”, kur ky i kerkohet nga poshte tij ne hierarki, jo nga Parlamenti qe eshte punedhenesi i tij. E njoh relativisht mire ligjin per dokumentet e klasifikuara dhe aty percaktohet qarte se kush, kur dhe per cfare eshte pergjegjes. Ti i ke rene kokes per arsyet qe Fullani refuzon te jape informacion. Si shejtan budalla, ai tregohet “i forte” me shprese se ju do ta shkarkoni per arrogance dhe mungese bashkepunimi. (Edhe keto jane te mjaftueshme per ta shkarkuar, por Fullanin e genjen mendja se do te dilte paq duke nxjerre keto si motiv kryesor). Kjo do te ishte alibia e tij. Nejse, ty te lumte qe po tregohesh burre dhe korrekt me detyren tende dhe te jesh i bindur se edhe ata qe nuk te kane mbeshtetur deri tani, nuk kane rruge tjeter perpos se te te bashkengjiten. E drejta te cjerr syte, thote populli.
sistemi bankar do ndryshoje
kete video duhet ta shifni
http://bit.do/This-Video-may-change-your-life
Edhe edi keshtu tha institution I pavarur , sekret shteteror
Ti brace vazhdo punen leri kurvat ta mbrojne , kush ka hesht dhe mbrojtur fullanin esht rrace e pabese dhe hajdut
Mo na turpero jugun he derman
U lodhe o flori,por nuk ke mbeshtetje nga shume kolege,ke mbeshtetetjen e popullit vetem.
O Erjon je I vetmo ze qe flet te verteten …te respektoj pa mase ..te urroj jete te gjate …respekte nga larg
Inventari Brace djali,inventarin duhe ta perfundonit para ndermarrjes se hapit te duhur parlamentar.Vetem inventari nga eksperte jashte BSH-se
ia fut “sekretet” ne bythe full-hajnit dhe fullhajnerise?
O lora erdhen ekspertet jashte BSh moren 400 milion lek dhe e nxorren banken ne rregull fare dhe kjo ndodhi para 1 viti. Ka pafumd arsye per te palsur brenda nje tuf qe punojne aty. Institucion i pavarur ne rastin e BSh do te thote qe politikat ekonomike e finaciare i bene ne pavarsi nga qeveria, dhe jo qe fullani mund te bej cdogje aty se eshte i pavarur
Ata ishin njerzit e zgjedhur nga full-hajni si garante fullhajnerie.
Une flas per nje staf zyrtaresh shqiptare,te perzgjedhur nga Qeveria,te cilet ta shkojne ne site arken dhe fullhajnerine.Meqe ty
te volit te besh ngaterrese,,,,,do te thote se te intereson statukuoja full-hajne.
Lepurush mos bej gam gam ne facebook, s’je me ne opozite po je goxha kryetar komisioni ne kuvend, ke kryetar kuvendi qe e ke mik per koke familiarisht, ministra luftarake dhe kryeminister simpatik, hidhu ne veprim te te shohim c’di te besh. Apo te kane kapur ndokund dhe ty?
I bijte e mi , qe lexoni , degjoni dhe nuk kuptoni ???
e degjuat Kryeministrin e gjate Rilindas se çfare Tha ??
Banka eshte institucion i pa Varur .
Kjo , dhe ketu fillon e gjithe loja , INSTITUCION I PA VARUR.
eshte e lehte per ta kuptuar , dhe shume e veshtire per ta besuar .
Brace ti vazhdo te numurosh 10 arsyet qe e bejne kete Fullan te paprekshem
por ke harrur qe pika e fundit eshte Kryeministri i Rindjes qe e beri Fullanin trim ,i cili nuk perfill as prokurori ,as kuvend .Eshte i panvarur
i dha garanci qe do ta mbroje deri ne fund ,shko pyete cfare foli me Llallen .Mos na prrallis sikur populli eshte budalla .Filluat dhe ju te luani me keq se ata qe ishin .Meqense ti ke pasur gjithmon rolin e
ndeshkuesit ,te ka rene per pjese te vazhdosh te ndeshkosh dhe ato qe i mbron pikerisht Rama .
ERION BRACE ESHTE NJE PATRIOT DHE E DO ATDHEUN E TIJ RESPEKT
Banka esht institucion i pa varur por nuk ja kemi falur guvernatorit pasurin e SHQIPTARVE,ka nje vend ku ky bir kurve jep llogari, jam dakort qe politikanet ligjet i kan ber ne favor te hajdutve por nuk mendoj qe kta batakçinj te politikes nuk kan len nje gozhd nastradini diku per ta kryqezuar kte pusht guvernator ne qoftese nje dit ktyre batakçinjve do i dilte nga kontrolli, kerkoni piken e vdekjes ne kushtetut BRAçE per kte palaço ose ndrushoni urgjentisht ligjin mbi banken, se i bie qe ky mos pjerdhi per askerken ne kte vend dhe te vetshpallet mbret me kte pasuri qe i kini varur ne qaf bashke me kte ligjin e batakçive te politikes SHQIPTARE ne favor te ktyre vagabondeve te bankes,me shum se shuma e vjedhur ktu te trondit mosdhenia llogaris asgjekundi,kur nje njeri nuk pyet per kryeministrin dhe parlamentin ky esht vetet i frikshem per kte vend,ka dhe diktator ne bot por edhe ata diku jepnin llogari, ky guvernator qenka perbindesh,i ka futur grat e motrat ne pun te ter politikanve dhe te ter fshihen pas gishtit, po ne ju votuam per pun o moterqir jo per ta kthyer shtetin ne mejhane palaçot e kti kombi,BRAçE mos u lodh kot se e ke te keqen perball teje tek koleget e tu qe kan perfituar nga ky mamuth i bankes SHQIPTARE.Perpara ksaj mosdhenie llogarie e guvernatorit fajdet jan nje vrim ne uj kjo esht nje e keqe qe ne SHQIPTARET po e leshuam kte situat nga dora i bie qe ktu nuk ka me shtet se shteti quhet shtet vetem se i ve ne binar gjerat dhe kujtedo qshkel ligjet e fut ne burg ky njeri qenka moster jo guvernator.
O Brace ,mire e ke ti,po shiko mire se ku fle “LEPURI”,zbuloje,demaskoje se ndryshe deri sa nuk flasin “te medhenjte e molepsur”,dicka ka dhe po hariten ta mbrojne skandalin e skandalistet,cdo gje ka mbaruar,shteti ka mbaruar,qeveria ka mbaruar dhe fitorja e 23 qershorit po deshton dhe do deshtoj ne menyren me te keqe e ne dem te shqipetareve .Ne se nuk behet dicka e mire kete radhe e te vazhdoj e mira,nuk ka me shpresa per tu bere shqiperia e shqipetaret.Lufte deri ne fund.!!??
Kjo prokurori nuk po fut dot ne burg Sadik Llulleni cili ka dokumenta te hapura dhe plotesisht te verifikueshme qe vertetojne shitjen e toke se portoromanos,jo me pasraj te meret me BSH ecila ka dokumenta te klasifikuara si sekret shtetror.
O BRACE, KOT LODHESH ME FULLANIN. I KE ATY NE KUVEND ATA QE MUND TE THONE KU VAJTEN PARATE.
PYET METEN DHE BERISHEN DHE TA THONE.
Seria emrimeve vazhdoi edhe me shoket e kursit .Ne degen e Elbasanit largohet nje punonjese 41 vjecare(drejtore) dhe zevendesohet me nje arketar deshtak vetem se ka qene ne kurs me FULLANIN
Institucioni ka fytyren e titullarit. Ne kete rast fytyren e korrupsionit te misheruar ne emrin Fullani. Eshte padyshim titullari qe garanton qe te kete drejtues te pergjegjshem rreth vetes si dhe sisteme qe garantojne funksionimin normal te punes. Aspak nuk cuditemi pse nuk I dorezon listen e punonjesve, kontratat, investimet, raportet. Edhe nuk e ha njeri qe ky qenka informacion konfidencial.
Ne kushte normale nje Guvernator I paperlyer do e kishte bere publik vete kete informacion per te mbrojtur integritetin e tij dhe per tu distancuar nga punonjesit e korruptuar. Fshehja thjesht vulos opinionin e te gjitheve qe mashtrimi dhe degjenerimi ne BSH fillojne dhe mbarojne te Fullani, me disa dhjetera idioter e te paafte ne mes qe pranojne te shkojne ne sater per te.
Le te numeroje ditet e fundit Fullani se kjo maskarade nuk vazhdon gjate.
Ka akoma deputete me integritet e te pakapur si Erjoni qe do ja nxjerrin fundin ketij muhabeti.
Fullan nuk ke c’te fshish me, I fshive te gjitha me filmime me dosje, tani eshte rradha te fshihesh vete!!!
Po vjen dita qe te shkosh ne burg!!!!
O miko Sadik Llulla ka ma shume lek se Fullani.Ai i ka kap gjykaten e prokurorine e durrsit u tregu ma i zoti se Cen Gashi.
Rome o sylesh te gjtha komentet qe bohen neper neper gazeta jon denoncime qe bohen nga populli sepse nuk kon besim te prokuroria,pranaj ve dore.