Shoqata “Jetimët në fokus” mashtroi me videon e aksidentit, përfitoi 2800 euro nga çifti suedez

9 Tetor 2014, 11:06Kronika TEMA

Zgjerohet skandali me shoqatën “Jetimët në fokus”.

Pas skandalit të abuzimit seksual ku u përfshi kreu i shoqatës në Tiranë Maksim Liço, policia ka zbuluar se edhe drejtuesit e degës së saj në Berat janë përfshirë në abuzime me fondet, kryesisht donacione të huaja.

Policia ka nisur një procedim penal për Arjan Kamberin dhe Ilirjan Kakaçajn, me detyrë Kryetar dhe anëtar i shoqatës “Jetimët në fokus”, dega Berat.

Nga hetimet e policisë, TemA ka mësuar se në bashkëpunim ata kanë sajuar një aksident.

Përmes mashtrimit montuan një video false, për një aksident automobilistik.

Kamberi dhe Kakaçaj dyshohet se kanë përfituar 2800 euro, dërguar nga një çift suedez për të ndihmuar “familjen” e përfshirë në aksident.

Por paratë kanë përfunduar në xhepat e drejtuesve të shoqatës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje