Në paketën fiskale të vitit 2015, Ministria e Financave planifikon të bëjë disa ndryshime, efekti i të cilave në buxhet llogaritet rreth 10 miliardë lekë.
Pjesën dominuese në rritjen e të ardhurave do ta mbajë rritja e nivelit të akcizës për cigaret (20 lekë për paketë deri më 31 dhjetor 2015), duhanin me të dredhur (me 1400 lekë/kg deri në fund të vitit 2015), miratuar tashmë në Kuvend, ndërsa pritet rritje edhe për taksën e pijeve alkoolike dhe birrën.
Efekti pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit nga rritja e akcizës së cigareve, për vitin 2015, do të jetë rreth 3.4 miliardë lekë dhe 600 milionë lekë nga TVSH-ja.
Ndërsa efekti në të ardhura për rritjen e taksës për duhanin me të dredhur është 200 milionë lekë për vitin e ardhshëm. Për vitin 2015 është parashikuar të ndryshojnë edhe disa zëra të Tatimit mbi të Ardhurat Personale (TAP).
Sipas draftit të përgatitur nga Ministria e Financave, të ardhurat e qytetarëve, veç pagave, do të taksohen me 15%. Po ashtu, me 15% do të taksohen edhe depozitat, dhuratat, të ardhurat nga lojërat e fatit dhe qiratë. Gjithashtu, pritet të vendoset 2% taksë për të ardhurat e kompanisë koncesionare të autostradës Durrës-Kukës. Po ashtu, do të vendosjet TVSH mbi ndërtesat e reja, përfshirë vlerën e tokës.
Një nga taksat nacionale që do të rritet është ajo e qarkullimit që mbahet në çmimin e karburantit. Aktualisht kjo taksë është 17 lekë për litër, por pritet që vitin e ardhshëm të jetë 27 lekë, pa përfshirë këtu TVSH-në (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar), qe e rrit edhe me 5.4 lekë.
Pra, rritja mund të jetë 120 lekë për litër. Ndërkohë, përjashtohet nga TVSH-ja sigurimi i automjeteve. Ministria e Financave parashikon uljen e taksave për sektorin e peshkimit, bujqësisë dhe fasonit dhe uljen e tarifave doganore për disa artikuj ushqimorë./gj.k
Ministria e financave parashikon uljen e tarfiave doganore per disa artikuj ushqimore !!!!
Po ka rreth 5 vjet qe tarifat doganore jane 0% (me EURO1) cfare do te ulin !!! vetem me Kinen ka tarife doganore te aplikueshme. Ndoshta jane duke u afruar me Kinezin Vella. Hallall
Duke paguar detyrimet mujore,vetem tek albtelecomi,morra kuponin tatimor,dy gjigandet e tjere,Uji Kanalizimet dhe ishCEZI,nuk e kishin ne perdorim !
Zoti Minister,zgjohu nga gjumi !
Kujt i duhet nje shtet i forte dhe nje individ i dobet, varferimi i njerezve, dhe fuqizimi i shtetit nepermjet taksave te ngritura ,kujt i sherbejne me cfare do te beje me ato para, se qeveria do te ndertoje spitale, qe vete qutetaret do te lene lesht duke paguar, do te bejne shkollo ku vete qytetaret do te lene leshte duke paguar,do te forcoje policine qe ti fuse ne burg me parate e tyre, do te forcoje ushtrine qe te kryeje emisione per ameriken.
PINI DUHAN QE TE FITOJE SHTETIT RILINDAS I EDVINIT!
Kjo eshte politika ekonomike e Edi Rames qe me rilindjen e tij imagjinare po e fut Vatanin ne vorbullen e rritjes se taksave dhe tatimeve pa asnje te dhene ne buxhet per rritjen e GDP-se tone kombetare. Po ku shkoi Taksa Famoze Progresive qe Edvini e reklamoi ma kaq buje ne fillim te fushates se tij rilindase, e cila tani eshte zgerlaqur si kokoshi ne nje thele dhe e cila mashtroi miletin me parrullat bolshevike:
KUSH FITON ME SHUME DUHET TE PAGUAJE ME SHUME!
sepse me kete llogjike aktuale te rritjes se taksave qe po na paraqit gazeta TEMA edi Rama duhet tani te korrigjoje parrullat e tij populiste paraelektorale me:
KUSH FITON ME PAK NGA PAGA E TIJ MJERANE DUHET TE PAGUAJE ME SHUME!
Ndryshe si ta kuptojme qe buxheti socialist parqashikon lehtesira fiskale per firmat fasoniste te “zemres” te LSI-se te rryshfetciut Ilir Meta, nderkohe qe godet qytetaret e thjeshte me rritje taksash nga 10% ne 15 % dmth me 50 % qe ne vitin e pare te qeverisjes socialiste. Po me tej?
Po Digitalbi?
Po Vodafone?
Po AMC?
Po Plus?
Po Albtelecom?
Po te gjitha Mediat qe vjedhin filma e programe?….
…E keshtu vazhdon radha e gjate me NGRENESIT E LEKEVE TONA.
Hidhni nje here syte nga USA!
NJERZIT SHKOJNE NE PUNE DHE NUK U DEL KOHA PER TV, AS PER BIESDA “ME OFERTE”,,,!
Bejeni edhe ju!
Rilindas te ftofur ne lindje!
Nga nje veshtrim siperfaqsor te keture normave verej qe ata qe kane hunjin gjithmon kuniin mbrapa e kane te varfrit qe behen me te varfer.
15 %te te ardhurave edhe atje shkoni te peshkoni.Haram votat nje qeverie takash dhe genjeshresh edhe pse ju kam votuar !
Eshte pleher cifute nga e jema ky Rama.Jemi shtet shume i pasur me pasuri natyrore pae nuk i anullon koncensionet dhe ti shtetezoje pastaj ti shese pridhimet te laje birxhet sic beri Enver Hoxha? Duhet revolucion i armatosur kjo klase eshte gjakatare.Gjaj
Ku do gjak
Kjo taksa e depozitave eshte skandal fare!Ne qofte se une depozitoj 100.000 leke ne banke fitoj afersisht per nje vit 5000 leke dhe jam i detyruar te paguaj nje takse prej 15.000 lekesh.Totalisht abstrakte!!
@toni,po te pergjigjem harrove plus 15% e 5000 lekeshit te fituar, Cjane keto na grine .Kto po punojn per opoziten meqense ajo spo punon per vetet,.Qe mos te them protesta po me duket larg zgjedhjet e tjera.
Cjan keto taksa 15% taksa mbi te ardhurat e 15% taksa mbi depoziten etj etj.Mire more vella po punoni per opoziten meqenese opozita nuk po punon per vete..Po me duken larg zgjedhjet..
sikur ishte premtuar ulje taksash per 90% te shqiptareve, ketu po behet e kunderta po u ngrihen taksat 90% te shqiptareve, cjane keto 15 perqindesha mbi depozitat, me pak fjale do e cojne sistemin bankar ne nivele zero, se njerezit do detyrohen ti mbajne leket ne shtepi , pastaj ku eshte llogjika ose mbase nuk shpjegohet mire, nese % e fitimit te depozites eshte 3-4 % , cfare interesi do kete dikush te paguaje 15% takse mbi depozite, me mire i mban leket ne shpi , nje sistem alarmi nje kasaforte, nje dere super te blinduar dhe ne fund per 100000 lek te reja do kesh me shume interes te besh cfare thashe me lart, duam shtet , duam rilindje po me kto masa i bie te na vjelin e mos na lene asgje me, njeri na vidhte rrugeve , tjetri me ligj, mos harrojme se jetojme ne vendin me te varfer te europes e smund te mbajme gjithe keto shtesa taksash nderkohe qe rrogat mbeten njesoj, cmimet rriten , kjo do te thote skamje, jazek na qofte nese e tolerojme kete rrjepje ne emer te rilindjes.
Tatohen depozitat?! Sigurisht eshte shkruar gabim. Tatohet vetem interesi qe ke fituar. E kunderta eshte absurditet.