Raporti për SHISH konstaton disa shkelje, por nuk kërkohet shkarkimi i Visho Ajazit

17 Shtator 2014, 14:39Politika TEMA

Komisioni parlamentar i Sigurisë ka miratuar vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës raportin për Shërbimin Informativ Shtetëror , i cili u paraqit nga deputetët Xhemal Qefalia, Piro Lutaj dhe Pjerin Ndreu.

Tre deputetët socialistë ishin pjesë e grupit të Kontrollit në zyrat e SHISH, ndërsa dy deputetë të opozitës nuk iu bashkuan kontrollit të ngritur nga Komisioni i Sigurisë.

Burime nga Komisioni bëjnë të ditur se grupi i kontrollit ka konkluduar në gjetjen e emërimeve në kundërshtim me ligjin mbi të cilin bazohet funksionimi dhe organizimi i SHISH. Gjithashtu konfirmohet si shkelje mjaft e rëndë gjetja e një shkresë , e cila iu është shpërndarë drejtorive të SHISH në rrethe, ku udhëzohet përgjimi i drejtuesve të policisë.

Në raport theksohet se “në Shërbimin Informativ Shtetëror, gjatë funksionit të kryerjes së detyrave ka mungesa dhe shkelje të ligjeve bazë dhe akteve normative”.

Po ashtu në raport thuhet se në veprimtarinë e këtij institucioni janë vërejtur tendenca për kontrollin e institucioneve të tjera, duke çuar kështu në mbivlerësimin e SHISH dhe shkeljen e ligjit.

Nuk dihet nëse ky raport do ti paraqitet Kuvendit apo Konferencës së Kryetarëve dhe nëse nga mazhoranca do të ndërmerren hapa të tjerë në drejtim të ndryshimit të ligjit për SHISH apo drejtimit të shërbimit sekret shqiptar.

Por, burime nga grupi i kontrollit thonë se në raport nuk kërkohet shkarkimi i Visho Ajazit.

4 komente në “Raporti për SHISH konstaton disa shkelje, por nuk kërkohet shkarkimi i Visho Ajazit”

  1. . says:

    *************************************************************************************************

    Parimisht dhe ligjerisht,

    kur ka “shkelje” nuk eshte bere puna, pra duhet larguar Ky dhe nje tjeter duhet vendosur qe te eci puna.

    *************************************************************************************************

  2. kingcobra says:

    Nuk ka lindur akoma ai socialist qe te kete guxim te preke cubat e Sales.

  3. Fatkeqsi says:

    Tere puna ishte qe Spartak Braho te kishte akses ne SHISH.

    Sic duket “PROKURORI I PERJESTSHEM”, sic e quan Ilir Meta, “engjellin” e tij mbrojtes Brahon, nuk ka gjetur rregjistrime kompromentuese per te, vec atyre te njohura boterisht. Jane fshehur apo zhdukur, kjo eshte ceshtja? Keshtu qe Spartaku e beri detyren karshi Ilirit. SHISH te vazhdoje normalisht.

  4. Kris 1 says:

    Nuk I prek Xha Brahua hallatet e Saliut me ato hallate u mburren per 8 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje