Mazhoranca ka hequr nga rendi i ditës në Kuvend projektvendimin për zgjedhjen e kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).
Në mbledhjen e sotme të seancës plenare ishte parashikuar që të votohej për zgjedhjen e kryetarit të ri të Autoritetit të Medias Audiovizive.
Ndërkohë janë 4 kandidatë në garë për kreun e AMA-s, Anila Basha, Gentian Sala, Gentian Skenderaj dhe Bers Hado, të cilët pak ditë më parë prezantuan para komisionit të Medias pa praninë e opozitës vizionin e tyre për këtë institucion. /gj.k/