Babai shpëton fëmijët nga vdekja duke u hequr granatën nga duart, por vdes vetë

2 Shtator 2014, 12:40Kronika TEMA

Një baba arriti të shpëtojë fëmijët e tij nga vdekja, por humbi vetë jetën.

Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Krumës, në Has.

Musa Gjeci ka qenë në banesën e tij, kur dy fëmijët i sollën në shtëpi një granatë, që e kanë gjetur në një banesë të braktisur.

Sapo i ka parë, babai ua ka marrë granatën nga duart, duke tentuar që ta hedhë diku larg.

Por për fat të keq granata i ka shpërthyer në dorë, duke i marrë jetën atij.

Fëmijët nuk janë lënduar për fat të mirë.

4 komente në “Babai shpëton fëmijët nga vdekja duke u hequr granatën nga duart, por vdes vetë”

  1. Kor+ca. says:

    Ngushellime femijeve dhe familjes se te ndjerit.
    Le te organizoht ndihme shoqerore ne fatkeqesi te tilla.

  2. Qerimi i gjate says:

    Jo ndihme shoqerore, por te mblidhen armet dhe municionet e shperndara gjithandej! Pike!

  3. robert says:

    Fajin e ka shkerdhata i Vicidolit qe leshoi armet rrugeve .U shofte fara e tij nga faqja e dheut .

  4. e ligjshme says:

    ç’ta ben femija s’ta ben as perendia.(shkeputur nga pjesa teatrale Pallati 176)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje