Fatos Hoxha: E vetmja risi e Kuvendit është që Berisha u hapi rrugë fëmijëve dhe dhëndrrit të hyjnë në PD

7 Tetor 2014, 16:42Politika TEMA
Fatos Hoxha: E vetmja risi e Kuvendit është që Berisha u hapi

Ish- deputeti i Partisë Demokratike Fatos Hoxha thotë se shija e Kuvendit të PD duket se është më e hidhur se sa cudit që zgjasin tre ditë. Ai ironizon ata që duan të bëjnë avokatinë e Kuvendit duke theksuar se e vetmja risi është që Berisha u hapi rrugë zyrtarisht fëmjëve të vet të marrin partinë-

Kam ndjekur këto ditë me vëmendje të gjitha daljet publike në lidhje me Kuvendin e PD-së, sidomos zërat pro dhe kundër përbërjes së Këshillit të ri Kombëtar. Tetë ditë nga Kuvendi dhe njerëzit vazhdojnë e flasin. Ose nuk ka vend thënia se çudia më e madhe vetëm tre ditë zgjat, ose çudia më e madhe është vogëlsirë përpara kësaj ngjarjeje.

Më bëjnë përshtypje disa gjëra për të cilat ju ftoj dhe ju të gjykoni.

1. Produkti i Kuvendit të PD-së po na serviret çdo natë nga analistët “e pavarur” si “Partia e Re” e Bashës dhe njerëzit kuptojnë çdo ditë e më shumë “Partinë e vjetër” të Berishës.

2. Na thonë çdo natë “Këshilli Kombëtar më përfaqësues” në historinë e PD-së dhe gdhihen çdo ditë më të vetmuar se një ditë më parë.

Përpiqem të kuptoj: Nëse përkthimi ekzaktësisht në të kundërt i mesazhit të lidershipit nga publiku dhe demokratët, të ketë lidhje me paaftësinë në komunikim të lidershipit dhe analistëve, me famën e keqe që kanë si njerëz jo fort të sinqertë e të besueshëm apo me faktin që sa hapin gojën, prapa tyre shfaqet hija e dhunshme e ish-kryetarit.

Sido që të jetë, do besoja se, sikur ish-kryetari të mërzitej nga lista e re e Këshillit Kombëtar, të shfaqej i inatosur e të distancohej prej saj, atëherë njerëzit nuk do kishin nevojë të dëgjonin “analistë” për të kuptuar se po lind një Parti e re.

Por lideri e dogji dhe këtë shans . E “vrau” Lulin. Doli dhe tha: Lista më përfaqësuese në historinë e PD-së. Pastaj u tregoi shqiptarëve se sa kishin vuajtur vajza, djali, mbesa dhe dhëndri nën thundrën e tij, se si ai, përdhunisht u kishte mohuar çdo ëndërr, ideal, ambicje dhe shpresë për t’u marrë me politikë. Shyqyr që erdhi kjo ditë dhe ATA po shpëtojnë nga tirania! Ditë e zezë kjo për Lulin dhe Partinë e tij të re. Shoh çdo ditë e më qartë, vuaj çdo ditë e më shumë”, shkruan ish-deputeti demokrat.

5 komente në “Fatos Hoxha: E vetmja risi e Kuvendit është që Berisha u hapi rrugë fëmijëve dhe dhëndrrit të hyjnë në PD”

  1. Predatori says:

    Po supermbesa kur do hyje ne parti. Ajo ja vlen eshte super ()

  2. Dibrani says:

    E njihni Kim Jong-un e Krese se veriut,…..ja dhe PD me ne krye Sali Berishen ate po ben

    Luli eshte klyshi me besnik i Sali mulla berishes

  3. Akili says:

    Po zien kazani ne PD pasi Saliu vazhdon te luaje pas kulisave edhe pse deklarohet qe nuk eshte me Kryetar. Por ja qe as vete demokratet se besojne Kryegjyshin Demokrat qe e ka bthyer PD-ne neoborrin e tij personal dhe familjar. Kam frike se po shperfheu kazani i ketyre qelbesirave do laparose gjithe vendin se shume jane zhytur ne m..t keto 23 vjet.

  4. sherifi says:

    E para:
    Ajo pjese e demokrateve te ndershem dhe te moderuar qe u rreshtuan ne ate parti qysh ne vitet e para te saj,tani jane distancuar se e kuptuan se ku po e conte vendin ajo parti kur mori pushtetin,dhe ata jane shume pak ne numur.
    E dyta:
    Nje pjese e organizatoreve te levizjes se viteve 90-91 si puna e Selamit,Pollos,Imamit,Cekes e te tjere u rifuten ne kte parti vetem per perfitime nga pushteti dhe jo me per idealet demokratike.
    E treta:
    Vulen e fundit kesaj partie nen udheheqien e berishes ja dha sovrani ne 23 qershor 2013,mileti nuk votoi kundra partise por kundra berishes,dhe si e tille,partia qe ka mbetur berishen e ka si simbol,njesoi si partia komuniste e Hysni Milloshit qe mbante si simbol Enver Hoxhen dhe asnjeher nuk arriti te kish perfaqesues ne kuvend,ashtu do katandiset dhe kjo parti nese mban si simbol berishen.

  5. niko says:

    SHOKU e paske gjete partnerin.O muti I temes,ma hoqe komentin persee? O jashteqitja e PD.A po I hani byreket e komisares bashke aaaaaa.KERP u qofte te dyve. ELEZI KUKES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje