Kosova, me fusnotë edhe në Shqipëri

20 Tetor 2014, 18:22Rajoni TEMA
Kosova, me fusnotë edhe në Shqipëri

Shqipëria sivjet ka qenë nikoqire e Kongresit Gjeologjik Karpato Ballkanik (CBGA2014) që është mbajtur nga 24 deri më 26 shtator, ndërsa në të Kosova është shkruar me fusnotë.

Rreth 20 pjesëmarrës nga Kosova përfshirë përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Bordit për Miniera e Minerale si dhe kandidatë për doktorantë në fushën e gjeologjisë kanë marrë pjesë në këtë kongres ndonëse shteti i tyre është shkruar me fusnotë.

Blerim Meholli, kandidat për studime të doktoraturës në Tiranë thotë se vetëm pasi që kanë shkuar në konferencë, dhe në momentin që i kanë marrë letrat identifikuese e kanë parë se Kosova është e shkruar me fusnotë.

Ai tregon se pavarësisht kësaj, kongresi është mbajtur pa ndonjë reagim nga pala kosovare.

Me tu kthyer në Kosovë, ai tregon se i kanë shkruar një letër reaguese organizatorit të këtij kongresi, profesorit nga fakulteti i Gjeologjisë në Universitetin e Tiranës Arjan Beqirajt.

Ky i fundit, siç mëson gazeta “Zëri”, gjatë ditës së djeshme e ka dërguar sqarimin ku bën me dije se një fusnotë e tillë është vendosur pas reagimit të palës serbe.

Në Janar 2013 ne web sitin e kongresit, në section “Field Trips” ne kishim postuar hartën e Shqipërisë me iteneraret e eskursioneve gjeologjike ku ndër vendet fqinje ishte shkruar emri i Kosovës. Rreth tre javë më pas, na erdhi një notë proteste nga pala serbe për emërtimin e Kosovës me pretendimet e tyre që mund ti lexoni në letrën bashkangjitur këtij mesazhi. Pas kësaj, ne iu drejtuam Ministrisë tonë të Punëve të Jashtme me letrën bashkangjitur këtij mesazhi ku i kërkonim sqarimet e nevojshme. Ministrisë i dërguam po ashtu notën e protestës të palës serbe. Në përgjigje të letrës tonë Ministria e Jashtme na dërgoi sqarimet që janë në letrën e saj bashkangjitur këtij mesazhi”, thuhet mes të tjerash në përgjigjen të cilën Arjan Beqiraj ua ka kthyer disa gjeologëve të Kosovës të cilët kanë reaguar në lidhje me fusnotën.

Sipas këtij e-maili të siguruar nga gazeta, shkëmbimi i letrave mes palës serbe dhe asaj shqiptare është bërë që në vitin 2012 përkatësisht në vitin 2013.

Sipas notës së protestës të nënshkruar nga Milan Sudar, president i komitetit nacional të Serbisë për Gjeologji, të cilën e posedon “Zëri”, pala serbe ka tërhequr vërejtjen se jo të gjitha shtetet përfshirë këtu edhe Serbinë “ e kanë njohur pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës”, andaj ata kanë kërkuar që në faqen zyrtare të kongresit të mos figuroj Kosova si shtet i ndarë por si pjesë e Serbisë apo edhe si Kosovo-UNMIK.

Për letrën e palës serbe ishte njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë e cila edhe kishte sugjeruar që të përdorej Kosova me fusnotë. Kjo sipas MPJ-së të përdoret gjatë takimit por jo edhe në dërgimin e ftesave të organizatave simotra në Kosovë.

5 komente në “Kosova, me fusnotë edhe në Shqipëri”

  1. Scandal says:

    No Coment e pertej No Comentit,Budallkija shqiptare s’ka kufi s’ka limit nuk dine ku mu ndale

    1. MERITONI says:

      skandal

      kjo eshte poshtersi,sepse nuk e kan bo per budallaki.
      nese eshte per budallaki,hallall ju kofte!

  2. Luan Baci says:

    Kjo nuk eshte thjesht nje budallallek, dhe nje veprim rastesishti papeshuar mire, por eshte nje thike me dy presa qe i futet Kosoves nga “bashkatdhetaret” dhe nga institucionet e Shtetit Ame. Kosova eshte nje shtet i Pamvarur, i njohur nga 110 vende, perfshire dhe Shqiperia. Per shtetin shqiptar eshte e papranueshme nje veprim i tille i perfshirjes se Kosoves me fusnote. Serbija nuk duhet te kete fuqine diplomatike mbi diplomacine shqiptare dhe ne asnje menyre nuk duhet lejuar superioriteti Serb ne veprimet e shtetit shqiptar. Kosova se paku ne Shqiperi duhet te jete pa “Fusnote”. Fusnota eshte nje arritje e madhe e Serbise ne dem te Kosoves, e arritur ne saje te kapitullimit te plote te Hashim Thacit. Zyrtaret shqiptare duhet te mbledhin mendjen e kokes dhe te tregohen me burra edhe ne diplomaci, jo sahanlepiresa me poziten “Lepe-Peqe”.

  3. era says:

    Pjeserisht vjen nga injoranca dhe pjeserisht vjen nga shitja qe i eshte bere me kohe shtetit shqiptar nga krimbat e politikes shqiptare pa llogaritue serbin e vucidolit qe ka qene dhe do te jete deri ne vdekje krimb i serbise dhe gjarper per shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje