Ish-drejtori i “Qytetit Studenti” arrestohet për vjedhje të energjisë

30 Tetor 2014, 11:59Politika TEMA

Ish-drejtori i “Qytetit Studenti”, Bujar Brovina, është arrestuar për vjedhje të energjisë.

Mësohet se anëtari i Këshillit Kombëtar të PD u ndalua pasi në banesën e tij 3 katëshe u zbuluan 3 lidhje të paligjshme të furnizimit me energji elektrike.

Grupet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Policia e Shtetit evidentuan lidhjet e jashtëligjshme në banesën e Brovinës në Qytetin Studenti

Nga hetimet rezultoi që lidhja e jashtëligjshme të jetë bërë rreth 9 vite më parë, ndërsa energjia sigurohej nga  kabina elektrike e cila ndodhet pak metra nga vila tre katëshe.

Rasti i vjedhjes së energjisë nga Brovina është përmendur edhe nga ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, në seancën e sotme plenare, pak para arrestimit të Brovinës.

Bujar Brovina, eksponent i lartë i PD, drejtori i Qytetit Studenti, me një vilë 3-katëshe me 3 lidhje të paligjshme.

Ja pra një eksponent i PD, ish-drejtues i lartë, ky është njeriu i cili ankohet se pse po i bie në afë policia se ka 3 lidhje të paligjshme dhe ky është ai i fashës, që paguan fashën, se kanë disa sahatë, kanë disa lidhje.

Po ky është halli i opozitës jo i joni, ne jemi me qytetarët e thjeshtë ” tha Gjiknuri.

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri theksoi se beteja për të luftuar vjedhësit e energjisë elektrike ka filluar të janë rezultat.

Ministri Gjiknuri bëri të ditur  se nga vjedhja e energjisë dëmi llogaritet 150 milionë lekë në vit, ndwrsa shtoi se operacioni nuk u bë më parë pasi nuk ishin krijuar kushtet e duhura.

“Rezultat spektakolar bashkëpunimi mes forcave të rendit dhe OSHEE. Beteja kundër vjedhësve të energjisë ka filluar të japë rezultat. Opozita ka dalë dhe thotë shtet policor. Po a ka betejë më të rëndësishme se ajo e njerëzve të ndershëm? Ka pyetje pse nuk u bë më parë. 

Duhej baza e nevojshme ligjore për ta kthyer vetpër penale vjedhjen e energjisë. Kishim masa më emergjente për të marrë siç ishte stabilizimi i sektorit si dhe mbyllja e marrëveshjes me CEZ .

Marrëveshja me CEZ ishte e domosdoshme. Qe ajo marrëdhënie flirti mes qeverisë dhe CEZ që e çuan vendin në këtë pikë. Zgjidhja e konfliktit ishte zgjidhja më e mirë. Sistemi elektroenergjitik ka nevojë për investime”, u shpreh Gjiknuri.

Më tej ai theksoi se nga operacioni nuk do preken njerëzit në nevojë por bizneset. Duke përmendur rastin e ish Drejtorit të Qytetit Studenti Bujar Borovina, Gjiknuri theksoi se ky i fundit në një vilë tre katesh kishte tre lidhje të paligjshme dhe pretendonte se mbrohej nga fasha 300 kw.

“Opozita po spekulon me punën e çmimit. Megjithëse i rritën kostot sistemit opozita thotë mbaheni sistemin e ngritur nga ne që abuzimi të vazhdojë.

Nuk do preket asnjë familje në nevojë nga ristrukturimi i çmimit të energjisë elektrike që vendoset nga Enti Rregullator”, theksoi Gjiknuri. /b.l

32 komente në “Ish-drejtori i “Qytetit Studenti” arrestohet për vjedhje të energjisë”

  1. sali serbi says:

    me kete rast pastrohet edhe PD

    1. Besnik says:

      Të dënohet dhe të paguaj energjin e vjedhur gjat 9 vjetëve,asnjë tolerim.

      1. Bujari says:

        Ky me ate bane seen qe ka ndertuar e ka trefishuar masen e truallit qe ka pasur kur ka qene nje barake nje kat. Kur ishte pronar I qytetit studenti me kete ndertim zuri teresisht trotuarin dhe rrugen e ngushtoi e kufizoi dhe kalimin e makinave nga ajo rruge nderkohe qe ajo kishte qene rruge kryesore

        1. Tasim says:

          Totalisht e vertete. KY legeni e ka Blloku totalisht trotuarin. Burre I poshter! Hak e ka burgun.

    2. adri says:

      Cfare hajduti ky Brovina. Ti sekuerstrohet vila dhe ti merren te gjitha parate per enegjine elektrike te vjedhur nga ai aty per dhjete vjet.
      Shiko cfare perfaqesuesish ka pd ja.

    3. Devolliu says:

      Mos i trazoni qëndrestarët e Saliut të Viçidolit pasi Sali Krimineli do t’ju akuzojë për Shtet Policor.

    4. ANTISPIUNI says:

      Ky duhet hetuar per zullmet qe ka bere me detyren. E kishte paditur ish z/drejtori Zef Shtjefni, madie i kishte shkruar edhe Berishes per vjedhjet e pa fund te ketij megahajni, por perseri ky lulezonte sepse i duhej familjes… ! ?

  2. KleA says:

    Imagjino ky me tre linja te paligjshme hajde hajdut hajde, turp ti vije
    http://bit.do/Bujar-Brovina-ne-burg-si-hajdut

  3. mira10 says:

    Kontrolloni edhe banesat e sali Berishës dhe lulzim Bashës se edhe ata e vjedhin energjinë ngaqë janë mësuar të vjedhin çdo gjë.

  4. human says:

    Ky eshte nje shembull spektakolar i vjedhjes se energjise.

    Do te rezultojne shume drejtues te tjere te PD me vila disa kate dhe me disa linja te fshehta qe vjedhin energjine.

    Gjyqet e tyre duhet te zhvillohen te hapura dhe te transmetohen live nga stacionet televizive.

    Populli duhet ti njohe mire se cilet jane ne te vertete keta.

  5. agimi says:

    te bej burk per vjedhjen dhe te mos lirohen nga gjikata hajdutet keshtu behet shteti

  6. agimi says:

    te bej burk per vjedhjen dhe te mos lirohen nga gjykata hajdutet keshtu behet shteti ky nuk ka vjedh per hall ky e ka zanat.

  7. Sony says:

    Drejtor me dy klasë shkollë, prandaj nuk bëhet ndonjehere ky vend. Kemi plot te rinj qe kanë studiuar dhe punuar jashtë vendit, qe dinë ta vlersojnë punën.

    1. LORA says:

      Deri me 1994 bujar brovinen e mbaj mend si marangozin e “Qytetit Studenti”.

      1. Pilo Lala says:

        Bujari sot rezulton me 3 fakultete.

  8. arbeni says:

    ky duhet te denohet per vjedhjen

  9. fukarai says:

    Te lumte PD,me vetmohime po mbron hajdutet te cdo lloji:te energjise,bankes,tenderave e kudo ku jane. Te duhet t’i mbrosh keta, jane kontigjenti jot ,thesari jot,ti je partia udheheqese e vertet e hajduteve ,e krimit,antikombetare.Vepro shpejt se ju erdhi fundi!

  10. titi says:

    kryetari i shqupit do dali me nje deklarate qe ky eshte sulm politik,dikush i ka ngritur kurth ketij hajduti injorant.duhet ti kerkohet se ku i gjeti leket e viles ky edhe shum hajdut te tjere qe pa punuar kane vila kudo ne shqiperi.keta qe bertasin bllokmenet or taj bllokmenet,u bene me te rrezikshem se bllokmenet qe u mbyllen per gjithe jeten ne bllok dhe qe kryekusari komunist i denoi se kane pire shume kafe.

  11. Andarti says:

    O sa bukur ! E paska gjetur vendin ky hajdut ordiner e matrapaz i pashoq. I gezofte “byzyliket” se i ka hak.

  12. selami says:

    Kjo tregon se sa me shume te vjedhesh aq me larte ngjitesh ne hierarkine e PD!

  13. dajti says:

    Ky ndryshe nga te tjeret ..nuk duhet te bej 3vjet …por 9 vjet burg …te demshperblej dhe shtetin ….aksioni ka filluar por nq.s nuk ka te ndeshkuar kot qe flisni …se keta jane te pandreqshem …Z kryeminister u la afat ..sepse edinte situaten …..keta benin te paprekshimin …epo kokes …mos tu falni asnje dite ……shtet ,shtet duam shtet

  14. zqk says:

    Jari fukara eshte, perse i bini ne qafe kot!

  15. Fori says:

    Shikoni edhe njehere rezidencen e Prof.Dr. Zhelal Mziut se eshte doktor profesor per te vjedhur dhe per te marre gjene e tjetrit.

  16. bujari says:

    Ky zoteria duhet te futet jo 3 vjet por 9 vjet ,sa leje qe ka dhene neper QS duke zhvatur leke ,ku edhe ne QS nderpriteshin dritat pasi nuk paguante energjine ,i gjithe QS qendronte ne erresire per kete ,turp per PD qe e pranonte njerez te tille per te drejtuar

  17. Eraldi says:

    Bla bla bla bla!

  18. robert says:

    Ketij jo vetem qe i duhet bere burgu shtepi per vitet e jetes se mbetur po edhe vila ti sekuestrohet nga permbarimi qe te shitet e leket ti shkojne kompanise, por ka diicka qe nuk duhet anashkaluar, a nuk ishte Rama qe ka dhene premtim qe tvsh e energjise do e bente 6%, po heqja e tvsh se shportes a nuk ishte edhe ky premtim elektoral, mos u beni naiv o njerez , Rama po qeveris mire dhe aksionet duhen pershendetur se mjaft kemi paguar edhe per ata me vilat e lart permendura, po gjithsesi aksioni duhet te shkonte me ulje cmimi meqe propagandohej se vidhet ndaj eshte i larte cmimi, dhe se ata qe paguanin paguanin edhe per hajdutet, tashme qe hajdutet po kapen , perse serish duhet te paguajme me shtrenjte serish ne qe kemi tere jeten qe e paguajme , aq me teper qe eshte komplet genjeshter e paster elektorale, keto pyetje duhet ti bien ne vesh Rames se mbase ka harruar cka thene

  19. bbb says:

    E mo Bujar…Nuk rri dot pa vjedhur ti…Kur kishe ate dyqanin te rruga e studentve, nuk u ngope duke shit droge…Nuk u ngopka rraca juaj

  20. Bato Mokra says:

    Me ben pershtypje dicka qe eshte evidente: qekurse Qeveria Rama ka nisur aksionin per energjine elektrike (ende nuk ka nje emertim konciz) jane rralluar e bere per mall komentuesit promedemk opozites, ose AGIMARTES shqiptare, nen hyqmin de jure e kryekriminelit Sali Berisha dhe perhere e me shpesh shfaqen shtetdashesit, njerezit qe duan rikthimin ose konsolidimin e shtetit shqiptar me kredon “E duam Shqiperine si gjithe Evropa”. Demagoget antishtet, ose ate KAÇAK, ose te pafytyre, ose SHTET-ÇIFLIGUN e armikut te perbetuar te popullit shqiptar, SRB-i, jane strukur dhe po “punojne bostançe”, thuhet ne Veri per te mbuluar gjurmet e hajnive te tyre 23 vjeçare.
    Le te kthehemi te çifligari BUJAR BROVINA! Pse shfryni per skalionin Nr.1 te Sali Berishes! Gjerat jane shume te thjeshta. Eshte prangosur ish-marangozi, kryebashkiaku i emeruar i Qytetit Studenti. Po. Nga jerevia ne vile 3-kateshe. Eshte prototipi i antishtetit berishian. Hesapet jane te qeruara. Te ardhurat nga marrja e detyres e deri ne lenien e saj. Vlera e viles, komiditeti brenda, kontot (te shihen mire keto se cfare eshte bere neper vite me studentet, e di “rrotulla e djathit kackavall”) neper banka brenda dhe jashte, po dhe jashte. Pra, te hyrat dhe perligjja e tyre mbi bazen e te ardhurave shteterore. 3 lidhje te paligjshme. Sa gjobiten? 9 vjet pa paguar. NENTE VJET, zonja e zoterinj. NENTE VJET per Bujar Brovinen kane paguar (pa ua rritur nderen, te pakten) pensionistet, veteranet, ata qe anatemohen pikerisht nga keta bandite e vjedhes nga me ordineret qe i katapultoi KRYEHAJDUTI I SHQIPERISE,me titullin sa i perkete hajduterise dhe tradhetise ndaj atdheut “AHMET ZOGU”, ne krye te ketyre detyrave, prej nga kane mjelur e vjellur si rrallekush; NENTE VJET kane paguar per te familjet ne nevoje, po te ndershme. Jo per revansh, as per arsye politike (medemek), po si vesi me i poshter qe eshte hajnia, Bujar Brovina dhe Bujaret (ne hajnine e pasurise sone kombetare) e tjere, duhet te ndeshkohen me ashpersi, sipas ligjit. Jo me shume.
    Se fundi, do te shtoja edhe dicka mrruljen e Sali Berishes. Nese i qane zemra kaq shume per popullin, po plas i shkreti, perse nuk distancohet, perse nuk e denon gjestin e shemtuar te ish-vartesit te tij (nese), qe i dergonte mitingashe ne pallatin “pa leje” te zonjes Basha (Rama). Felliqesira. Sherbetore te paskrupuj. Dhe dilni e llomotitni neper konferenca.

    1. Eraldi says:

      Bato Mokra! Ty ndoshta ta paguan rrogen shteti Shqiptar nga parate e njerezve, po ja qe rastesisht ka edhe njerez qe e nxjerrin buken vete ne kete bote!

  21. adri says:

    Prandaj nuk paska dashur ky Brovina qe te vije Rama e Partia Socialiste ne pushtet se paska dashur te vjedhe.
    Keshtu e ka lene dhe i ka lejuar berisha militantet e tij qe te bejne baterdine ne pasurine publike dhe ne kurriz te shqipetareve te tjere te ndereshem.
    Keshtu e ka lene shqipeine berisha pa shtet, pa ligje, rrumpalle.
    Policia te mbikqyre vendimet e rpokurorise dhe te gjyqtareve dhe te mos lejoje qe ky hajdut te lirohet pa bere tre vite burg sikurse e parashikon ligji ndryshe te procedohen penalisht gjyqtaret dhe prokuroret qe do te marrin guximin ta ndihmojne kete hajdut Bujar Brovinen.

  22. SuloKapedani says:

    Kur peshku i vogel behet i madh fillon te hajè te vegjlit ,marangozi bèhet drejtor nuk èshtè çudi sepse èshtè pèrvojè e klasès punètore si teneqexhiu koçi xoxe u bè ministèr i brendshèm por nè fund pèrfundojnè tè padèshiruar,mbasi janè konsumuar prej padronit satrap.

  23. Ne rrugen nacionale Gjirokaster-Tepelene eshte nje bisnes karburant,hotel restorant ne pronesi dhe administrim te kryetarit te komunes Lazarat Dasho Aliko ka 120 milione leke te vjeter pa paguar energji elektrike dhe OSSHEE dhe policia po hesht,si eshte e mundur kjo tregon se gjithecka behet selektive..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje