Serbia kërcënon se do të nxjerrë me forcë tifozët shqiptarë sonte, nëse konstatohen në stadium

14 Tetor 2014, 17:10Sport TEMA

Autoritetet e Serbisë njoftuan se tifozët shqiptarë nuk do të lejohet të hyjnë në stadiumin e Beogradit për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë për kampionatin Europian të futbollit të vitit 2016 ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se do të përgjigjet me të njëjtën monedhë duke ndaluar tifozët serbë të vizitojnë Shqipërinë për ndeshjen e kthimit vitin e ardhshëm.

Komisioneri për Sigurinë në Federatën Serbe të Futbollit FSS paralajmëroi se tifozët shqiptarë mund të përndiqen penalisht në rast se dallohen gjatë ndeshjes në stadium, raporton BIRN.

“Çdo tifoz shqiptar që vjen në stadium do të hiqet prej aty dhe përndiqet [penalisht]” deklaroi Mirkov.

Vendimi i ndalimit vjen si pasojë e frikës se tensioni mes dy tifozerive mund të përshkallëzohet në dhunë si pasojë e një historie konfliktesh mes serbëve dhe shqiptarëve. Më shumë se gjysma e lojtarëve të skuadrës shqiptare janë nga Kosova.

Por duke sfiduar ndalimin, disa tifozë nga Kosova kanë udhëtuar për në Beograd.

Albert Kastrati, i njohur si Tigri dhe që drejton një nga grupet më të mëdha të tifozëve të Kosovës, Plisat, publikoi fotografi në Facebook të vetes duke shëtitur në rrugët e Beogradit.

Një fotografi tjetër paraqiti tifozë nga Kosova bashkë me tifozë nga Presheva duke udhëtuar drejt Beogradit. Disa të tjerë raportojnë se kanë udhëtuar nga vendet perëndimore me pasaportat e këtyre vendeve për të mbështetur skuadrën kuq e zi në Beograd.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug raportoi se tifozët shqiptarë mund ta ndjekin në heshtje ndeshjen dhe të shmangin ndalimin nga policia në rast se nuk mbartin simbole kombëtare.

Policia e Serbisë ka marrë masa të forta sigurie para ndeshjes. Tri rradhë me policë do të vendosen sonte përreth stadiumit Partizan të Beogradit.

“Policia do të kryejë kontrolle të rrepta dhe të gjithë tifozët do të kontrollohen dy herë,” deklaroi Nikola Popovac nga policia e Beogradit për Tanjug.

“E gjithë ngjarja do të jetë e mbikëqyrur nga kamerat; ne do të përdorim detektorë metalesh, qen kundër eksplozivëve dhe me fjalë të tjera, asgjë nuk do t’i lihet rastësisë,” shtoi ai.

Shqipëria bahskë me Danimarkën udhëheqin Grupin I të fazës kualifikuese të Euro 2014 me katër pikë. Serbia ka një pikë pas një barazimi dhe një humbjeje në dy ndeshjet e para.

Tekniku i Shqipërisë, italiani Gianni De Biasi i tha gazetës Koha Ditore se skuadra e tij po udhëtonte për fitore në Beograd.

“Serbia është favorite në grup, megjithëse nuk e shfaqi këtë në ndeshjen kundër Armenisë,” tha De Biasi.

“Gjithsesi, ne jemi këtu për t’ia bërë jetën të vështirë të tjerëve përmes cilësive tona në fushë… dhe ne do të luajmë për të fituar,” shtoi ai.

 

20 komente në “Serbia kërcënon se do të nxjerrë me forcë tifozët shqiptarë sonte, nëse konstatohen në stadium”

    1. Pirdh o prift ne prill pirdh says:

      Kulture tolerante ortodhjakse!

      1. USA says:

        USA: do ti bej shqiptaret dhe serbet ti puthin kembet njeri tjetrit
        sa te mbaroj me ISIS, duroni edhe pak

  1. tourkofagos says:

    hahahahahahaha……………

    1. Daku says:

      FUCK U grek muti.

    2. MERITONI says:

      turkokaros

      si eshte e mundun?

      ti dhe disa debila,po ne ket gazet deklaronit:serbet na duan,sepse jeni te kulturuar?!

      hahhahahahahhhahhaha,po ku din shkavi me dashte?

      por,ju ve ju dojne,sepse ti dhe disa shok te tu,jeni gabela!

      gabeli,gabelin e done!

    3. USA says:

      DEBIAZI LARGOHU, NUK JE SHQIPTAR

  2. dritoni says:

    qeky markov dallohet qe o shka edhe pse so amo shka i pisllekut o ky
    nermal se tuten prej neve shqiptareve per ata slejojn me shku tucana
    haverat qafirat pederat etj .Prej natit inshAllah fitojm jepni djema jepni

  3. H says:

    Serbia nje ndeshje ka lozur o tunxh, pra ka vetem nje barazim.

  4. Tiransi vjeter says:

    Kjo qe po ben serbi nuk eshte e drejte,FSHF duhet te protestoj dhe te marin masa se ndeshjet luhen per tifozat nga cdo vend si tifoza Kosovare apo Shqiptar apo Italian Gjerman e tjera vende ku ka Shqiptar,jote veje kushte,Tifozat KUQ E ZI nuk jane te denur nga UEFA prandaj FSHF jHIPERIAate ngrej zerin ne UEFA per kete qendrim me gjithe tifozat KUQ E ZI qe ndeshja te meret ne favor te SHQIPERIS sepse kjo eshte nje diskriminim,racizem kur UEFA dhe FIFA ngrejne me te madhe racizmin,URIME URIME KUQ E ZI ve RROFTE SHQIPERIA ETNIKE FITORE CUNA.

  5. dritoni says:

    o hajvan o tunxh adhahile me mu e pate nese e ki me mu hec baju
    a je shqiptar a qka je tre koment emir
    ti na del trim kishe na kallxon kishe skem pa nna kurr loj me sy hajvan bre hajt shko pra ti ne serbi.Ma mir lutu me fitu e mos em fol mu ktu

  6. babec says:

    Betimi mi flamur (Himni i Flamurit)

    Rreth flamurit të përbashkuar,
    me një dëshir’ e një qëllim,
    të gjith’ atij duk’ ju betuar,
    të lidhim besën për shpëtim.

    Prej lufte veç ay largohet,
    që është lindur tradhëtor,
    kush është burrë nuk frikohet,
    po vdes, po vdes si një dëshmor!

    Në dorë armët do t’i mbajmë,
    të mprojmë atdhenë më çdo kënt,
    të drejtat tona ne s’i ndajmë;
    Këtu armiqtë s’kanë vënt.

    Se zoti vetë e tha me gojë
    që kombe shuhen përmi dhé,
    po Shqipëria do të rrojë;
    Për të, për të luftojmë ne!

    O flamur, flamur, shenj’ e shenjtë,
    te ty betonemi këtu,
    për Shqipërin’ atdhen’ e shtrenjtë,
    për nder’ edhe lavdimn’ e tu.

    Trim, burrë quhet dhe nderohet,
    atdheut kush iu bë theror;
    Për jet’ ay do të kujtohet
    mi dhét, mi dhét si një shenjtor!

    1. tourkofagos says:

      babec cfare je sunit,shiit,katolik i orth/????

      1. Tironci says:

        Tkfgs ky te ka bo koken tu shtyp mamin tat.

      2. Tironci says:

        Turkofagos ky babeci te ka bo koken, tu shtyp mamin tat.

  7. Perse jo says:

    FIFA ndjek nga afer zhvillimin e ndeshjes

  8. Aleko says:

    Turgofagos, pyetje te tilla beni te greket apo serbet . Dikur kur pyetej nje serb cfare etnie i perket ay i pergjigjej:Jame ortodoks.Kur pyetej malesori shqiptare, pergjigja ishte:Jame shqyptare,.Dhe kejo ndodhte para 100vitesh zoteri.Kurse ti ben sot te njejten pyetje me shprese se shqipetaret do pergjigjen sic ta ka enda tyj:Jemi sunit a shit qe shqipetaret zduan to degjojne as emrin.Ku shitet e ku shqipetaret.Sepse sunitet apo shitet e kudi une per nga besimi jane anallog me ortodoksit serbo grek qe historikisht mbi koke vene cfare riti kryejne,nderkohe qe shqipetaret as kane degjuar as degjojne nga ay vesh zotri ,keshtu jane punet.Jo me kot tradita e tolerances fetare eshte dhe ka qene prezente vetem ne shqiperi,sa detyroi dhe vet Papen ta pergjithsoje si nje shembull te jashtezakonshem.Shqipetaret si cdo vend kane temira e te keqia por ti futesh te sunitet apo shitet eshte teresisht nonsens sepse eshte totalisht dicka e panjohur dhe e huaj per ta.Efekti i tyre eshte thjesht nje venje e buzes ne gas azgje me teper..

  9. Aleko says:

    Turgofagos, pyetje te tilla beni te greket apo serbet . Dikur kur pyetej nje serb cfare etnie i perket ay i pergjigjej:Jame ortodoks.Kur pyetej malesori shqiptare, pergjigja ishte:Jame shqyptare,.Dhe kejo ndodhte para 100vitesh zoteri.Kurse ti ben sot te njejten pyetje me shprese se shqipetaret do pergjigjen sic ta ka enda tyj:Jemi sunit a shit qe shqipetaret zduan to degjojne as emrin.Ku shitet e ku shqipetaret.Sepse sunitet apo shitet e kudi une per nga besimi jane anallog me ortodoksit serbo grek qe historikisht mbi koke vene cfare riti kryejne,nderkohe qe shqipetaret as kane degjuar as degjojne nga ay vesh zotri ,keshtu jane punet.Jo me kot tradita e tolerances fetare eshte dhe ka qene prezente vetem ne shqiperi,sa detyroi dhe vet Papen ta pergjithsoje si nje shembull te jashtezakonshem.Shqipetaret si cdo vend kane temira e te keqia por ti futesh te sunitet apo shitet eshte teresisht nonsens sepse eshte totalisht dicka e panjohur dhe e huaj per ta.Efekti i tyre eshte thjesht nje venje e buzes ne gas azgje me teper..

  10. pesimist says:

    Ajo çka po mundohet me menjanue policija serbe asht nji perplasje e pergjakeshme e mundeshme midis “tifozave”(tifo asht semundje ngjitese) serv e skippertare. Nuk e di pse nuk kuptohet nji gjâ e thjeshte si kjo.

  11. e verteta says:

    Nuk besohen me ankesat e kosovareve,ata vene vine ne serbi njelloj si ne shqiperi,prandaj lerini nazet se ju doli lezeti.-Ne fakt ata kane jetuar sebashku,nen nje regjim,me te njejten kulture,emrat e fshatrave e qyteteve i kane ne gjuhen sllave,marrdheniet shpirterore i kishin e i kane shume te forta mes tyre,jane perzjerre si race,pervec martesave edhe jashtmartesave,keshtuqe ata jane njelloj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje