Publikon një shkrim që Turqia po financon radikalizmin në Kosovë, kërcënohet me jetë Alma Lama

2 Tetor 2014, 11:28Rajoni TEMA

Deputetja e LDK në Kosovë, Alma Lama, ka marrë një kërcënim me vrasje.

Kërcënimi i saj është bërë në rrjetin social Facebook nga ana e një komentuesi, pas publikimit të artikullit në Indexonline, që qeveria turke po e financon radikalizmin islam në Kosovë.

Në një intervistë telefonike për Ora News, deputetja Lama thotë se nuk është hera e parë që është kërcënuar, dhe sipas saj, kërcënimi është bërë në mënyrë që ajo të mos flasë në lidhje me këtë çështje.

Janë nga ato kërcënimet e shumta që unë kam marrë prej një viti, që kur e kam ngritur zërin kundër depërtimit të radikalizmit islamik në Kosovë. Këtë kërcënim e kam denoncuar në polici dhe kam kërkuar nga organet e rendit që të merren me të sepse jemi në një situatë që kushdo që fle,t gjendet nën sulmin e njerëzve që ose janë të inkriminuar ose janë trushpëlarë. Në fakt në këtë rast është kjo e dyta, ku njerëëz të cilët nuk i kuptojnë proceset, por që janë pjese të kësaj ideologjie, me dashje apo padashje marrin përsipër që të kërcënojnë këdo që flet kundër kësaj rryme. Kohët e fundit policia ka marrë aksione, dhe ka arrestuar 70 persona mes tyre edhe imamë radikalë të cilët janë ata burimi i frymëzimit dhe indicjes së kësaj ideologjie. Unë kam pasur kërcënime vazhdimisht, herë publike dhe hërë jo publike, qëllimi ka qëne zmbrapsja që unë mos flas për këto çështje, por unë i jam drejtuar policisë që ata persona te hetohen”, u shpreh Lama.

Deputetja e Kosovës ka deklaruar se është ndier e rrezikuar, madje ajo ka kërkuar edhe mbrojtje në polici. Pavarësisht kësaj, Lama shprehet e bindur se nuk do të heshtë në lidhje me këtë fenomen.

Unë shpesh jam rrezikuar dhe kam kërkuar mbrojtjen e policisë, por kjo nuk do të thotë që unë duhet të hesht për shkak të frikës, sepse në fakt është kjo se çfarë kërkojnë kush do që e ngre zerin të heshtë, dhe ata të vazhdojnë punën e tyre pa u penguar nga askush.

12 komente në “Publikon një shkrim që Turqia po financon radikalizmin në Kosovë, kërcënohet me jetë Alma Lama”

  1. mono says:

    Garipa me femra…

  2. Kico korofillaku says:

    kjo dihej, por hera e pare qe nje politikan del hapur.
    Kosova po krimbet nga radikalizmi muzulman, Shqipteria po krimbet nga radikalizmi muzulman dhe ai greko-orthodhoks.
    Me interesantja eshte se qeverite e ketyre shteteve as nuk e rruajne fare

    1. Dardha says:

      Ju ngeli mendja tek Greqia. Ku e shikon ti radikalizimin ortodoks? Ka pare ndonje klerik ortodoks ne Shqiperi ti te shaje e kercenoje grate, te flase per lufte te shenjte, te shaje besimet e tjera fetare? Perkundrazi. Kisha Ortodokse flet vetem per paqe. Ortodoksit shikojne punen e tyre, por sulmohen nga te tjeret. E po kur sulmohet sigurisht qe do te mbrohen. Por ne mbrojtjen e tyre nuk ka urrejtje, por paqe dhe argumenta. Dhe Kisha kete mbrotje nuk e ben thjesht per vete apo per te denigruar ata qe e sulmojne. Por e ben qe njerezit te mesojne te verteten dhe te mos jetojne me genjeshtra.

      Radikalizim ortodoks!!! Hej pike e zeze! Nuk dini cfare thoni. Keta ju thone “ja ku eshte ujku”, kurse ju kerkoni gjurmet e qengjit.

  3. shpetimi says:

    Kam ndjekur disa here qendrimet e deputetes Alma Lame kundra radikalizimit fetar mysliman ne Kosove.Shume here ajo eshte ndodhur e vetme ndaj kercenimeve dhe shantazheve te bere nga segmente radikale, dhe shteti Kosoves nuk eshte ndjere sikur ky fenomen nuk ekziston.

    Ata “burrat” e Kosoves duhet te mesojne nga kjo zonje,dhe te vene trurin ne levizje i cili duket qe nuk i funksionon.

  4. pailot says:

    mos lini njerezit e leshte dhe me lesh ata neadertalet te ju gjunjezojne

  5. F.K says:

    Mbas xhamive ne maqedoni,rradhen e ka kosova dhe pervec kesaj gruaje te vetmuar pjesa tjeter hesht,kesaj i thuhet veteshker,,,,,,,im,nga e njejta fe qe praktikon,islami ka zhdukur popuj e civilizime e jo me kosoven

  6. landi says:

    kjo zonja

    ishte zeri i vetem ne kosove kunder callmaxhinjve qe denigronin heronjte kombetare shqiptare !!!!!!!

    kjo zonje

    e vuri para ate deputetin me mjeker

    kjo zonje eshte vertet shqiptare kjo eshte nga ata njerez qe me detyrojne te medoj se fara shqiptare nuk qenka zhdukur teresisht ne kosove.

  7. asdreni says:

    Kjo vajze per gjithe kohen e ka merituar te quhet BURNESHE dhe ka hyre ne histori,kurse burrat ne Kosove dallohen vec nga gjinija,mbasi ne fakt shumica e tyre jane disa zvaranike te percudnuar te Anadollit dhe injorances se thelle.

  8. Shekullari says:

    Duhet t’i japim zonjes Lama nje përkrahje të fuqishme , si nje femër me të vërtetë e emancipuar! Për dijeni , znj. Lama është nga Fushë-Kruja dhe jo nga Kosova !

    1. Anti kinez says:

      Atehere kjo shpjegon gjithcka

  9. frank says:

    Fatkeqesisht e vetmja gje shqiptare ne kosove eshte ambasada jone.te tjerat jane turli made in usa ,kosova u krijua qe te perdoret si mashe ne luften,rusi-usa apo,evrope-islam.banoret jane me bindje dhe ndjenja islamike dhe toka eshte e vjedhur nga serbet.this is reality.kosovaret kurre nuk kane qenur shqiptare,por kane qenur shqipfoles ne perandorine osmane dhe serbe ne jugosllavi.po te ishin shqiptare,kerkonin bashkim dhe ndjenje shqiptare,jo flamur me 6yje dhe islam e lepirje bythes se tyrqise.jemi mire si jemi ata matane kufirit,ne ne kete ane.dicka dinte xhaxhi dhe e mbajti formulen te tille.

  10. dandaramanda says:

    Zonja Alma Lama,mos u perkul para talebanve te kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje