Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e se entjes fenomenin e gjakmarrjes. Gazetarët e Fiksit udhëtuan në familjen Demaj në Bajram Curri.
Familja ndodhet e ngujuar prej kohësh në kullën e saj për shkak të një vrasjeje. Kryefamiljari Qerim Demaj tregoi historikun e gjakmarrjes, ndërkohë që bashkëshortja e tij, Nurija bëri thirrje për ndihmë.
“Në Belgjikë na refuzuan, nuk ka besuan. U ndjeva keq. Sot pres nga shteti që ta mësojë që jemi në gjak, të na përkrahë, të shkollojmë fëmijët”, thotë ajo.
Në gjithë rrethin e Tropojës janë 64 familje në gjak, nga të cilat sipas të dhënave zyrtare 19 janë të ngujuara.
Ndërkohë në shkallë vendi janë rreth 600 familje të ngujuara. Në ndihmë të këtyre familjeve të dhënat zyrtare thonë se donatorët e huaj kanë dhënë 76 milion euro ndihmë financiare dhe materiale që nga viti 2005 deri në vitin 2013. Sipas një përllogaritje do të duhej të shkonte në 8-9 mijë euro për familje në vit.
Por realiteti është krejt tjetër. Në xhepat e familjeve që vërtet kanë nevojë për këto para nuk ka përfunduar asnjë qindarkë. Kreu i Komitetit të Pajtimit të Gjaqeve akuzoi për këtë shoqatat, numri i të cilave ngritur vetëm për gjakmarrjen shkon në 83.
Ai tha se këto shoqata mashtrojnë donatorët e huaj me video dhe filmime dhe më pas paratë e siguruara prej tyre i përvetësojnë, madje në këtë “lojë” përfshiu edhe Avokatin e Popullit që ka nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi me këto shoqata.
Megjithatë institucioni i Avokatit të Popullit u përgjigj duke thënë se bashkëpunimet janë në kuadrin e shkëmbimit të të dhënave dhe as jep dhe as merr fonde./b.l
ptuuu ua dhjefsha rracen hajduteve te mutit, ju doni sistemin komunist mor shok, qe tua mare shpirtin, plehra muti
http://bit.do/mjaft-vodhet-te-mjeret-e-Shqiperise-o-plehra
Le te behen verifikimet e te 83 “shoqatave”, le te fillojne qe neser ata qe e kane detyre kete pune e t’u tregohet vendi.
Ky eshte problem i madh. Eshte krim, ne vend te ndihmohen me donacione familjet e ngujuara ato vidhen nga shoqatat. Prandaj eshte e domosdodhme qe te gjitha kategorite e shoqatave t’u kontrollohet veprimtaria financiare si nga ana e ministrise se financave dhe nga KLShtetit. Perndryshe vjedhja do vazhdoje.
Nuk ka as edhe me te voglin veshtiresi per te gjetur se cilat jane keto shoqata qe kane marre milionat dhe shteti te veproje sipas ligjeve ne fuqi duke shkuar deri ne venien e tyre para drejtesise dhe rikthimin e parave te vjedhura duke u sekuestruar shtepite apo bizneset qe kane blere dhe ngritur me keto para gjaku.
Kjo shume eshte e vogel ne krahasim me sa ka pervetesuar “korporata” CO-PLAN per territorin dhe zonat informale. Do tronditeshit kur te mesonit qe te gjitha fondet kane shkuar ne xhepa private dhe ndermarje private si CO-PLAN, Metropolis, dhe Polis. Bathorja”informale” ishte miniera e arit e CoPlanit per vite te tera. Cfare ndodhi amulli e vertete urbane, asgje legale qe nga pronesia deri tek pagesa e faturave elektrike …ama votat sistematikisht shkonin per PD cdo zgjedhje. Paralelisht ndermarjet private te B Aliut dhe Dritan Shutinise lulezonin
hahahahaaa, po tani u mor vesh ?? kush krijon shoqate ne Shqiperi, per kete arsye e krijon, per te zhvatur fonde, ndihma e financime.
Ketyre shoqatave duhet tu hiqej me kohe e drejta e vetemanaxhimit financiar te fondeve dhe kontrolli i shtetit duhet te ishte 1000% mbi keto piramida.
Gjynah njerzit ne nevoje thuaj, pa keta plehra keshtu do ta ngrysin jeten duke rrjepur
burg per keta plehrat…. se nuk po vjedhin lek, por jete njerezish
Si nuk kuptuan keta hajdute se lotet e ketyre femijeve fatkeq do te kthehen tu bien mbi kokat e tyre.
Kush jane keto kriminel qe lozin me pafajesine e tyre?
Ne burg eshte pak.Le tua leme Zotin e do te shohim se do te kerkojne derman e nuk do te gjejne dot.Shprehjen se:- Mos e pagofsh vete do te ta paguaj femija- mos e harroni.Pervoja e ka vertetuar.
ku eshte shteti social?
sa per ju hajduter ne fyt kan per t’ju ngec,heret a vone.
Te hetohen marrdheniet e avokatit te Popullit me keto shoqata.
E sigurt eshte se shoqatat kane perdorur emrin e Avokatit te Popullit per te genjyer donatoret dhe marrdhenia futet ne cikel te mbyllur nga e cila perfiton ndonje “mik” i avokatit te popullit.
Urgjentisht hetim ketyre shoqatave shushunja qe nuk paskan lene gje pa bere! C’pritet me?
(Marr me shkurtime nga poema; “Pse o Zot na ke mallkuar!””… Neper shekuj nenat tona,
Neper shekuj nenat tona
Vune ne ball’shamit e zeza!
Vdekja i paskej si prona,
bijt’ e saj neper breza…
Shihni,mijra te ngujuar…
ndukin gjuhen brenda gojes!
ndar’ e s’paskan te bashkuar,
Si dy kokat e zhgabonjes(!)
Gjysma jone ka humbur jashte…
Dhe mbeten ne arrati…
Ne qe mbeme,po ham Hashash!
Buk’ e lot’ e plumb ne gji…
Qindra kenge mijra vargje,
thirrje bejn per vllazerim!
Sa here veme sofren e madhe,
vjen nje dreq e na peshtyn…
Ze e mbarset prap meria,
sofra shtruar mbetet bosh,
arratin merr mencuria,
cmendurit,na vin’ ne qosh!
Ku ze fill,ter mellef
ky batak qe s’ka te thare?!
A mos eshte po aq i hershem,
sa dhe flamuri komtare?!..
Se dhe dy kokat e shqipes,
kurre s’e shohin njera tjetren(!)
Ashiqare mbajne meri,
dhe pse jane nje trup i vetem…
Mos meria vjen e mbarsur,
neper shekuj bam e bum…
Pse nje fjale,sa do e matur,
sot te vret si te ish plumb?!..
S’eshte fjala per varferine…
asaj,i behet derman.
Fjala eshte per cmendurine:
” Pse me pe ne sy?! Dhe,Bam!”
S’gjen derman Bardhoshja Nene!
Goja i ka ikur prapa.
Edhe,s’do ti vij ne vend,
Dhe pse dy here u fal Papa!…
Pra me zi nu ka ku shkon…
Nena,me nje barre halle.
Tej per tej Kombi renkon,
Bota rrotull hedhka valle…
Kur dy kokat Arberore,
do ti shoh te perqafohen,
Dhe dy kthetrat aq mizore,
T’i shoh duar qe shterngohen…
Do besoj me te vertete
Qe ky Zoti,prej nesh harruar..
Do vij te na nxjerr ne jete,
Te mos ket’ me te lenduar.
Mendje qe pikoni ar,
(Mendja juaj,jeta jone.)
qe te mbij’ ky vend i thare..
Beheni zhgaben,shqiponje.
me nje koke,sic e be Zoti.
Dhe te but,por dhe te sert…
bardherore,pike loti,
Me shikimin thell ne det…
Kjo eshte pjell’ e Perendis,
vec nga gjiri saj lere.
Ndaj dhe shqipet jane nje fis,
me nje koke e jo dy krere.
Me dy koka,kater koka…
kemi quajtur lubite…
Ndjellakeqas neper prralla,
shekujve,trembnim femijte…
Zbardhjani zemren Kombit
Se e zeza,vetem nxin!
Ky popull lagur prej lotit,
ka thene: “Zia ndjell zin…”
Gjak e zi e zi qe nxin!
Zi e zgjatur mijra vjet…
Boll u morem me vakin,
Vum ne hall dhe zotin vet.
Edhe bota eshte vrare,
zin se mbajti nga here!
Shihni flamuret e tyre,
Flakerojne copza ylber…
Duhet te ndryshojme thell.
(Flamuret nuk jane tabu.)
Qe nga simboli ne dere…
Ndryshe Zoti s’vjen ketu.
……………………………………..
Tashme,turrmuni zagar!
O ju gjoja patriot…
” Ne ka Zot dhe do duroj,
Plast ky Zot,ky palo Zot!…”
Nuk e di c’fare te them , se po me duket vetja si nje grua e keqe , por e them me gjthe zemer , se ata qe kane vjedhur buken e femijeve te ngujuar , ishalla i perdorin ato para per te blere ilace ! Legena njerez ! Njerez te pa shpirt !
kete pun duhet ta bej shteti se keto shoqatat jo ne shqipri qe eshte vendi i mashtrimit po dhe ne shtete me serjoze jan problem i math, shoqatat qe mbledhin fonde per femijet ne afrik vetem 5 perqint te atyre qe merrnin dergonin ne afrik dhe pjesen tjeter nuk dihet se te kush xhepa perfundon. po ne shqipri eshte ndryshe po te doj shteti i verifikon per nje dit se keto shoqata veprojn vetem ne shqipri.
Turp i pashoq,i padegjuar!!!!!…
Shteti duhet te jete ne “gjak” me keto shoqata te paskrupullta!!!…
Di une nje rast ketu ne shkodren tone.
Tan thojne se buuri i Liljana Luani, me paret e shoqatave ka ba nje pike karburanti te kalaja dhe quhet -Luani A-.
Shifeni e verefikojeni.
mu po me vjen keq qe ne kto komente po shikoj edhe shpifje si pika karburanti asht e vertet se pika karburantit quhet luani A por e gjith shkodra e din se e kuj asht aja pik aja asht pika e kunatit te Lijana Luanit i cili quhet Sander luani dhe kete pika e ka qe nga viti 2004 para se te egzistonte shoqata e femijeve te ngujuar. un e njoh shum mir kte familje familja e Liljanes jetojn ne rus katolik dhe burri i saj quhet Viktor luani dhe te dy kan profesjonin e mesuesit,Liljana eshte qe 7 vjet vullnetare ne kete organizat e cila ka ba nje pun te shkelqyer ,eshte zonja e par qe ka marre kete iniciativ per keta fmij qe ishin lan ne harres. si te lutem zonje apo zotnij qa je ti merri te dhanat ma mir kur te bash nji koment publik.
Edhe gjakmarrja tashme ka krijuar “tregun” e saj, jane krijuar viktimat, sekseret, pajtuesit, vajtuesit dhe perfituesit!! Gjendja nuk eshte ashtu sic paraqitet, qarqe te caktuara, mbase edhe antishqiptare, duan ta paraqesin shoqerine shqiptare si primitive, dhe si gjithmone me pak para, gjenden individe apo organizata qe jane gati te sajojne nje mije e nje te zeza vetem qe te bejne nje emision, te botojne dicka dhe si perfundim nuk bejne asgje, sepse nuk kane asgje per te bere.
Ne Shkoder, nje ish kryetar i ketyre shoqatave, i ndjeri Emin Spahia, u vra nga nje familje qe ishte “kliente”e tij, sepse beri pazar me hasmin tjeter qe tì nxirrte ne prite viktimen e rradhes, gjithmone kundrejt shperblimit… Nje kryetar tjeter arrestohet se ka leshuar vertetime false te cilat perdoren ne Europe per te kerkuar azil…nje tjeter del ne tv, si kjo zonja Luani,qe shkon ne Tropoje dhe gjen viktimat e rradhes dhe pret qe dikush ti jape dicka ose te beje dicka. Ne Tropoje jane 19 familje te ngujuara, kush e thote kete?? Prokuroria, policia, pushteti vendor? Kush i jep keto shifra kur dihet se ka nje Plan Veprimi kombetar per parandalimin dhe goditjen e veprave penale per hakmarrje e gjakmarrje? Pse nuk shkon kjo zonje ne Kukes dhe te pyese personin qe merr rrogen per kete punese sa eshte numri i te ngujuarve por na ben emisione joetike me femije qe qajne?? Nuk shkon sepse do qe keto pamje te prekin dike, e ky dikush te jape nje cek apo nje fond qe kjo zonje te bleje nje fuoristrade apo te paguhet per oret qe do te jape mesim…..dhe ketu mbyllet cikli….Gjakmarrja vazhdon…
Pse nuk i publikoni komentet TEMA??
Personat qe kane marre parate jane te evidentuar. Atyre tu kerkohen ku kane parate ose tu sekuestrohen pasurite. Shteti duhet te veproje,eshte e thjeshte fare.