Rama inspekton 5 kantiere ndërtimi në Durrës/Fund epokës së vjedhjeve me energjinë

29 Tetor 2014, 13:49Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shpreh vendosmërinë e Qeverisë për vazhdimin e operacionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Rama ka deklaruar se duhet të bëjmë të pamundurën për t’i dhënë fund epokës së vjedhjes, sepse në këtë mënyrë sipas tij do të rriten investimet që kanë qenë të pamundura për vite me radhë.

“Të bëjmë çfarë mundemi për të nxitur këdo që kemi rrotull nesh për t’i dhënë fund epokës së vjedhjes së vetëvetes përmes vjedhjes së energjisë elektrike.

Sa më shumë të nxitojmë në këtë drejtim aq më shumë do t’i japim vetes mundësi për të bërë investime që janë bërë të pamundura për vite me radhe sepse paratë janë tretur në gropën e zezë të hajdutërisë së energjisë elektrike”, tha Rama.

“Nuk do të bëjmë rritje të çmimit të energjisë dhe nuk do të lejojmë që nga heqja e fashës abuzive 300 kw të preken të varfrit”, deklaroi  Rama.

Sipas tij, rezultatet e operacionit të saponisur kundër vjedhjes së energjisë, flasin qartë se shënjestra kryesore janë njësitë e biznesit që paguajnë sa një familje dhe po ashtu, bashkëpunëtorët e tyre brenda kompanisë së shpërndarjes.

“Çdo punonjës i OSSHE që ka vënë dorë në sahatin e elektrikut apo në linjat e furiznimit për te manipuluar konsumin në favor të klientit që vjedh energjinë, do të kallzohet për bashkëpunim në vjedhjen e energjisë – sipas Kodit Penal ndëshkohet me 5 vjet heqje lirie”, rikujton Kreu i Qeverisë në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Rama bën më dije se “sigurisht që operacioni do të shtrihet më tutje edhe tek konsumatorët familjare pasi askujt nuk mund t’i lejohet vjedhja e energjise, por një gjë duhet të jetë shumë e qartë: kush hyn në shtresat në nevojë nuk do të marrë para shtesë në pension apo në pagën e ndihmës ekonomike ose të aftësisë sv kufizuar për të mos u prekur nga heqja e fashës mbrojtëse , e cila është kthyer në Mburojë e hajdutërisë jo e varfërisë”.

Kreu i Qeverisë ishte në qytetin e Durrësit ku inspektoi punimet në 5 kantiere ndërtimi në Durrës. Rama informoi se kemi një zinxhir kantieresh që na bëjnë krenar dhe se punimet janë premisë e zhvillimit europianizues.

“Sot kemi përpara një zinxhir kantieresh që na bëjnë të ndihemi krenare. Me këto kantiere po bëjmë sa nuk është bërë në 20 vjet. Punimet janë premisë e zhvillimit europianizues”, tha kryeministri Rama. /gj.k/

1 komente në “Rama inspekton 5 kantiere ndërtimi në Durrës/Fund epokës së vjedhjeve me energjinë”

  1. mark says:

    Makro dhe mikro ekonomia funksionojne njelloj si organizmat e gjalla. Per te shpetuar nje organizem te plagosur (nje ekonomi te rrenuar) duhen njekohesisht: nderprerja e hemoragjise se gjakut (ne kete rast vjedhjet) dhe dhenja e gjakut dhe e lendeve ushqyese (ne kete rast investime). Organizmit mund te mbijetoj edhe nese vetem i ndrepritet hemoragjia; me kalimin e kohes organizmi mund ta marre veten. Por organizmi i demtuar asnjehere nuk do te mbijetoj nese nuk i nderpritet hemoragjia, edhe si kur atij ti jepen gjak e lend ushqyese vazhdimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje