Rama: Nuk kam në mendje asnjë emër për guvernatorin e ri, por nuk do jetë nga politika

8 Shtator 2014, 13:44Politika TEMA

“Shumica qeverisëse nuk do të përdorë votat që ka në Kuvend për të politizuar apo për të cënuar pavarësinë e Bankës së Shqipërisë. Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë nuk do të jetë pjesë e politikës, sikundër nuk është asnjë nga emrat e përfolur, lakuar apo hamendësuar në media”.

Kështu u shpreh në një konferencë për mediat Kryeministri Edi Rama, pasi përfundoi një takim në Bankën e Shqipërisë me ekipin e ekspertëve të bankës qendrore.

Rama ka theksuar se Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë do të vijë nga sistemi financiar apo bankar dhe zgjedhja e tij do të përshëndetet ndërkombëtarisht.

“Në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe për vendin e Guvernatorit nuk është hapur një vend i ri pune pune. Ne do ti trajtojmë në kuadrin e rritjes së performacës së institucionit me përgjegjësi të madhe. Jemi tërësisht të një mendejeje se politizimi i këtij procesi dhe profile politike të avancuara në këtë proces do të ishin mungesë vizioni dhe përgjegjshmërie në raport me këtë situatë”, theksoi Rama.

“Bëra një takim me ekipin e drejtuesve teknikë të Bankës së Shqipërisë dhe besoj se ajo skuadër, e cila nuk ka asnjë lidhje me atë që ka ndodhur dhe ka meritën që vit pas viti me një ecuri kosntante ka garantuar performancën e qëndrueshme dhe të vlerësuar botërishst, nuk meriton të vuajë asnjë lloj presioni apo të ndjehet në trysni. Ky ekip meriton të mbështetet dhe të vlerësohet edhe në këtë moment, duke garantuar funksionimin normal.

Fakti që në Bankën e Shqipërisë ka një skuadër drejtuese teknikësh me një reputacion të padiskutueshëm tek partnerët ndërkombëtarë është një gur i rëndësishëm themeli për të ndërtuar dhe cuar më tutje një punë që duhet të përmirësohet, por sduhet hedhur poshtë”, theksoi Rama.

Në vijim ai sqaroi se të gjitha kontaktet e zhvilluara kanë pasur si synim mënyrën sesi duhet të adresojmë problematikën, jo problemin që po hetohet nga drejtësia.

Në këtë kuadër, Kreu i Qeverisë ka sqaruar se edhe në kontaktet e vazhdueshme me përfaqësuesit e FMN, dhe me ekspertë me reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar që këshillojnë qeverinë, është diskutuar për  identifikimin e rrugës për ta cuar Bankën e Shqipërisë në një shkallë më lart sesa ishte përpara shfaqjes së këtij problemi.

Duke sqaruar ndryshimin e ligjit të Bankën e Shqipërisë, Rama tha se kjo nismë do të marrë kohën e duhur.

Rama shprehu bindjen se Banka e Shqipërisë duhet të dalë më e fortë, më e sigurtë, më e pavarur dhe me një kapacitet të padiskutuar transparence të brendshme.

“Nuk ka asnjë ngut dhe asnjë nevojë për ta kryer këtë detyrim. Nuk jemi në kushtet kur na duhet të nxitojmë me të madhe. Do të veprojmë me shpejtësi, por pa u ngutur. Do të procedojmë me vendime të drejta, për të cilat duhet të mjarrim edhe pëlqimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë”, theksoi ai.

Referuar takimit me Kryetarin e Kuvendit të zhvilluar dy ditë më parë, Rama tha se kemi rënë dakort me Metën që kjo krizë administrimi të trajtohet dhe të shfrytëzohet si një mundësi e re për të forcuar pavarësinë e Bankës, për të rritur sigurinë dhe kthyer besimin e plotë dhe për të krijuar mekanizmat e transparencës së plotë të BSH.

“Kemi rënë dakort që pozicionet e hapura nuk janë vende pune dhe që shumica jonë do të veprojë me ambicie shumë të madhe. Dhe do të bëjmë gjithcka që na takon për të plotësuar ato pozicione me profesionistë të nivelit më të lartë të mundshme. Cdo emër që është diskutuar apo përgojuar nuk është pjesë e kandidaturave për Guvernator të Bankës së Shqipërisë”, tha Rama.

Në lidhje me hetimin që po kryhet nga Prokuroria, Kryeministri u shpreh se “ ne kemi qenë të qartë qysh në fillim: mbështesim plotësisht hetimin dhe gjithë procesin e hetimit dhe të punës së drejtësisë dhe fjalën e ka drejtësia”.

“Nëse kjo është hapja e siparit nga ana e prokurorisë për të luftuar me shpërdorimin e detyrës apo korrupsionin dhe gjithë fenomenin që ka rraskapitur Shqipërinë deri në nivelet e larta, këtë nuk e tregon ky rast. Do e tregojë koha nëse do të ketë një rast të dytë, të tretë e kështu me rradhë. Ky është një skandal që nuk mund të kapërcehet apo të harrohet përmes një procesi që zvarritet në hetim apo në gjykim”, tha Rama duke iu përgjigjur interesimit të mediave sesi do e vlerësonte punën e Prokurorisë pas urdhër-arrestit për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë në lidhje me emrin e Guvernatorit të ri, Kreu i Qeverisë tha se ne duam ti japim Bankës së Shqipërisë një guvernator që të përshëndetet ndërkombëtarisht si një zgjedhje e pakontestueshme profesionale dhe morale.

“Do të vijë nga sistemi financiar dhe bankar. Do të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri por pa u ngutur dhe do të respektojmë pavarësinë e institucionit dhe parimin që e kemi vendosur qysh në fillim”, tha Rama.

Në vijim ai garantoi se sistemi financiar është 100 përqind solid dhe se  depozitat e shqiptarëve janë po ashtu 100 përqind të sigurta.

“Është e qartë që gjithcka ka ndodhur këto javë ka sjellë në vëmendje të gjithë opinionit publik një problematikë të brendshme të Bankës së Shqipërisë që sigurisht duhet adresuar dhe zgjidhur sa më parë. Por është po kaq e rëndësishme që në këtë zhurme të kuptueshme dhe tamtamet e përditshme që kanë shoqëruar këtë histori të theksohet fort se ngërci ka të bëjë me një problem të administrimit të brendshëm të Bankës dhe s’ka lidhje me asnjë sistem financiar. Nuk jemi gjëkundi në ato kushte, pasi stabiliteti financiar i vendit është i pacënuar dhe i garantuar.

Pozicioni i Qeverisë ka qenë shumë i vështirë dhe arsyeja është ajo që Banka është një institucion i pavarur dhe pavarësia e tij është një kusht themelor për mirëfunksionimin e këtij institucioni themeltar për shtetin si dhe për të ndërtuar raportin mes një qeverie që është e vetëdijshme për këtë dhe vetë bankës.

Kur ndodhemi në këtë situatë dhe kur Guverntaori është i arrestuar dhe i shkarkuar nga Këshilli Mbikqyrës, kjo situatë del përtej administrimit të brendshëm dhe kërkon ndërhyrjen e Qeverisë dhe Kuvendit.

Unë, ministri i Financave dhe ai i Ekonomisë kemi zhvilluar një proces kontaktesh shumë intensive. Kjo krizë administrimi e BSH mund dhe do të kthehet në një mundësi të re për Bankën dhe për shtetin. Do të tregojmë se jo vetëm jemi plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë e pavarësisë së BSH, por edhe se jemi në gjendje të ndërtojmë sisteme moderne të drejtimit dhe kontrollit, në mënyrë që jo vetëm ky episod dramatik të mos përsëritet më, por që edhe cdo episod pozitiv i ndërtuar në gjithë këto vite të shkojë më tutje”, theksoi Rama.

15 komente në “Rama: Nuk kam në mendje asnjë emër për guvernatorin e ri, por nuk do jetë nga politika”

  1. Artan says:

    Pervec te tjerash je dhe Hipokrit !
    Si ore nuk paska pergjegjesi Keshilli Mbikqyres per c’fare ka ndodhur ne Banken e Shqiperise.
    Ore kaqol kryeminister po e thopte edhe emri Keshill Mbikqyres , pra qe mbikqyr punen dhe ecurine e bankes. Por mesa duket keta kane qene keshilli i ndrikullave qe vetem kane gezuar privilegjet dhe kane dhene visto-n symbyllur per gjithshka ka ngjare.
    Vete fakti qe keta mezi e shkarkuan Fullanin pas 5 ore mbledhje maratone tregon se jane te kapur nga veprimtaria e Fullanit. Sjellja jote po verteton nga dita ne dite se ti ne veprimtarine tende nuk po ben Rilindje por vetem pazare te pista per te ricikluar gjithe funderinat qe kane 24 vite qe po e shkaterrojne Shqiperine. Me Ilir Meten ne krah ti nuk ke fytyre te deklarosh se mbeshtet drejtesine per hetim rrenjesor. Me ty kryeminister Sali Berisha dhe Lul Basha dolen me te forte nderkohe qe duhej te ishin prapa hekurave. Une per veten time s’kam dyshuar kurre se nje tip excentriku si ti mund te beje histori. E gjithe jeta jote ne politike keto 24 vite eshte vetem nje fasade false e bojatisur shemtuar. Vazhdo or mik te besh palle ne ate vend se ai popull gjithmone ka pasur mbi krye ate qe meriton.

    1. Bankieri says:

      Keshilli Mbikqyres nuk ka faj ??? Pak deklarate e habitshme o imponuar nga dikush o thjesht nje lajthitje e EDI RAMES .Keshilli Mbikqyres Z.KRYEMINISTER ka po aq pergjegjesi sa ARDIAN FULLANI qe ju u munduat ta mbroni deri ne fund por guximi i Prokurorit te ceshtjes ja u la dopiogjashten ne dore. Ju vec HIPOKRIT e FRIKACAK gjera qe ju i keni dhe dihen nga gjithe shqiptaret tani po na del dhe Prokuror per te vendos kush ka apo nuk ka faj.Z.EDI RAMA eshte LIGJI ai qe vendos kush ka gabuar jo ju prisni perfundimet e prokuroris per kete ceshtje se i ka thire prokuroria per te deshmuar. pra lijani asaj ta coj deri ne fund sic deklaruat dhe per MIKUN TUAJ FULLANIN por qe nuk e mbrojtet do zoteria se lini MBROCKULLAT e FJALIMET DEMAGOGJIKE se nuk JU DEGJON KUSH O IDJOT.Sa per emrin e GUVERNATORIT mos u lodh kot duke kerkuar ke SHKELQIM CANIN aty qe e ka fshehur koken si skuth e sndihet.Ka eksperince ky zoteria si ne vjedhje BANKE e vjedhje FLORIRI.PALACO KRYEMINISTER

    2. nacionalisti says:

      Nuk e di pse me tingelloi njesoj me fjaline qe thoshte sala

      Videoja e Metes eshte nje montazh ne studiot e Top Canelit nga Filip Cakuuuulli

      pffff
      rama

      shume poshte

    3. XUME PROTOPAPA says:

      MAKSVELISTET E EDIRAMISTET FATKEQESIA SHQIPTARE

      Me nje te rene te penelit, furçes se dhembeve, brushes se qenefit dhe Edi AuNirthte Rama e fshin kete vend jo ne leter por ne realitetin mizor me te cilin perballen çdo dite shqiptaret.

      DIKUSH-et e urdherojne si te vishet, si te sillet, si te mashtroje nje popull te tere, si ta mjeroje ate, si ta syrgjynose, ta rraskapise, rreckose e sakatose ate.

      Maks Velo, i çmenduri i tere epokave, pellet per veriore e jugore, nga dhimbjet e dajakut qe mori ne trupin e tij te zhyluar, kur prodhonte begati per kete vend ne Spaçin e mrekullueshem te Mirdites (veriore) legjendare.

      Te dy me probleme psiqike, te kuruar “deshperimisht” (Edi Rama – Gjuha Shqipe – vol. 8) nga mjeke katerkembore te prodhuar me shumice dikund andej nga Kamza e Mziut te Zi.

      DIKUSH-et drejtojne kete vend, ata te vrasin diten per diell, te qajne naten me hene, te thurin lavde pak para kremimit tend te urdheruar nga shalabageja Ermelinda Germenji.

      Marionetat e Keshillit Mbykqyres, te huazuar nga ateliete e Teatrit te Kukullave, levizin me nje ritem, pergjigjen me nje goje, aprovojne urdherat e DIKUSH-eve dyfish te perkulur, shohin e nuk veshtrojne, degjojne e shndrohen ne shurdhe.
      Nje gje ama dijne ta bejne symbyllur, vjeljen e perfitimeve perrallore pa luajtur te prapmet.

      Braçe mistreci i Beratit si asnjehere me pare ka te drejte, i gjithe Keshilli eshte i perfshire ne kete krim monstruoz, jo aq per vjedhjet e aprovuara keqedashesisht e ashiqare te hajduteve brekethasore, sa per lejimin dhe aprovimin e politikave monetare te Bankes se … Shqiptareve.

      Leku fiton pike ndaj dollarit dhe euros – shkruan nje analiste ne DITA, pa u thelluar sado pak ne shkaqet qe sjellin nje forcim te tille qellimisht te droguar, me urdherat e DIKUSH-eve.

      Dhe nuk do vonojne te ndihen ne lekuren tashme te thare te banoreve fatkeqe te ketij vendi pasojat katastrofike, me uljen drastike te eksporteve tona, rritjen e importeve dhe ajo qe DIKUSH-et prisnin me kohe, shitjen e qindra mijera ndertimeve qe kane bere pak me leje e shume pa leje, para se urrejtja popullore t’jua lere asin ne duar.
      Ne fund te fundit per kete punon Keshilli Mbikqyres, per te pasuruar gangsteret e veshur me pushtet, DIKUSH-et.

      Mbase edhe nuk e kane idene se ruajtja e nivelit te shkembimit te lekut me monedhat e huaja, pse jo edhe nje zhvleftesim i programuar i tij sjellin prosperitet ne ekonomine e shqiptare-prodhuesve te te mirave materiale.

      Mbase mungojne kartmonedhat e reja per tu hedhur ne tregun valutor, nga lehtesimi qe i beri arkes se thesarit gangsteri Fullani ne vite.

      Me siguri urdherin e DIKUSH-eve ja percolli Edi AuNirthte Rames, gjashte dite pas skandalit ne takimin gazmor te se njejtes dite kur menjehere “shkriu” lidhjet dipllomatike me kater vende, ku perfundonin parate e vjedhura te shqiptareve, mes tyre nje vend aleat te NATO-s – Portugaline dhe nje vend ballkanik – Bosnjen !

      Ndaj Fullani pyet i çuditur “pse jam ketu i arrestuar”, ndaj Maks Velua zbulon pisllekun e tij trupor dhe shpirteror duke flakur tutje velon qe e mbulonte, ndaj Edi AuNirthte Rama e ka marre me te shtruar, me nge, vallen shamilart te napolonit te Senes.

      DIKUSH-et po kerkojne nje zgjidhje, DIKUSH-et urdherojne heshtjen ediramore.

  2. lira says:

    Edhe ky qe iku nuk ishte nga rradhet e politikes por e beri gjemen… bashke me te tjeret qe i dolen krah, kuptohet.
    Kushedi sa para qarkullojne keta rrufjane, qe nuk u ben pershtypje ajo qe ndodhi ne banke!

  3. Mihallaq Furxhi says:

    Per mendimin tim ne radhe te pare nepermjet organeve kompetente te sistemit gjyqesor te arihet deri ne renje vjedhja e Bankes se Shqiperise dhe te dalin te personat e implikuar ne te direkt apo indirekt,po ashtu zgjedhja e nje specialist profesionalisht te afte,etik dhe atdhetar qe te mbroje dhe mos cenoje aspak mundin,djersen dhe kursimet monetare te Shqiptareve apo kujtdo qe depoziton ne ate banke eshte po ashtu po aq i rendesishem.

    Mihallaq Furxhi
    Oakland Community College
    Michigan USA

  4. agron says:

    PER MUA PAS VRASJES SE SANTOS, KLANI I BERISHES I CILI KONTROLLON PRESIDENTIN, KESHILLIN E LARTE TE DREJTESISE DHE GJYKATAT E COI NE BURG FULLANIN VETEM PER TI BERE TE DITUR QE DUHET TE MBYLLE GOJEN PER ATO QE DI (DHE PER TE CILAT U VRA SANTO)! PO I TREGOJNE QE MUND TA KALBIN NE BURG NESE DUAN!
    KJO NUK ESHTE VEPER E EDI RAMES, KJO NUK ESHTE HETIM I PAVARUR I PROKURORISE! KJO ESHTE MAFIA QE PO MBYLL GOJEN E DESHMITAREVE PER TRANSAKSIONET E ZEZA TE FAMILJES BERISHA! NESE EDI RAMA E DI KETE DHE NUK VEPRON JAZEK I QOFTE!

  5. Dashamiri says:

    Mjegullnaje e madhe per çeshtjen Fullani. Komenti i Agron me duket teper interesant. Te vertetat mund ti zbulonte vetem nje drejtesi e pavarur.Kur do te arrihet ajo ????

  6. Adel says:

    Ky eshte fiks cun tirone nga ata te vertetet! Mos me thoni qe do ka piketu Rudina Seserin per guvernator te bankes

    1. elona says:

      Qe do jete nje nga keta kaqolet qe vijne nga jashte,dhe s’e kane haberin si funksionon puna me Instituciine,nuk diskutohet.Si puna e Sekretarit te Pergjithshem te KM.

  7. Liridon says:

    Keshillat e te perzierve ne aferen e BSH keshillon mos ta politizojme ne nje kohe qe i bejne presion hapur sistemit drejtesise qe te paguarit per te MBIKQYRUR ne BSH,qenkan sic e gjykojne politikanet.U bene vite qe nderkombetaret po na keshillojne Kultura e ndeshkueshmerise eshte ne nivelin zero.

  8. enter says:

    La Piovraaaaaaaaaaaaaaaaaa
    La Piovraaaaaaaaaaaaaaaaaa

    Tano Carridiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  9. boko says:

    Pershtypja e pare qe me vjen ndermend eshte …a eshte ky Edi Rama qe ishte Kryetar i opozites apo eshte nje Edi Rama tjeter…????!!!!
    Po si more zoteri belbezon keshtu tani?
    Fushata jote elektorale a quhej Rilindje dhe apo lufte per karrigen e K/ministrit….?
    Thuaja troc njerzve a lind rilindja jote apo ka vdekur pa lindur ende….?
    Qe te mos harrxhojme me tej kohen duke u marre me ty dhe te te themi ta gezosh karrigen edhe ti si te tjeret para teje…!
    Nuk po te kerkon njeri te besh si paraardhesi yt qe te ndertosh shtet te familjes (biologjike apo politike) por po te kerkon te besh shtetin e qytetareve qe mbron e prosperon interesat e tyre.
    Ne opozite dhe fushate rrihje gjoksin qe do beje qilizme ne piramiden shteterore dhe do ndryshoje sistemin se eshte ai qe i prish njerzit dhe jo njerzit ate…!!!????
    Kesaj i thone te besh kaligrafi ne bythe te mizes(nuk besoj se ofendohesh pasi ben pjese ne fjalorin tend).
    Po si mund te besh ti nje sistem te ri kur ti je bere njesh me keta njerez qe jane shtyllat e sitemit te kalbur qe premtove t`a permbysje dhe je konformuar plotesisht me kete sistem???
    Si do besh drejtesi ti kur operon me nje aparat drejtesie teresisht te korruptuar? Dhe thua qe te leme drejtesine te beje punen e vete te pavarur???
    Cfare ka ndodhur me ty, mos nuk je me kryetari i maxhorances por vetem k/minister? te ka ikur guximi, je trembur apo deklaratat e fushates ishin si ato te qoftelargut qe kur e pyeten njehere perse nuk procedon kundrejt korrupsionit te Nanos u pergjegj textualisht:
    “…ne fushat lejohen edhe genjeshterat”…!!!!
    Ke frike se mos te thone qe po prek institucionet e pavarura…? Nga kush nga qoftelargu apo buratini i tij apo nd/kombetaret…?
    Ti e di perse deshtoi Noli qe ti e ke aq shume per zemer. E ti nuk po be as te 100-ten qe beri ai.
    Derrit nuk i thuahet daje o Edi Rama!
    Demi kapet per brirresh dhe jo per bishti o Kryetar i RILINDJES!!!!!!!!!!!

  10. vesel llapa says:

    Do ju boj ni propozim zoti Rama.Guvernator ne ven Fullanit muni me vu Sadik Llullen si asht ma hajdut se aj. Ka 3 fakultete,hajdut,spiun e jurist.

  11. Eri says:

    Bravo Edi Rama. Mgjs per mua ver Cac Angjelin guvernator dhe fle rehat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje