"Në një vit qeverisje, qeveria shqiptare shkatërroi 'kështjellën e drogës' dhe mafien urbane"

7 Tetor 2014, 16:17Politika TEMA

Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin ka bërë një analizë të shkurtër të situatës politike në Shqipëri.

Në mesin e shtatorit 2014, Shqipëria shënoi vitin e parë, që nga formimi i qeverisë së re, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Edi Rama dhe Partia Socialiste, përfaqësojnë Shqipërinë e brezit tjetër. Përgjatë qeverisjes së një viti ai ka lancuar disa reforma, që u deklaruan si “luftë kundër mafies urbane” dhe për herë të parë dërgoi forcat e policisë, në fshatin e Lazaratit, i njohur për rritjen e marijuanës. Në më pak se një javë policia mundi “kështjellën e drogës” që përfaqësonte një simbol të vërtetë anti-shtet. Pas kësaj Shqipëria fitoi statusin e kandidatit në BE.

Megjithëse analistët kanë theksuar disa gabime, të bëra gjatë një viti, qeveria e Edi Rames, ka treguar se është e mundur të punohet më mirë dhe në interes të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në shkrim, raporton ABC News.

“Me dinamit kundër mafias urbane”

Nën këtë titull përshkruhet nga analiza e Institutit Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin, ajo që po ndodh në vend me shembjen e shumë ndërtesave.

Para se të hynte në zyrë, kryeministri Edi Rama, organizoi një fund të gushtit 2013 një konferencë me titull “ Shqipëria e gjeneratës tjetër”, apo siç njihet në vend “Rilindja e Shqipërise”. Aty ishin ftuar arkitektë të njohur nga e gjithë bota, për të ndihmuar në krijimin e një vizioni për zhvillimin e Shqipërisë urbane. Fushata kundër ndërtimeve ilegale përgjatë territorit shqiptar dhe veçanërisht përgjatë bregdetit, solli menjëherë disa rezultate: qeveria goditi mafien urbane me dinamit. Duke hedhur në erë shtëpi, pallate, hotele të mëdha pa leje ndërtimi, ndoshta nuk është zgjidhja e duhur për një vend që shpreson të bëhet anëtar i BE-së. Por në një shoqëri ku dhunimi i ligjit, përfaqëson një mënyrë jetese, kjo duket si rruga e vetme, për t’i dhënë fund abuzimit me hapësirat publike”, thuhet në shkrim.

13 komente në ““Në një vit qeverisje, qeveria shqiptare shkatërroi ‘kështjellën e drogës’ dhe mafien urbane””

  1. intelektuali says:

    derri do plumb…betoni dinamit,ndryshe nuk prishen…edhe une fillova themelet per biznes,dhe nuk e bera,sekseri i lulit donte 2,,,,,lere ket muhabet..

  2. Une jam, ti je. says:

    Ky Instituti Nderkombetar kish konstatuar nje gje te madhe: Maja e ajzbergut te korrupsionit eshte LSI. Ai i ben thirrje kryeministrit Rama qe te mund te shkaterroje kete kacer qe ka kapur vendin.

    1. Ai eshte says:

      Jo mer cun! Iliri mund te jete pjese e ajzbergut por maja eshte Saliu dhe pastaj vjen cupa e tij Lulzime, Presidenti sakat dhe kamikaze Nishani, “drejtesia” qe vazhdohet nga lukunia e PDse. Keta jane ceta e perbere nga kriminele, vrases, hajdute qe kane uzurpuar opoziten shqiptare.
      Kjo cete horrash duhet eleminuar komplet me soj dhe sorollop qe te shpetoj shqiperia

  3. Edkari says:

    SOT u kap nje sasi e madhe kanabis ne Bari te Italise,droga vinte nga Shqiperia dhe mqs droga trafikohet e trafikante nuk kap policia jone del si konkluzion qe eshte droga e Lazaratit qe trafikohet nga policia.

    1. Edkari says:

      po alikapterri qe pordhi ne Dukagjin si i ka hallet?

    2. zhelefina says:

      Salkari Ta mbeshtet ….mendimin

  4. Wendy-B says:

    Si zor te jete e vertete qe i “shkaterroi”, po po bejm sikur eshte.
    LSI po krijon “lordet” e rinj.
    Poshte mbreti, rrofte tjetri..

  5. Teri says:

    hahahahahahaha o Edvini ….. hahahahaha , se na kenaqe … Paske qene komik i madh ……

  6. arben says:

    Bravo Rama, duken goxha haritje te medha hiq ca gjera te vogla si njerezit qe ngelen pa pune, ekonomia eshte pertok,xhepat bosh, nuk ka levizje te biznesit, po keto skan rendesi derisa lendina e kryeministrise duket kaq bukur.

  7. mendimi says:

    Kjo qeveri po punon me dinamit jo kunder objekteve fizike,(qe duhet bere)porpo vepron pa drejtesisht kunder njerezve qe besuan tek kjo RILINDJE.ADMINISTRATA e pa reformuar,paaftesi apo frike ?Drejtimi pa kualitete paaftesi apo injorance?Zhgenjimi eshte me e pakta qe mund te thote nje “PLAK” i moshes time.

  8. Mali says:

    5% te çfar duhej te kishte bere nje qeverri e vertet ke bere.

  9. shqiperia says:

    une personalisht nuk jam i majte por shume nisma te qeverise i mbeshtes por te kene sinqeritetin e duhur dhe largpamesine. Por me vjen keq se per te punesuar njerezit perpjekjet e qeverise jane me poshte se zero njerezit nuk kerkoje shume te mbushin barkun me buke

  10. astrit says:

    Qeveria po punon mire. Puna sa ka filluar dhe do te duhet akoma pune per te shkulur mafien e droges dhe ate urbane. Ne se per drogen simbol ishte Lazarati per mafien urbane simbol eshte Tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje