Familjarët e dy banorëve të komunës së Podujevës, që janë kapur nga forcat serbe në vendin e quajtur Matrovë në kufirin me Serbinë, ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje se ku ndodhen të afërmit e tyre, nëse ata janë gjallë, po trajtohen me mjekim apo janë të vdekur.
Safet Zeqiri, vëllai i Naim Zeqirit nga Llausha e Podujevës, i cili është në duar të shtetit serb, i plagosur, ka thënë për “Zërin” se nuk kanë asnjë informacion për fatin e familjarit të tyre.
Ai tha se askush nga qeveria e Kosovës nuk është interesuar t’i dalë zot shtetasit të vet.
Madje, ai tha se institucionet e Kosovës kanë fyer këtë familje, pasi sipas tij policia ka bastisur këtë familje duke kërkuar armë.
Zeqiri tha se si familje me zor arrijnë të sigurojnë bukën e gojës e më të posedojnë armë.
“Nuk gjetën armë, se nuk kemi”, thotë ai i revoltuar.
Ndërkaq, Behxhet Shala nga KMDLNJ ka thënë se në mungesë të qeverisë funksionale, Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme si dhe Ministria e Punëve të Jashtme duhet të kontaktojnë me palën serbe dhe me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar që të interesohen për fatin e shtetasve të Kosovës.
Ndërkaq, Naim Rashiti analist i Grupit të Ballkanit për Politika ka thënë se vendi është pa udhëheqje.
“Kryeministri jashtë vendit, presidentja në rrugë, dhe Parlamenti jo funksional. Është urgjente të formohet një qeveri”, thotë Rashiti, në mënyrë që qeveria t’iu dalë në krah shtetasve të vet.
Ai thotë se fakti që nuk pati asnjë reagim institucional pas arrestimit të dy banorëve të Podujevës në kufi më Serbinë, tregon se vendi është pa udhëheqje./ZERI
thua……!!!!
Haaaa turkoo..
Po policin serbe kush e vrau?
Ne nje shtet qe fuksionon sic duhet qeverria eshte per sy e faqe.
Sidoqofte mire rshte te formohet qeverria,sepse duhet te filloj pune rdhe gjykata speciale… ups me falni nuk e them me.
Sikur te bej punen e sakte gjykata,mbase mesojme ku dhe kush i ka vrare femijet shqipetar,dhe kush e rrembeu ate vazen 4 vjecare nga tropoja.
MERRUNI ME KONTRABAND JU DHE AFERA KRIMININALE DHE PRISNI SHTETIN E KOSOVES QE TJU NDIHMOJ KUR E SHIKONI PUNEN KEQ…
Si tha PEDRama? Ne beme te mundur vitin e pare pa konflikt ne ballkan…
cfare kastraveci i papjekur!!!!!!!!!!
Jan terrorista