Policia e Shtetit në një njoftim për mediat bëri me dije se në përmbushje të detyrave institucionale dhe të objektivave të vendosura në mbrojtje të territorit dhe të mjedisit, prej 5 ditësh po vijon zbatimin e masave të posaçme në të gjithë vendin, përmes kontrollit të territorit, grumbullimit të informacioneve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, me synim parandalimin e goditjen e krimit mjedisor.
Policia e Shtetit njofton se “gjatë këtij harku kohor, në sajë të këtyre masave të ndërmarra, nga punonjësit e policisë në të gjithë vendin janë evidentuar 313 raste të ndërtimeve pa leje, për të cilat janë proceduar penalisht 315 persona. Për 28 autorë është marrë masa e arrestit në flagrancë, 278 prej tyre janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme janë shpallur në kërkim”.
Po ashtu, Policia e Shtetit pohon se “strukturat e policisë po vijojnë me të njëjtin intensitet, ditë pas dite, kontrollin e territorit, ku vetëm gjatë ditës së djeshme janë evidentuar 82 ndërtime të paligjshme dhe janë proceduar penalisht 83 persona autorë të këtyre ndërtimeve abuzive, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë.
Numri më i madh i këtyre ndërtimeve të paligjshme është evidentuar në qarqet Tiranë me 82 raste të evidentuara deri në këto momente, Durrës me 49 raste, Elbasan me 40 raste, Fier me 31 raste të ndërtimeve pa leje etj”.
“Ky operacion i ndërmarrë nga strukturat e Policisë së Shtetit do të vijojë me të njëjtin angazhim dhe vendosmëri, me qëllim goditjen e parandalimin e krimit mjedisor, veprave penale që cënojnë rregjimin e tokës dhe në mënyrë të veçantë të ndërtimeve abuzive, si dhe përballjen me drejtësinë të të gjithë atyre individëve që janë përfshirë në një aktivitet të tillë kriminal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Monitorimi tyre do ndihmoj anketuesit ne vendimet e tyre ne vazhdim per te gjitha mbi personin.
si do te behet me zaptuesit e truajeve nga pronaret e kateve te para neper pallate,te cilet kane rrethuar me mur sipas qefit,ndertuar parking apo edhe kotece pulash….!?
Brravi, senza pieta…
Ne Kinostudio hajdeni po qe se e keni seriozisht!
Sa kohe qe hangari pseudo teater Tirana rri ne kembe perballe komisariatit rrugor e ne krah te Arkivit tone te filmit, perben proven e ngadhenjimit te mafias mbi shtetin!
Kujtoj Se hangari u ngrit pas zgjedhjeve te vjeteshme, pa u krijuar qeveria e re! Pra nga korriku ne shtator 2013! Ndertimi eshte bere ne toke shteterore te marre me qera per lulishte!
15 metra nga Komisariati i Policise Rrugore dhe 500 metra nga Komisariati nr.4, banda qe e ka ngritur provon çdo dite Se ja ka futur Shtetit koken ne bythe!
Sa per kulturën kombetare, ky hangar turpi demton dhe AQSHF, e cila per momentin drejtohet nga injorante te korruptuar nga banditet qe shkaterruan kinostudion!
Denoncimet kane qene te bollshme per kete problem, mos reagimi provon implikimin!!!
C thoni more?
ata po japin leje akoma se i kane numrat e protokollit bosh ne bashki te tiranes.
E ju thoni s po lejojme ,po i kapim etj.
Ata per te dhene leje miqeve te tyre po veprojne ne kete menyre,kane numra bosh ne protollok dhe po i rregjistrojne sikur i kane bere aplikimet dhe pagesat e 1% para dates 10.08.2014.
edhe hajde pastaj dhe flisni qe i kemi bllokuar ndertimet pa leje.
Jane ustallare keta plako!
E ju thoni qe i bllokuam lejet.
kane qene 8 vjet ne pushtet!
E i dine mire hilete se si te veprojne atje ku duan.