KiE apel politikës shqiptare: Reformoni Kodin Zgjedhor, KQZ institucion i paanshëm elektoral

5 Tetor 2014, 16:17Politika TEMA

Këshilli i Europës i bën apel politikës shqiptare që të arrijë konsensusin për të ndryshuar Kodin Zgjedhor.

Në raportin përfundimtar të Ansablesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës për Shqipërinë, u bëhet thirrje forcave politike që të bien dakord edhe për reformat e tjera konsensuale në mënyrë që të zgjidhin, në rakordim me rekomandimet e Komisionit të Venecias, shqetësimet dhe dyshimet e mbetura për të shmangur dobësitë dhe problemet e mundshme gjatë procesit.

Gjithashtu KiE apelon për një reformë që ta kthejë KQZ në një institucion të paanshëm elektoral

“KiE vë në dukje se administrata e zgjedhjeve mbetet e ndarë sipas linjave partiake, ç’ka ndikon në efektivitetin dhe paanshmërinë e realizimit të zgjedhjeve kështu që rekomandohen reforma të mëtejshme në këtë aspekt për të siguruar një administratë të paanshme zgjedhore”, thuhet në raport.

Në vijim KiE ndalet tek ngritja e qendrave të numërimit të votave për të cilat vlerësohet se kanë krijuar zgjatje të afatit të numërimit, duke ndikuar negativisht në perceptimet e opinionit publik për legjitimitetin e përfundimit të zgjedhjeve.

Në këtë kuadër  Asamblea rekomandon rritjen e konsiderueshme të numrit të qendrave të votimit dhe numërimit për zgjedhjet e ardhshme.

Por, KiE thekson se nuk mjaftojnë vetëm ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të zgjidhur problemet në realizimin e procesit zgjedhor.

“Kjo mund të arrihet vetëm nëse reformat zgjedhore shoqërohen me një ndryshim në sjelljen e aktorëve kryesorë politikë”, vlerëson raporti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje