INTERVISTA/ Tahiri për Kuliçajn: Bënte gangsterin e biznes privat në polici

24 Shtator 2014, 09:25Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi se kishte pasur një numër informacionesh, por rrezik real për jetën e Papa Franceskut nuk kishte.

Ka pasur një fluks informacionesh për persona që potencialisht mund të ktheheshin në rrezik. Policia ka marrë masat”, tha Tahiri duke vënë theksin në luftën kundër terrorizmit, në emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora News.

Ilva Tare: Do ta nisja me pamjet që ka vënë Prokuroria, në dispozicion të medias dhe publikut, të dhunës së ushtruar ndaj deputetit të PD-së Gent Strazimiri në 10 korrik në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Ju sot jeni takuar gjatë ditës me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla?

Saimir Tahiri: Ishte një takim pune dhe unë do të doja ta zhvishja nga mistika gazetareske që zakonisht vishet në këto takime. Janë takime të shpeshta mes meje dhe Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe drejtues të tjerë të institucioneve, për të vënë përpara axhendën e punës së përbashkët lidhur me luftën kundër krimit. Rrallë ndodh që në këto takime të bisedojmë për çështje specifike, emra specifikë apo procedime penale specifike, sepse është e tillë puna që nuk na lidh me këto gjëra.

Ilva Tare: Dhe nuk keni diskutuar sot për çështjen e deputetëve që u ngrit akuza?

Saimir Tahiri: Unë nuk besoj që ju do mirëprisnit që unë të kisha diskutuar me Prokurorin e Përgjithshëm për këtë çështje.

Ilva Tare: Policia ekzekuton urdhrat e policisë…

Saimir Tahiri: Por jo Ministri, ndaj them që unë besoj se ju nuk do të donit që të takohesha unë me Prokurorin e Përgjithshëm për të vendosur apo për të marrë shqyrtimin nëse duhen proceduar X zyrtarë apo deputetë.

Ilva Tare: Besoj se dijeni keni kur merren operacione të tilla?

Saimir Tahiri: Makineria duhet të funksionojë, sistemi duhet të funksionojë, prandaj në opinionin tim të tilla takime nuk duhen mbivlerësuar të paktën mbi ngjarjet e ditës.

Arrestimi i Fullanit, e mësova kur kërkesa u paraqit në Polici 

Ilva Tare: Dakord. Më lejoni të mbetemi në një takim që e ka bërë publik kryeministri, ose një informacion që ju e keni informuar për arrestimin e Fullanit. Kur e keni marrë vesh që ai do të arrestohej?

Saimir Tahiri: Unë e kam marrë vesh kur u paraqit në Policinë e Shtetit.

Ilva Tare: Dhe është procedurë normale që të njoftohet Kryeministri?

Saimir Tahiri: Po patjetër, bëhej fjalë për Guvernatorin e Republikës së Shqipërisë, është e detyrueshme që ekzekutimi i një vendimi të tillë, me kërkesë të prokurorisë dhe vendim gjykate nga Policia e Shtetit, ka pasoja dhe në jetën publike dhe institucionale të vendit dhe është minimum që të tilla vendime që kanë efekte të rëndësishme të komunikohen dhe të bashkërendohen edhe me Ministrinë e Brendshme edhe me Kryeministrin edhe me kreun e Parlamentit edhe me Presidentin.

Videoja e arrestimit të Fullanit, amatore

Ilva Tare: Pra nuk ishte rastësi një video që ka regjistruar momentin e arrestimit të zotit Fullani?

Saimir Tahiri: Në ç’kuptim?

Ilva Tare: Që është filmuar momenti, pasi e kanë ditur shumë pak, forcat e policisë që po e ekzekutonin atë urdhër arresti dhe ju pak zyrtarë të shtetit.

Saimir Tahiri: Edhe unë e kam parë, është një video amatore. Edhe unë nuk e di, por duhet të pyesni atë që ka pasur celularin në dorë.

Vizita e Atit të Shenjtë dhe takimi me të

Ilva Tare: Të kthehemi pak te takimi me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, sepse ju buzëqeshët kur ne aluduam se suksesi, apo lufta që ka bërë policia për narkotrafikun në Shqipëri, ndoshta ju ka siguruar dhe atë takim. Në fakt çfarë biseduat në atë takim?

Saimir Tahiri: Ishte një ditë historike për vendin dhe qytetarët dhe në këtë kuadër unë jam krenar që ndonëse stresi ishte më i shtuar sesa i njerëzve për shkak të përgjegjësisë që kishim për sigurinë, përsëri unë mendoj që dhamë një shembull sesi harmonia dhe paqja në këtë vend vlen më shumë sesa çdo hije gri që ka mbetur mbi Republikën e Shqipërisë apo qytetarëve të vendit. U përpoqëm shumë, policia, garda për garantimin që gjithçka të shkonte mirë dhe të mos kishte probleme, në mënyrë që në këtë pasqyrë unike drejt botës mos kishim asnjë element që mund të cënonte sadopak atë ditë dhe unë besoj se ja arritëm. Prandaj do doja të falenderoja qytetarët që na ndihmuan që të bënim detyrën për të garantuar këtë eveniment historic për vendin.

Unë u prita nga Papa në një takim që unë pata mundësi ti tregoja për atë që ne kemi bërë me luftën kundër lëndëve narkotike, madje dy tre fjalimet e fundit kane qenë të dedikuara për këtë çështja. Ndaj ishte rastësi që edhe ne ti tregonim punën që kemi bërë dhe ndihem me fat që morëm shtysën nxitjen e Atit të Shenjtë për të vazhduar me tej luftën që kemi nisur kundër drogës, që siç e tha në takim për të shpëtuar fëmijët e botës nga droga.

Kercenimi i jetes së Papa Franceskut?  Kishim informacione, por rrezik real s’kishte

Ilva Tare: Është e vërtetë që informacionet që kanë qenë në media, që ka pasur një alarm që kërcënohej jeta e Papa Franceskut në Tiranë?

Saimir Tahiri: Në kuadrin e mbledhjes së informacionit është detyra jonë të vlerësojmë cdo burim informative tonin, të shërbimit dhe të agjencive partnere pavarësisht periferisë. Për ne vlen edhe sikur të jetë 100% i vërtetë dhe i tillë duhet konsideruar për të marrë masat.

Ilva Tare: Pra kishte një informacion të tillë, nga disa shërbime apo…?

Saimir Tahiri: Nuk e thashë këtë, unë thashë që është detyrë e policisë që të marrë cdo informacion nga cdo shërbim.

Ilva Tare: A ka pasur informacion që paralajmëronte për një kërcënim të tillë?

Saimir Tahiri: Ka pasur një fluks informacionesh për persona që potencialisht mund të ktheheshin në rrezik. Policia ka marrë masat. Jo vetëm siguria e ngushtë e Atit të Shenjtë që ishte e garantuar, madje 5 oficerë të Gardës ishin personalisht të angazhuar me ruajtjen fizike të Atit të Shenjtë, por edhe masat e sigurisë në të gjithë vendin ishin të angazhuara. Dua të them që ky është operacioni më i mad hi policisë për të garantuar rendin dhe qetësinë në një ditë të tillë.

Terrorizmi? Tahiri: Kemi një situatë të veçantë që meriton vëmendje të veçantë

Ilva Tare: Vizita ka kaluar, a mund ta themi sot se ka pasur një rrezik real?

Saimir Tahiri: Në të vërtetë ka një përpjekje tonën dhe të agjencive partnere për të intesifikuar luftën kundër terrorizmit. Ju e dini që edhe në Shqipëri edhe në rajon, situata nuk është rozë, madje do shtoja që cështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin, kemi një situatë të veçantë që meriton një vëmendje të veçantë. Kjo është parë edhe në operacionet e Policisë së Shtetit në arrestimet e janarit të disa imamëve dhe përfaqësues të besimeve fetare dhe shkëmbimi i informacioneve që kemi për luftëtarët që luftojnë një luftë që nuk është e vendit tonë, përfshirë këtu edhe masat që kemi ndërmarrë për ndryshimin e kodit e penal për ta konsideruar këtë si vepër terroriste, përfshirë dhe masat që kemi marrë për tju përgjigjur sfidës tonë, rajonale dhe globale. Ky është kuadri që shpesh abuzojnë edhe me vizitën e Papës. Kishte një numër inforacionesh që na bënin të  konsolidonim mirë masat. Por rrezik real për jetën e Papës nuk kishte.

Ilva Tare:  Ju i keni mbajtur nën vrojtim, kanë qenë 300 të tillë?

Saimir Tahiri: Unë nuk mund të flas me numër. Kemi mbajtur nën mbikqyrje disa persona, kemi ndaluar hyrjen në Shqipëri të disa të tjerëve. Këto masa kanë filluar disa muaj më parë.

Tahiri: Nuk ka rrezik real për sulme, por IS është shqetësim në rritje

Ilva Tare:  Ministri Tahiri! A ka një rrezik real të luftëtarëve të mundshëm të Shtetit Islamik, që mund të kenë të afërm apo qoftë dhe pjesëtarë të familjes në këtë luftë, për sulme të mundshme në vendin tonë?

Saimir Tahiri: Nuk ka një rrezik real nga pikëpamja e veprimeve të dhunshme me të tillë rezultat. Por që sigurisht është një shqetësim në rritje.

Ilva Tare:  Për shkak të përmasave apo të agresivitetit të personave?

Saimir Tahiri: Unë do të doja të isha i kujdesshëm, sepse është një çështje që edhe për nga natyra, edhe për nga sensiviteti, por edhe për nga dimensioni kriminal,është një çështje që nuk mund të ndahet lehtësisht me publikun por, që ka vend për të bërë më shumë , të gjithë bashkë, kjo është e sigurtë. Nuk është vetëm çështje policore, lufta kundër terrorizmit. Është çështje që ka të bëjë me edukimin, si dhe pjesa tjetër e kriminalitetit, patjetër, por në këtë rast, çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin, veçanërisht terrorizmin e dhunshëm, detyrimisht duhet të përfshijnë një sërë institucionesh dhe mekanizmash preventivë sanksionues për të pasur rezultat real. Kam përshtypjen që në mungesë të të një sistemi vlerash të konsoliduar, në mungesë të një sistemi parandalues, shoqëror apo komunitar, në mungesë të një sistemi të konsoliduar arsimor, jo të rralla kanë qënë rastet kur ndër të rinj është kthyer në tendencë përkatësia në frymën e aktiviteteve në dukje fetare, por që nuk janë të tilla, por janë terroriste. Ndaj është shumë e nevojshme që të jemi të gjithë të vëmendshëm për të parandaluar, por edhe për të mos lejuar që shoqëria të dëmtohet thellë nga këto çështje. Kam kërkuar vazhdimisht ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë. Shumë shpejt në Policinë e Shtetit do të bëhet efektive një strukturë e shtuar vetëm për veprat që kanë të bëjnë me terrorizmin, pikërisht për këtë shkak, për t’iu përgjigjur domosdoshmërisë që ta adresojmë që në themel këtë çështje. E përsëris, kjo në të gjitha rastet nuk mbetet vetëm çështje policore.

Tahiri: Kapacitetet për t’u përballur me terrorizmin janë të kufizuara

Ilva Tare:  A i ka kapacitetet, sot që po e diskutojmë, Policia e Shtetit, për t’u përballur?

Saimir Tahiri:  Janë të kufizuara. Gjithsesi, me ndihmën e partnerëve ne i përgjigjemi shumë mirë dhe sfidave që kanë të bëjnë me çështje që lidhen me terrorizmin.

Ilva Tare:Partnerët kontribuojnë me informacion apo në mënyra të tjera?

Saimir Tahiri: Çfarë konsideroni me mënyra të tjera?

Ilva Tare: Ndihmë logjistike, financiare…

Saimir Tahiri: Jemi duke punuar për të gjitha.në këtë nivel jemi vetëm tek informacioni. Shkëmbejmë infomacion, marrim, japim informacion për njerëz që dyshohen dhe pastaj ka pasur raste që janë arrestuar për vepra që kanë të bëjnë me terrorizmin në Republikën e Shqipërisë por edhe jashtë Republikës së Shqipërisë.

Ilva Tare: Kur kërkoni bashkëpunim me të gjithë, që të kontribuojnë, kujt i drejtoheni konkretisht?

Saimir Tahiri: Edhe ju!

Ilva Tare:…Shoqërisë civile? Medias? Prindërve?

Saimir Tahiri: Edhe ju!

Ilva Tare:.. ..Institucioneve të shtetit?

Saimir Tahiri: Është një pyetje që merr më shumë sesa koha e emisionit për t’u shpjeguar…

Ilva Tare:..  Nuk e kemi aq shumë kohë në dispozicion.

Saimir Tahiri: E kuptoj, por do të shtrëngohem që të jap një përgjigje fare të shkurtër. Unë kam përshtypjen se nuk i kemi bërë asnjë nder vetes duke drejtuar gishtin tek Policia e Shtetit për gjithçka në ndodh në këtë vend.

Ilva Tare: E përfshinit edhe veten tuaj kur keni qënë në opozitë? Kur ka qënë Partia Socialiste dhe sulmonte për çdo gjë që ndodhte, Policinë e Shtetit?

Saimir Tahiri: Jo, nuk është kështu. Mund t’i referoheni shembujve konkretë.

Ilva Tare: Si është? Nuk është sulmuar nga opozita e atëhershme, sot mazhorancë, Policia e Shtetit?

Saimir Tahiri: Nuk ka nevojë të ma përsërisni pyetjen, se unë e kuptoj. Mjafton të më lini të bëj përgjigjen time.

Ilva Tare: Patjetër.

Saimir Tahiri: Nuk është kështu dhe mjafton t’i referoheni arkivës historike të emisionit tuaj apo të edicionit të lajmeve dhe do ta shihni që Partia Socialiste në opozitë nuk është marrë me qarje publike të ngjarjeve kriminale që ndodhnin gjatë ditëve, por është marrë me fenomene që e sëmurën” Policinë e Shtetit dhe e sollën deri në ditën që ne e gjetëm. Por, për t’u kthyer tek përgjigja që po bëja më parë, nuk i kemi bërë asnjë nder shoqërisë dhe as vetes duke drejtuar gishtin tek Policia e Shtetit, përkundrazi, kam frikë se kemi “squllur” nerving e shoqërisë apo nerving qytetar të të kontribuarit kolektivisht për të ndërtuar siguri. Mjafton t’ju them që numri i telefonatave në Policinë e Shtetit gjatë kësaj kohe është më shumë se dyfishuar për të kuptuar sa i rëndësishëm është besimi tek Policia e Shtetit dhe platform për të shkëmbyer informacion ndërmjet qytetarëve dhe Policisë, sepse vetëm kjo është mënyra për të luftuar kriminalitetin.

Ilva Tare: Ju po thoni se tani qytetarët kanë më shumë besim tek Policia, vetëm se marrin më shumë në telefon?

Saimir Tahiri:  Sigurisht që po. Ka dhe të tjera, por ju mora vetëm një shembull. Para dy ditësh ndodhi një ngjarje në një shkollë në Vlorë, që është një ngjarje e rëndë. E pakuptueshme edhe për mua sesi një fëmijë mund të hyjë në shkollë i armatosur, sesi mund të futet në klasë i armatosur…

Tahiri per Agron Kuliçaj: Bënte gangsterin e biznes privat në polici

Ilva Tare: Në konsideratën tuaj si politike, si ministër, si ekspertë çfarë konsiderate sepse flasim edhe për punonjës të policisë të cilët ishin trajnuar me paratë e partnerëve ndërkombëtarë të cilet e gjetën veten në rrugë, dhe partnerët janë të shqetësuar për këta që kanë paguar, trajnuar dhe një ditë të bukur këta janë në rrugë.

Saimir Tahiri:  Investim i gabuar, sepse të trajnosh Agron Kuliçin për mua është zero, kështu që nuk kam çfarë të them, quhet investim që del bosh, quhet si të vesh një skedinë dhe nuk fitove, cfarë do të thotë kjo? Duhet ta mbajë Policia e Shtetit se është trajnuar? Jo, është trajnuar dhe për jetën personale shumë mirë, por eshtë investim zero, sepse nuk bëntë biznesin e shtetit, bënte biznesin privat në polici.

23 komente në “INTERVISTA/ Tahiri për Kuliçajn: Bënte gangsterin e biznes privat në polici”

  1. elio says:

    Me duket pak si arrogant ky toci… Duhet te kuptoje qe esht enjeri politik dhe duhet qe publikut ti jape llogari ne menyre te kuptueshme dhe jo te beje misteriozin…kot…

    1. cani says:

      Kush se njeh Kulicajn, ate zagar qe bente terror ne Tirane

      1. Agroni says:

        Ai Kulicaj, eshte vertete nje kriminel qe duhet te laje hesapet me drejtesine.. Ai ka qene nje nga me pisat e qytetit qe bente ci donte qejfi

        1. EDEN says:

          Bravo Saimir.. AShtu te lumte bjeri e thuaj te verteten.. Ai qen eshte per te vrare

          1. Zllatan says:

            NAmin ka bere ky qen.. VAreni ne mur

            1. Eltoni says:

              Kulicaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaj , biri kuuuuuuuuuuuuuuuurvesssssssssssssssss

      2. ALpini says:

        Kur flet si i forte ky Tahiri te vijne zorret me dal.
        Ky spurdhjak po flet si i forte e harron qyqari se e terhoqen zvarre ne mes te Tiranes megjithe mandatin e deputetit ne xhep.
        Karriga apo posti jane te perkohshem dhe ka njerez qe ti qijne robt dhe kur je ne post po ketij trongulli ka me ju nxi jeta e kane per ta qi ne bythe njerezit qe ka sulmuar kur ishte me post .

        1. grereza says:

          Nga IP adresa jote del qe ti AlPini je Kulici dora vete.

          Po sa njeri i ndyre dhe kriminel qe je o burre, te nxjerr goja vetem kermesira! E mban mend ate filmin “Dhe vjen nje dite” besoj, nese jo, shikoje se ndofta te ben mire.

        2. iliri says:

          Ju ka kaluar koha atyre qe terhiqnin zvarr,juve vetem burgjet ju presin.

      3. alieni- says:

        cani-je hajne si meta e cani i arit-bobo baben hajn ilaqesh e vete perdore droge-keshtu tha doqi i rames .kriminel te lindur.

    2. papa says:

      shko mor pirdhu,ju ka ardh hak mbas kelyshave te sales..

    3. hana says:

      Mendjemadh i ziu Kulicaj kush e di se cmund ti dukej vetja qe mbante ate uniforme dhe kujtonte se ishte zot mbi gjithcka.

  2. artani says:

    po doktor berisha e dinte qe bente biznesin privat ky pirat apo jo?

  3. Qoti says:

    Te investosh per Kulicin eshte njesoj si te vendosesh nje skedine edhe te mos fitosh http://bit.do/Beautiful-day

  4. EKSTREMISTI I DJATHTE says:

    Llafollog bulevardi… Kjo I shkon per shtat Tahirit. Nese Kulicaj bente biznes privat, dhe nese kjo perben veper penale, duhet kallzuar ne prokurori. Kjo eshte e vetmja menyre me te cilen shprehet nje zyrtar I shtetit. Te tjerat jane fjale boshe. Aq me teper qe Tahiri personalisht ka konflikt interesi me Kulicajn, pasi dihet boterisht se i ka arrestuar te atin per kontrabande ilacesh. Padyshim ka nje doze te mire inati personal ne ato qe thote.

  5. mira says:

    Por Kulicaj eshte Kulicaj dhe nuk perfaqson te gjithe ata oficere karriere dhe te ndershem ne punen e tyre qe ju personalisht i hodhet ne ruge

  6. Pellazg 100% says:

    Gabim Z. Tahiri, ai vetëm çiftelisë i binte, për punët ishte Sala.

  7. Siguria says:

    Pse Kulicaj i perfaqeson te gjithe ata punonjes policie te liruar?!Kjo deklarate eshte shume bajate dhe fyese si per ata qe jane hedhur ne rruge si dhe per ata qe kane investuar per ta nder vite.Mos i duket vetja i pagabueshem ministrit ata qe kane mendje ne koke dhe llogjike te shendoshe i bejne analizat dhe diferencimet mes lirimeve dhe emerimeve.Vertet ka patur jo per ti hequr nga policia po dhe per ti futur ne burg,por jo te quash te rilindur policine me 60 vjecare qe u ka mbetur ora ne vitet 70.

  8. Askushi says:

    Sa acaruese eshtr kjo Ilva me menyren si i ben pyetjet! Keto sikur jane kriminele mor zot, vetem t’i dalin kunder shteyit, dhe kujt, policise! Ne tere boten policia mbeshtetet nga media dhe komuniteti per punen kunder krimit, me Shqiperi gazetaret kane kunja! Pfff.

    1. grereza says:

      C’pret te dije me teper nje nuse partizone e PD-se!

  9. Moli says:

    Keta e ‘bejne dobicin dhe ta lene ne dere” dhe ky eshte kopilik I dyfishte. Te gjithe e mbajme mend se cfare bente ky qepa mashkull kur ishte ne opozite me policine dhe mire bente, tani thote hap arshivat. Fajin e kane gazetaret qe pyetjet e tyre nuk I shoqerojne me pamje filmike te arshivave dhe keshtu tu mbyllin gojen ketyre mashtruesve qe tallin topet me popullin. Te me fale Bamir Topi por nuk e kam me te kete radhe, e kam fjalen per tope te tjera .

  10. Papa Jani says:

    bravo z. Tahiri, interviste e shkelqyer e me nivel

    1. cerri skizofren says:

      Kujdes Papa Jani se mos na prishesh ne breke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje