Ish-Kryeministri Sali Berisha për tre vjet bllokoi projektligjin e përgatitur me asistencë të OSBE-së për mbikëqyrjen parlamentare.
Draft i ri do të kufizonte agjencitë që merreshin me përgjimet , në mënyrë që të mos dilinin nga kuadri ligjor. Sipas këtij drafti do të mbikqyrej Shërbimi Informativ i Shtetit, Shërbimi Informativ Ushtarak, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, element të Policisë së Shtetit , Garda Kombëtare, Shërbimi Policor i Burgut dhe i Finacave dhe një sërë shërbimesh të tjera.
“Qeveria, ministritë përkatëse, autoritetet shtetërore, Prokuroria e Përgjithshme, si dhe organet administrative, njësitë e pushtetit local, personat juridikë subject i të drejtës publike dhe mbajtësit e autoritetit publik, më përjashtim të gjykatave, janë të detyruara t`i sigurojnë Nënkomsionit të dhëna” , theksohej në projketligjin për mbikëqyrjen parlamentare.
Kjo mbikëqyrje do të realizohej nëpërmjet një nënkomsioni parlamentar që do të quhej Komsioni i Sigurisë Kombëtare. Komisoni do të kishte 5 antarë dhe zgjedhja e tyre do të bëhëj me propozim të kryetarëve të grupeve parlamentare, pjesë e nënkomsionit do të ishin edhe përfaqësues të opozitës, ku pikërisht kryetari dhe një anëtar do të ishte nga rradhët e opzitës së dikurshme.
Nëse drafti do të miratohej abuzimi i operatorve me përgjimet do të ishte i pamundur sepse do të mbikëqyreshin nga nënkomsioni. Por ky projektligj u bllokua për tre vite nga ish-Kryeministri Berisha.
*Gazeta “DITA”
plak legen mer