“Mendimet e mia tepër dëshpëruese për Ardian Fullanin nuk i nxit vetëm vjedhja në Bankë, por edhe më shumë lukset e tij e të njerëzve të tij, rrogat e tij e të të përzgjedhurve të tij”.
Kështu e sheh akademiku e profesori Rexhep Qosja, procesin e fundit në Bankën e Shqipërisë.
Me një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai jep opinionin e tij për vjedhjen në Bankë, për fajtorët e për qëndrimin e politikës, duke dalë fuqimisht kundër “pavarësisë” së shumëpërfolur të Bankës së Shtetit, një pavarësi që sipas tij duket se ka çuar drejt vjedhjes.
Qosja komenton gjithashtu një vit qeverisje nga kryeministri Edi Rama, që sipas tij e ka pasur shumë të vështirë, nëse kemi parasysh Lazaratin apo, atë që ai e quan “arsim feudal, me më shumë universitete se ç’kanë vendet prej njëzet milionë banorësh, kurse më shumë se gjysma e këtyre universiteteve prodhonim mosdije, mashtrime, krime!”.
Akademiku, që njihet për qëndrimet e tija të drejtpërdrejta, nuk lë jashtë vëmendjes Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 27 shtator. Ai kritikon fjalimet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, duke u shprehur se kjo nuk është gjuha e Shqipërisë etike dhe se sheh një kërcënim, një rrezik për sigurinë shqiptare në gjuhën e tyre.
“Kjo në të vërtetë është gjuha që prodhon bashkëdyzimi i rrugaçërisë së fshatit dhe i rrugaçërisë së qytetit, që është bashkëdyzimi më i ulët që ndot dhe fyen zakonësinë e popullit shqiptar”, – thekson akademiku Rexhep Qosja në intervistën e tij për “Gazeta Shqiptare”
Nderim dhe respekt per kete shqiptar mendjendritur.
Me pelqen qe kritikon mostrat e “djathta” por duhet te jesh luajal edhe me ato te “majta”, ndryshe ske vlere!
Shume i sakte komenti i qytetar-it !
Nacionalist do te quaja kedo qe punon e lufton per te miren e kombit e jo te jete “tifoz” me nje ane !
Edhe e majta aktuale shqiptare ka shume gabime bile disa edhe me te medhaja se e ashtuquajtura e djathte e komunistit te qelbur Sali shpellari.
nuke gjej dote fjale per te pergezuar ty bac.respekte.
Respekte te madhe per Ju profesor Qosja , nje Shqiptar i vertete, vecoj nga komenti Juaj theniene goditur, Bashkdyzimi i rrugacerise te qytetit e rrugacerise se fshatit, kuptohet qarte per ke thua i nderuar , por une po e them me shkoqur, Sali Sheqere, Rame, Berisha, dhe Lulzime Basha.
Ky eshte nje ish komunist i Titos qe merrte lek pa merite,merrte cmime pa merite,merrte Shperblimin e dhjetorit pa merite,derisa populli vuante per kafshaten e gojes dhe vuante neper burgjet famkeqe te Golli Otokut dhe Duraves.Ky ishte ai qe iku gjate Luftes clirimtare me dimi dhe shami ne koke per ne Shqiperi.Ky ka mbete i vetmuar sepse askush se respekton.Ky plakush ka lene vendlindjen e vet ne Plave e Guci ne mjerim dhe shperngulje totale neper bote.Ky eshte vetem nje egoist qe kerkon bashkemendimtaret e tij per te sulmuar cdo kend qe nuk i pelqen.Ky po gjene perkrahjen vetem ke kelyshet e Enverit dhe celbesirat e Irinejit dhe Janullos.Dhashte zoti qe te pushon se lehuri.
Po me vjen shume keq qe ju paskeni ate emer “Dardan”.Ju nuk paskeni jetuar ne Kosove dhe aq qe keni njohur profesor Qosjen.Profesori asnje here nuk ka bashkpunuar me armiqet.Une isha student i ti,dhe e di shume mire se çfare na mesonte.Produkti qe çliroj Kosoven ishin produkte te Rexhep Qoses dhe disa profesoreve te tjere.Ajo liri qe ti po e gezon sot,u bene shkas ato djemet e luftes se UÇK,se,që moren mesimet e akademikut Qosja.Por çfar te beshe qe erdhi demokracia dhe po ka drejte shume kush te shkruaj si kane deshire per interesat e vete.Per tu vertetuar merrni dhe lexoni vetem dy gazeta te famshme te asaj kohe ne ish Jugosllavin”Danas dhe NIN”aty do ta shofish se kush ishte i madhi Qosja,i cili mbante flaken e ndezur kundra shovenisteve serb.Kurse per te lehur duheni ju te ndaleni qe nuk dini asgje nga politika kombetare.
pene e arte e SHQIPTARIZMIT !!!!!!!!!!-injorantet,rrugacet,kriminelet,e bastarduan ket vend,ulen dinjitetin e shqiptarit…por tani ju erdhi fundi tragjik!!!!!!!!
Gjermanet thone : “Wissen ist Macht”. Te dish do te thote te menaxhoxh. Mendoj se kete radhe profesor Qosja eshte shume populist. Ai duhet te dinte, se dituria eshte nje mall shume i shtrenjte ne kohen tone dhe do shume kohe per te studjuar dhe fituar eksperience. Prandaj eshte edhe shume e shtrenjte ne treg.
Shefi i bankes me te madhe zvicerjane UBS merrte nje rroge prej 15 miljon Euro ne vit dhe asnje zvicerjan nuk ankohej, sepse banka dilte me fitime.
Kuptohet se Fullani nuk ishte as ekonomist i thjeshte dhe jo per guvernator banke. Une flas per nje gurvernator banke te zote dhe nuk do te diskutoja se cfare rroge do e mirrte ai. Kryesorja eshte qe banka te dali me fitime. Guvernatori pregatit strategjine e bankes dhe nuk kontrollon horrat qe vjedhin neper zyra te ndryshme. Kjo nuk eshte detyra e guvernatorit. Ai duhet te siguroje qe tregu te jete liquid ( te kete leke ), financat e shtetit te jene stabile dhe inflacjoni brenda kufijve te vendosur dhe basta. Budallalliqet qe kerkon turma dhe mediat nuk kane vlere.
UBS eshte banke komerciale ( shoqeri akcionare) Fullani ishte guvernator I bankes kombtare e cila eshte mbikqyrese e bankave komerciale dhe tregut financiar , po krahason gjera dhe shtete qe nuk krahasohen .
“… Ske vec pamjen e De Rades,
O bardhosh i ketij kombi,
Ti je grure nga gruri fares,
Qe mbin dhe ne fund te honit.
Nga do jane shqiptaret
Vecan ty te kane per zemer,
Sa do lart te ngrihen dallget…
S’te harrijne dot as ne thember.
Fol o bac te qofshim fale,
(Ti do rrosh ne mijra vjet)
Selam Kadares dy fjale:
“Gur i rende ne vend te vet…”
Se ka dal Esat toptani
Patriot denbabadeni,
Vuri vule,Sali Sallhani:
“Avni Rustem krimineli…”
O ball i burrave rende,
mencuri e kuvendimit,
S’luan kurr’ nga fal’ e dhene,
Gen nga geni Kostandinit!…
Me falni se harrova. Mendoj, se mendimi i profesor Qoses, qe banka te MOS jete e pamvarur nuk eshte aspak i drejte. Kete kusht, pra qe banka qendrore te jete e pamvarur a ka gjithe bota. Me sa di une profesor Qosja nuk eshte ekonomist ose finacjer. Gjermanet thone : “Man kann alles essen, fast alles trinken und NICHT alles wissen.” Njeriu i ha te gjitha, i pi pothuaj te gjitha dhe NUK i di te gjitha.”.
Ate shifren 15 milione Euro verifikoje se ia ke futur katunit. Fullani ishte i dyti pas Guvernatorit te Britanise!!!
Zoti qosja me gjithe respektin po per Banken po ja fut kot duket qe je i informuar vetem njeanshem nga shtypi shqiptar i kapur. Nuk merr Guvernatori si person rroge sa 23 Familiare aq mund te jene shpenzimet per postin e Guvernatorit. Rroga e Guvernatorit caktohet ne nje proporcion jo vetem me familjet shqiptare po dhe me drejtuesit e institucioneve financiare ne vend. Ky Edi qe ti e perkedhel deri tani do nje guvernator te huaj qe te marri 23 fishin e guvernatorit aktual. po nje shqiptar merr shume kurse nje i huaj jo?? cjane keto paradokse komuniste.
Qosja eshte kritik per te gjithe aspektet e jetes shoqerore ,dhe me te drejte ,por persa i perkete fese islame dhe “vllazerise “shqiptaro -turke ,dhe rrezikut te tyre per Kombin Shqiptare ,Ai ben sikur nuk sheh ,nuk degjon dhe nuk dine .Kjo eshte dyftyresia e nje Akademiku qe e mbane veten si kritik i se keqes.Kjo e bene shume te pabesushem kritiken e tije,dhe sideomos xhelozia qe shfaq ndaj te madhit Kadare qe deshmon nje inferioritet ndaj tije.
Se idete e Qosjes jane komuniste, atehere Une qenkam komunist? Mire se e mesova nga komentuesit.
Sa per “dijenite” qe thote “Plaku” qe paguhen me lejoni tu jap ca mendime shume te thjeshta e te kuptueshme.
Banka Amerikane qe falimentoj ne 2007 per shumen 700 miliad dollare nje vit me pare pat paguar drejtorin e saj me 800 milion dollare page. Kjo eshte paradhenie per nje falimentim. “Plaku” nuk e din se ku jetojme sot, do te mjaftonte nje shkendije e vogel dhe gjithe ekonomia perndimore te shkonte ne faliment. Une jam i sigurt se kursimet e asnje qytetari perfshire edhe Mua nuk jane te sigurta, dhe se njerzit do te humbinkursimet fundi nuk dihet. Borgji publik i shteteve perendimore eshte aq i larte sa nuk eshte ne gjendje edhe per 100 vjet te paguhet. Mjafton nje shtet te falimentoje psh Italia dhe gjithe bota perfundon ne kolaps. Keta jane ata te mençurit e tu Z. Plak. More Z. Plak e din nje gje te thjeshte se nuk ka Universitet per Bankier, e din se pune e Bankierit eshte puna me e thjeshte, e din se ne Universitet e Perendimit nje liber ka per bankat, dhe vetem nje liber i vogel per kontabilitetin bankar. Banka eshte nje gje teper e thjeshte por eshte e veshtire te hysh ne ato institucione sepse jane si oktapodi. Se do me benin Mua Drejtor te BSH do ta qeverisja jo vetem ne menyre te pavarur por do te beje nje reforme epokale per te rritur konkurrencen bankare duke krijuar banka shqiptare te vogla e afer qytetarit e bisnesit e legalizimin e gjitheve borgjeve midis qytetareve qe eshte shume e perhapur ne shqiperi. Hajdutet milionere do ta çojne njerzimin ne shkaterrim ekonomik, shkaterrimi ekonomik e korrupsioni do ta çojne njerzimin ne TERRORIZEM, Irak e Siria eshte shembulli me i qarte.