A mund të ndryshojnë shërbimet ndaj pacientit, kur nuk ndryshojnë partnerët në tendera?

31 Tetor 2014, 19:43Sociale TEMA
A mund të ndryshojnë shërbimet ndaj pacientit, kur nuk

Ndryshimet e dukshme vizive dhe përpjekja për të ndryshuar shërbimin ndaj pacientëve në Qendrës Spitalore Universitare, mund të përmirësohen më tej nëse ndryshon përfundimisht shërbimi ndaj pacientëve dhe sidomos furnizimi me ushqimi i tyre, si dhe kushtet e higjenës në spital.

Kompanitë private që kanë marrë përsipër këto shërbime këto shtatë vjet, kanë përgjegjësinë e tyre në gjendjen që është sot. Të gjithë jemi dëshmitarë se pacientët e spitaleve shqiptare, as që mund ta vënë në gojë ushqimin që u ofrohet dhe se kushtet higjeno sanitare të tyre, janë ende larg standarteve të një qendre spitalore.

Imazhi i ri që përpiqen ti japin mjekësisë të ardhurit pas 23 Qershorit, mund të jetë një zhgënjim, nëse ata rikontraktojnë sërisht të njëjtat kompani që kanë shërbyer deri më sot.

Nga burimet tona, mësojmë se specifikimet e tenderave të rinj, janë bërë të tillë që ata ti fitojnë sërisht kompanitë që kanë krijuar monopol në këtë pikë dhe që janë të lidhura me ish pushtetin.

Nuk është aq shumë çështja politike, se sa fakti se për shkak të lidhjeve politike, që me partnerë nënkontraktorë ka shkuar deri tek njerëz të afërt të Berishës, ky shërbim ka plot defekte dhe duhet ndryshuar rrënjësisht.

Nëse korrupsioni është diku i prekëshëm ai është në shërbimet ndaj qytetarëve të sëmurë, të cilët pos problemeve që ka me thesë mjekësia jonë, i shtohen dhe shërbimet e hospitalizmit të tyre.

Ne ju ftojmë ti hetoni nga afër këto tendera dhe do të shikoni se gjithë specifikimet teknike janë ndërtuar në mënyrë të tillë që ato të rishkojnë aty ku kanë qenë. Ne mund të shpresojmë pas 23 Qershorit, se do të ndryshoj shërbimi ndaj pacientëve, por ushqimi dhe higjena zor se mund të ndryshojnë, nëse lihet në të njëjtat duar.

P.S Letër e ardhur në redaksi nga një qytetar që nuk do të identifikohet

10 komente në “A mund të ndryshojnë shërbimet ndaj pacientit, kur nuk ndryshojnë partnerët në tendera?”

  1. . says:

    Te shparrtallohet oborri familjes komunisto-Serbe Berisha.

    1. mike says:

      Shendetesia eshte nje deshtim total i kesaj qeverie, edhe kjo eshte e qarte, ky Becaj paska qene kot fare

      http://bit.do/korrupsionet-me-tenderat

    2. elio says:

      Po folim per lavanderine dhe menca???…Po i merr robi qe i morti me ndoken edhe me berishen….Po i mori ene me ramen…do me thone qe qeka pune e “kopsitme”…

  2. Sazan says:

    Ilir Beqja, eshte padyshim nje nga ministrat me te deshtuar te “Rilindjes”.

  3. socialisti zhgenjyer says:

    Letra te tilla keni me dhjetra, poshte cdo publikimi,nga komentues te ndryshem.Problemi eshte se cili te kapi,ke.Kuterbon nga te gjitha anet.

  4. Aliu nga Brukseli says:

    Deri sa QSUT te sherbeje si vend rekrutimi nga mjeket qe punojne aty te pacienteve per klinikat e tyre private kurre, po e perseris: kurre mos shpresoje dikush se mjekesija ka hyre ne rruge te mbare. Ketij kanceri askush nuk mer mundimin as ti afrohet dhe Ilir Beqja meret me kioskat e oborit. Eshte paradoksale qe ne kete post te emerohet minister nje profesionist i nje fushe krejt te ndryshme. Kjo do te ishte paradoks dhe per kohen e merhumit ku politika ishte ne plan te pare. Dhe fjala e urte thote: po vure bythen guzhinjer mut do gatuaje. Edhe ne emerimet ne institucionet mjekesore ne rrethe eshte ndjekur kriteri qe vetem profesionist mjekesije mos te jete.

  5. Ola says:

    Korrupsionin e ben Edmond Cimbi drejtor i prokurimeve ne ministrine e shendetesise.Vetem 3 kompani ne materiale mjekimi dhe 5 kompani me medikamente mund te marrin tendera ne ministrine e shendetesise. Jane kompanite qe vendosin cmimet qe te japin dhe 10% te Edmond Cimbi ti ndaje me Beqen

  6. ed says:

    Uaaa, paska korrupsion me tenderat??? E pabesueshme!

    Ky personi mire ben qe ngre zerin, por menyra se si e paraqet duket se nuk i djeg per spitalin por i djeg qe i kane marre tenderin njerezit afer Saliut. Tenderin qe duhet ti takonte ketij sepse nuk eshte demokrat.

    E njejta monedhe e kthyer ne anen tjeter…

  7. Leku leter says:

    Shkoni te Pavioni i Kirurgjise, pllakat te shkulura, dyert pa doreza, pa xhama, WC-et pa llampa, te mbyt lageshtia dhe myku. Cte shkosh per tu sheruar se aty vdes sapo te shtrohesh. Cna tregoni ushqimin, se ushqimin e sjellin vet njerezit po rregulloni gjerat kryesore, ska as karrige as nje komedine ku i semuri te vendosi ilacet. Te na rroje shendetesia falas e Edvinit dhe e rritjes se taksave se na kenaqi fare!

  8. Axhami says:

    90% e korrupsionit me tenderat e ka bazen te specifikimet teknike. Qe aty tenderi i takset filanit apo fistekut. Dhe kjo pune eshte kudo, e jo vetem te Beqia. Merr Nasip Nacon, i ka anulluar te derat nga 2 here se nuk shkojne aty ku do ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje