Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka kallëzuar ish-deputetin socialist Andis Harasani, për fshehje të pasurisë në kohën kur mbante postin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.
Harasani u shpreh i habitur për kallzimin duke thënë se po njoftohem nga gazeta. Ai tha se ILKPD nuk e ka njoftuar fare për hetimin dhe se do sqaroj situatën.
Po ashtu ILDKPKI ka kallëzuar edhe ish-drejtoreshën e Kontrollit në Drejtorinë e Tatimeve Tiranë, Afërdita Hysa, për funksionin Drejtore në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë.
Në muajin shtator të këtij viti Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë ka kërkuar 12 vjet burg për Hysin me akuzën për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, të kryer në bashkëpunim; “Fallsifikim të dokumentave” të kryer në bashkëpunim”; ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale.
Hysa dhe disa bashkëpunëtorë të saj akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së duke përfituar 515 milionë lekë të rinj.
Po ashtu ILDKPKI ka kallëzuar edhe 14 zyrtarë të tjerë:
– Luan Jonuzi, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës
– Qamil Korça, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë
– Afërdita Hysa, për funksionin Drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë
– Andis Harasani, për funksionin Deputet, Kuvendi i Shqipërisë
– Ziso Lluci, për funksionin Kryetar, Komuna Finiq, Qarku Vlorë
– Elisabeta Ferizaj (Muda), për funksionin Doganier në D.P.Doganave, Dogana Sarandë
– Meliha Kukaj, për funksionin Kancelare në Gjykatën e Shkallës së Parë Pukë
– Shpëtim Bajrami, për funksionin Inspektor në D.P.Tatimeve, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë
– Roland Çelmeta, për funksionin Zv-Drejtor, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit
– Adem Halilaj, për funksionin Drejtor i BCU, Shtabi i Përgjithshëm, Ministria e Mbrojtjes
– Nestor Ruço, për funksionin Doganier, Dogana Korçë
– Armand Tartari, për funksionin Drejtor i Planifikimit dhe Programimit, Ministria e Mbrojtjes
– Arben Lekaj, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër
– Marion Hasanaj, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier
– Vladimir Përdhiku, për funksionin Nënprefekt, Qarku Korçë
– Tare Beqiri, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier./b.l
Uroj qe drejtesia ti shkoj deri ne fund ketyre ceshtjeve. Z. Harasani mund te jete i koruptuar por ne Shqiperi ka shume “Harasana” te cilet jane zyrtare te larte. Poshte korupsioni!