Kryeministri Edi Rama e cilësoi si historik operacionin që nis kundër vjedhjes dhe abuzimit së energjisë elektrike.
“Çdo shiptar, njeri i arsyeshëm duhet të bashkohet me qeverinë në këtë përpjekje që ka një karakter historik, nëse duam që të shpëtojmë nga kjo barrë e madhe që i merr frymën vendit tonë dhe nuk e lë të zhvillohet”, tha Rama.
Qëllimi i këtij operacioni, sipas kryeministrit është që të kthejë sektorin energjetik nga një pasuri që vidhet në një pasuri përfitimi dhe rritje ekonomike.
“Operacion të thellë që synon të kthejë faqen në këtë sektor duke kthyer energjinë nga një pasuri që vidhet lirisht në një burim mirëqënie dhe rritje ekonomike në një burim përfitimi për Shqipërinë dhe shqiptarët me premisën që kushdo që e konsumon e paguan”.
“Vjedhësit e energjisë elektrike nuk do të përballen më me gjobë, por me 3 vite burg. Ndërkaq, dënim me 5 vite burg parashikohet edhe për ata që bashkëpunojnë për vjedhjen.
“Për vjedhësit e energjisë nuk ka më gjobë, 3 vjet burg për kë vjedh energjinë dhe 5 vjet për ata që bashkëpunojmë për vjedhjen e energjisë elektrike. Dhe gjykatat e vendit duhet t’i zbatojnë këto ligje ashtu siç janë të shkruara. Zona Tiranë-Durrës, është aksi ku konsumohet më shumë energji, dhe nuk paguhet”, u shpreh Rama duke bërë të njohura masat që do të ndëshkohen vjedhësit e energjisë.
Ndërsa theksoi se operacioni do të jetë i fuqishëm, i hekurt dhe me kosto, Rama shprehu bindjen se ai do të përfundojë me sukses dhe nuk do të ketë asnjë ngjashmëri me ato fushatat që janë ndërmarrë më parë kundër familjeve të këputura që i nxirrnin në televizor.
Në këtë kuadër, Rama paralajmëroi që operacioni do të ketë në vëmendje hajdutët e mëdhenj të energjisë elektrike, të cilat megjithëse harxhojnë sa një lagje paguajnë sa një familje. Kryeministri gjithashtu theksoi se paralelisht me këtë operacion do të kryhen edhe investimet më të mëdha në sektorin energjitik shqiptar.
Kryeministri vuri në dukje se në 20 vjedhja e energjisë u tolerua nga qeveria që shihnin konsumatorin si elektorat. Ndërkaq, tha ai, tanimë vjedhja duhet të konsiderohet një krim i rëndë si gjithë krimet e rënda dhe të ndëshkohet. Ai solli në vëmendje si shembull shtetin e Norvegjisë.
“Vjedhja është bërë e pandëshkueshme për 20 vjet me radhë në një Shqipëri ku vjedhja e energjisë duhet të përfshihet njësoj si dhe krimet e tjera, në një krim të dënueshëm dhe në rast përsëritje, i dënueshëm dhe më shumë.
Para pak ditësh pata mundësinë të takoj, Drejtorin e Përgjithshëm të kompanive më të fuqishme në botë, Shtatkrafti i Norvegjisë, i cili më tregoi sesi Norvegjia në një vend ku vdisje urie dhe njerëzit detyroheshin të braktisnin vendlindjen e tyre në një vend që sot është një superfuqi reale energjitike, dhe që për shkak të transformimit rrënjësor të qasjes dhe administrimit të burimeve energjetike hyn sot në vendet më të mirqëna të botës.
E pra nëse Norvegjia u bë mund të bëhemi dhe ne”.
Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij duke falënderuar Kreun e Kuvendit, Ilir Meta, “që me praninë këtu përcjell mesazhin e Aleancës së Shqipërisë Evropiane që qoftë në procesin legjislativ dhe në atë ekzekutiv synon patjetër të bëjë një kapërcim historik nga një Shqipëri ku vjedhja e energjisë është legalizuar dhe pranur botërisht, poltikisht dhe madje dhe ligjërisht përderisa është bërë e pandëshkueshme për 20 vjet, në një Shqipëri ku vjedhja e energjisë të përfshihet si vjedhjet e tjera si një krim i dënueshëm dhe në rast përsëritjeje përsëri një krim i dënueshëm edhe më shumë”.
Në konferencën mbi planin operacional mbi vjedhjen e energjisë elektrike, Kreu i Qeverisë tha se ky operacion do të prekë shumë persona që do i kthejnë kurrizin dhe nuk do e votojnë, por kjo nuk e bën shtetin të tërhiqet nga zotimet e bëra.
“Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë në shumë cmime dhe që dikush do na kthejë kurrizin dhe që dikush të na marrë mëri e mos na votojnë sepse detyra jonë është që të udhëheqim duke treguar të vërtetën dhe për të mbajtur zotimet tona duhet të bëjmë të gjitha operacionet.
Se një i sëmurë me kancer si sektori energjetik nuk mund të ngrihet në këmbë sepse ndryshon mjeku apo spitalin sepse shpëtoi nga një spital që më shumë prodhonte më shumë dëshpërim se shpresë. Është një ilac i hidhur ky që ne kemi zgjedhur ne”
Operacioni fillon sot në mbarë territorin. Kam lexuar dhe dëgjuar shumë, madje edhe nga atoshqiptarë që sot jetojnë dhe punojnë në vendet e BE ku nuk mendohet vjedhja e energjisë dhe jo më të kryhet, se shqiptarët janë në varfëri ndaj vjedhin energjinë. Por unë nuk besoj se varfëria është arsye e vjedhjes së energjisë.
Nuk besoj se e bëjnë nga varfëria kompanitë e mëdha dhe lokalet në qendër të Tiranës që paguajnë energji elektrike sa një konsumator në Tiranë.
As nuk janë të varfrit ata që lidhin energjinë për të ndezur poçin apo ndezur televizorin që ne zhytemi çdo vit me 150 milionë euro në gropë.
Nuk është varfëria që 20 vjet e bëri marrëdhënien me konsumatorin si marrëdhënie elektorale.
Lala Gjoni nuk do lejonte që çmimi i energjisë të ishte i drejtë për të gjithë e me të gjithë.
Por ndodhi se s’ka pasur asnjëherë një shtet që t’u thotë stop, as gjykatë që ti dënojë. As varfëria që institucionet publike të këtij vendi të jenë debitore të hatashme ndaj sistemit të shpërndarjes dhe nuk është varfëria që ujësjellësat të jenë një sistem plotësisht i falimentuar”, theksoi Rama
Në vijim ai shtoi se energjia është jetike, po dhe buka është jetike.
“Në dyqan nuk i shkon mendja njeriu të shkojë e mos e paguajë. As të shkojë në një dyqan të marrë ujin dhe ta marrë pa paguar. Atëhere ku ndryshon energjia elektrike nga këto? Si mund të pranojmë pra që të vidhet energjia”, u shpreh Rama. /gj.k/
rilindja e kti sektori celsi i zhvillimit !
me ke e ka ky, me ate me gjam apo me ate pa gjam .. per hajdutet fabrikant apo per fukarejt qe skan buk te han .. ke do denoj ky kaq ashper mo aman, se qeveria e ktij si e enver hoxhes “do sigurojm buken ne vend” ..
Ky e ka me ata qe vjedhin energjine. Dhe ketu ka shume qe vjedhin duke filluar qe nga bizneset e medha e deri tek shtepite private ne periferite e Tiranes dhe neper rrethe !
Ketu ke zona te tera si Bathorja qe nuk paguajne fare.
Zoteri eshte e thjeshte energjia eshte mall qe blihet nga shteti a privati etj Sic cdo mall tjeter duke e vjedhur te pret denimi, normal.
Behuni qytetar njehere te vetme dhe si te gjithe ne qe e paguajme cdo muaj ja heqim barkut ato leke dhe e paguajme, keshtu veproni dhe ju ! Ai qe nuk ka te kurseje ! Ketu me kete rast vihet edhe nje lloj drejtesie nuk ka me qe nje pjese te mos paguaj dhe kjo ti faturohet pjeses tjeter te qytetareve.
epo “bathorja” eshte frymezuar nga qeveria, sepse kur ka par qe fabrikantet e medhenj nuk kan paguar ka 20 vjet dhe nuk jan penalizuar, atehere poplli me te drejte ka ber yxhym sepse me te drejt thot;”po vijn nga an e anes nga bota e po behen miljarder me pasurine time, kurse un si popull gjith jeten anes drites i papar ..” .. le ti leje pordhet me 5 vjet denim rama dhe le ti tregoje popllit gjera konkrete duke e filluar nga miljarderet, bathorja duhet te jet e fundit me te cilin duhet te merret rama .. nuk ka ra difiçit shteti nga “bathorja” as nuk bjen …
Ky e ka me ata qe vjedhin energjine. Dhe ketu ka shume qe vjedhin duke filluar qe nga bizneset e medha e deri tek shtepite private ne periferite e Tiranes dhe neper rrethe !
Ketu ke zona te tera si Bathorja qe nuk paguajne fare.
Zoteri eshte e thjeshte energjia eshte mall qe blihet nga shteti a privati etj Sic cdo mall tjeter duke e vjedhur te pret denimi, normal.
Behuni qytetar njehere te vetme dhe si te gjithe ne qe e paguajme cdo muaj ja heqim barkut ato leke dhe e paguajme, keshtu veproni dhe ju ! Ai qe nuk ka te kurseje ! Ketu me kete rast vihet edhe nje lloj drejtesie nuk ka me qe nje pjese te mos paguaj dhe kjo ti faturohet pjeses tjeter te qytetareve.
Halla Z Kryeminister ti po e ben shtetin shqiptar ashtu sic duhet!!
hahahaa, kjo ishte e bukur mondi … pi ua ben si jo …
coje ne fund kte reforme te behemi shtet !
Eshte e turpshme qe beni kshu si fashista
http://bit.do/Ndalni-rritjen-e-cmimit-te-energjise
I drejtohem STOPIM-it: Eshte e turpshme, shkruan ai, qe beni keshtu si fashista. Pa asnje diskutim jam i bindur qe ti stopim, je nje nga ata qe vjedh energjine. Se po te ishte ndryshe atehere ti do ta pershendetje aksionin e qeverise. Vetem hajduteve nuk u pelqen qe te vendoset ligji ne shperndarjen e energjise.
Shume mire, se po vjedhin sa munden dhe me shume vjedhin, ata qe jane me te pasurit..Ne burg dhe lishencat t’ju hiqen biznesmeneve qe vjedhin.
Fashista jeni ju qe vidhni dhe mbroni hajduted, ju qe promovuat vjedhjen dhe faturonit ne menyre selektive. Ishit shume ”bujar” por me xhepat e njerezve te ndershem qe paguanin katerfishin e asaj qe harxhonin dhe paguanin per hajdutet por dhe per ju. Turp te keni qe vazhdoni akoma te mbroni hajdutet!!!! Kush i mbron hajdutet 10 vjet burg duhet te jete ligji
Ju lumte ndryshe nuk vendoset rregulli dhe shume e drejte qe asnje individe te mos i shpetoje ndeshkimit te vjedhjes se energjise.
Tek rrogat minimale,pensionet,asistenca dhe tek cmimet qe jane ngritur sikur te jemi ne Europ.
Bravo per angazhimin maksimal qe po tregoni dhe per rastin vjedhjen e energjise, boll me me mashtrime dhe shtypje te asaj kategorie qe paguajne dhe faturen e bosave.
Ne e kuptojme mjaft mire frymen tuaj per te vendosur ligjin ne vend dhe shume mire beni te gjithe duhet te paguajme dhe te mos vjedhim energjine e elektrike dhe te jemi shtetas te denje per vendin tone jo vetem me kausa patriotike por me cdo lloj forme apo menyre tjeter. Por nje gje nuk kuptoj pse nuk keni derguar perballe drejtesise asnje zyrtar te larte i cili shperdoroi pasurite e vendit dhe i pervetesoi ne menyre te padrejte por gjithnje gjerat nisim per me shume buje dhe nuk jane aspak sociale.
Ky ndryshim duhej bere kohe shume me para por me mire vone se kurre, kemi besimin se maxhoranca do ti shkoje deri ne fund me seriozitet ndeshkimit te vjedhjes se energjise elektrike.
Vendim mese i drejte po ti shkoni deri ne fund do jeni te papare
Eshte nje nisme shume e mire nga ana e qeverise tuaj per ti dhene fund njehere e mire vjedhjes se energjise elektrike dhe per te vene ligjin ne vend qe te gjithe duhet te paguajne energjine elektrike. Uroj pune te mbare
Pune te mbare ishte mese e nevojshme nje aksion si ky qe do te nisin, mjafte vodhen shtetin.
Te gjithe jane te barabarte perpara zotit dhe ligjit!
Jo tre vjet, por qiju robt ktij populli derisa ta jep voten. Edhe nje dru mbas koke.
Mire e ke nuk e ke keq, kush vjedh duhet ta paguaj. Por ne nje pike eshte e kot sepse sistemi elektrik ne shqiperi eshte 0 e madhe. Nje ves e holle shiu dhe ikin dritat. Ketu ku jam une jo qe nuk behet llafe fare kjo pune te ikin dritat por dhe kur i presin per ndonje nderhyrje te nisin leter para 2 apo 3 javesh dhe te tregojne qe nga kjo ore deri ne kete ore nuk keni drita.
Ne kohe te Enverit shiste pordhe kush kishte xhinse,tani do shesi kush mban driten ndez gjithe naten.Hallall Edi Rama kush vjedh shume ska problem,kush vjedh pak te shkoje ne burg.Zgjedhjet e tjera i meriton 2 milijon vota.Njerzit po nuk vdiqen nuk rilindin.
Rrofte Linda.Rrofte Zaho princi i ALbanistanit dhe robt albanistaneve qe te japin voten ty dhe tjetra se per pak harrova atyre fresshistave qe thone bravo ne komente i rafte kanceri ne shpiat e tyre
Hajdutat rin tu shajt e tu kujtu votat.
Federal offence is called,qe do te thot ti ben krim ndaj shtetit,dhe shkon ne burg,kudo ne bote jane keto ligje
Z.Rama premtove ndeshkim per korupsionin ,asnje zyrtar i ish qeverise nuk eshte ne burg ,ata qe vjedhin shuma te medha nuk shkojne ne burg sipas llogarise tuaj . me vjen shume keq qe po meresh me shtresen e varfer te shoqerise , rrogen e merni ju te qeverise.,., po ne qe jemi pa pune ku duhet te shkojme.
Vendi jon qe nga renja e socializmit vetem me energjine elektrike dhe emigracionin jeton Kjo eshte pasuria e ketij vendi gjate 25 vjet demokraci me 80% te popullsis te pa pune Vjedhja dhe fukaralleku shkojne paralel ato mund ti difirencosh vetem me zhvillimin ekonomik duke u renditur pas gjermanis qe te mos abuzohet me vjedhje Ketu nuk flasim per te pa ngopurit qe nuk kane te ngopur si P.SH Fullani GJin GJoni Berisha etj por per shtresen e mesme per pa punesine abuzojne me vjedhje te energjis elektrike
Ky do jete nje nga aksionet qe do tregoje vendosmerine e Rames dhe shumices per ta sjelle shtetin ne shina.Te presim dhe te shohim…Deri tani Rama ka treguar kembngulje ne ato qe ka deklaruar dhe besoj keshtu te ndodhe si per energjine ashtu edhe per drejtesine.Goditja e paligjishmerise ne Arsim,ne ndertime,ne luften kunder trafiqeve jane tregues i seriozitetit te kesaj qeverie qe duhet te vazhdoje edhe ne sektore te tjere.
KUR po e filloni se shume po mburreni,por sic duket edhe ky do jete nje aksion I selektuar si ai I lokaleve qe per 2 jave I futen karriget Brenda e tani I kane nxjerre prape jashte duke zene lulishtet,mjaft ti shikoni perballe fakultetit te ndertimit,rilindja duhet te kishte seriozitet,jo fjale.
Po normal si gjidhmone populli do denohet ,ate qe kan vjedhur milona sot jetojne si pashallare me vila ne bregdet shqiptare! a e dinit ju zoti kryeminister qe shumica kan qen te rregullt me pagesen e energjise,por kete leke e fatura te pagujtme kurre nuk shkuan aty ku duhet,i vodhen edhe kete qe kan qen te rregullt me pagesat e energjise duhet te paguajne perseri a do i denoje dikush kete edhe qytetaret qe kan qene te rregulllt me shtetin mos te paguajne dy tre here faturat,vetem qe vetem i vjedhin ate qe japin faturat?????
Kjo vertet eshte nje reforme e rendesishme por ne rradhe te pare ka gjera shume me emergjente. Qeveria flet per nje ritje te cmimit dhe detyrimisht kjo do ti rendoje shume xhepat e Shqiptareve dhe vjedhja do jete e justifikuar. Fundi I fundit a Jane pasuria e vete Shqiptareve uji pyjet malet te vetmet gjera qe u kane mbetur. Po sekuestrohen pasurite e atyre qe I kane kapur me nje grusht miell, po spo shikojme te kapet ose sekuestrohet pasuria e ndonje politikani ose gjykatesi ose fullani kur po flitet per miliarda. Dihet boterisht qe bizneset qe kane vjedhur energji kane patur suport politik dhe kane ndare te ardhurat sebashku. Meruni me ta dhe Jo me popullin se boll ka vuajtur duke I kujtuar burgjet gjithe jeten.
Pse nuk fillohet me politikanet dhe zyrtaret e qelbur por fillohet me te pafuqishmit?Tipike shqiptare:e fillon nga fundi dhe jo nga fillimi.Aty eshte edhe pika e dobet.Nuk behet shtet dhe pike.Ketu po fallsifikohen letra pronash,ska siguri ne rruge,po vriten te pafajshem,asnje gjygjtar seshte denuar as nuk i eshte sekuestruar pasuria e vjedhur e keta tallen me popullin e amazones.Ka gjera me te rendesishme per te bere se sa te denosh nje vjedhes energjie.Kur te realizosh ato me te rendesishmet fillo me vjedhesit e enrgjise.Pastaj nje gje nuk kuptoj une:cdo dite thuhet se kryeministri ska ne dore gjykatat dhe sot deklarohet se do fusi ne burg vjedhesit e energjise.Meqe paske aq fuqi fut ne burg te medhenjte dhe pastaj te vegjelit.Te fala Ilir Metes e shokeve te tjere.
turp eshte te vjedhesh, nder te paguash…
Ishalla te mban gjat ky inat kundrejt vjedhesve te korentit. Te shohim sa do vazhdosh! Sidoqofte pune te mbare dalsh me sukses!
Edo ja ke fut kot fare. Sa per info kundrjejt Shqiptarve PO Ato qe vjedhin BANGEN e SHQIPERISE “denohen” apo merren ne mbrojtje
Ashte evertet qe ne vendet e evropes nuk i shkon mendja kujt me vjedh energji po ketu ka disa kushte qe kan diferenc me ato te Shqiperis.Disa nga keto kushte jan:Teknologjia e rrjetit shperndares te energjis ashte shume e persosur,energja ashte gjithmon e pa nderprer 220 volt Paisjet shtepiake fuksjonojn perfekt, Kontrata mes shperdarsit dhe konsumatorit ashte teper korrekte pala qe e shkel.pala qe eshkel paguan deturimin p.sh nese mua me prishet frigoriferi per shkak te enegjise paguan shkatari.Ana sociale nese une vertetohet me dekumenta se nuk kam te arrdhura te mjaftushm si familje nderhyn asistenca sociale, ne kte rast energjia paguhet nga kjo efundit pra energjia paguhet nga dikush. Po ku i merr asistenca sociale paret sigurisht nga taksat .
Ore bej nje pune nje here pa rreklame. Ben vec fishekzjarre e pastaj flluska sapuni. Lojrat e fatit. Lokalet qe nuk zene hapsiren publike te Blloku….e ne fund Oshee… Po cishte ai drejtori qe sdinte as te fliste aman…me te do e besh reformen o zotri.
Kjo nuk eshte zgjidhje dhe besoj se do te kete kosto shume te larte elektorale per PS-ne. Qeveria te rregulloj rrjetin energjitik, i cili eshte gjysem shekullor, si dhe ta bej cmimin e energjise qe te pasqyroj sakte te ardhurat e njerezve ne Shqiperi, te cilat nuk i kalojne 180 Euro ne muaj dhe njerezit paguajne tarifat me te larta ne rajon. Cmimi i Energjise duhet ulur ne nivele te perballueshme, si dhe duhen bere investime per te kontrolluar dhe faturuar sakte shperndarjen. Kjo nuk eshte qeveri Socialiste, por diktatoriale dhe bejne mire qe te ndryshojne emrin e partise se po e menderosin fare! Fatura e vjedhjes dhe abuzimit, sidomos nga qeveritaret keto vite, nuk mund qe ti kalohet popullit me te varfer ne Europe.
Zoti Rama,
Nisma e juaj per te denuar ata qe vjedhin energjine elektrike eshte shume e mire, por nese doni vertete te jeni te sukseshem ju duhet me patjeter te ulni cmimin e ketij produkti ne perputhje me nivelin e te ardhurave.
Nese nuk e beni kete, une ju garantoj qe do te jeni nje i deshtuar ne nismen tuaj, pasi nuk do jeni ne gjendje te perballoni koston e te burgosurve.
Ti more si shembull faktin qe asnje pensionist nuk e vjedh energjine elektrike, dhe kjo eshte e vertete, pasi ato ndihmohen nga femijet e tyre.
Po te jete per pensionin, ai nuk del as per ilacet e tyre.
Suksese,