Basha: Rama nuk ndalet më, vetëm protestat popullore ndalin të keqen që na ka pllakosur

30 Tetor 2014, 16:02Politika TEMA

Lulzim Basha ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në parlament.

Sipas Bashës, Rama është kontradiktor me deklaratat e veta, pasi njëherë thotë nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë, pastaj premton rritje të pensioneve për të balancuar rritjen e çmimit të energjisë.

Sipas Bashës, Rama-Meta nuk përmbahen më.

Ai thotë se vetëm protestat popullore mund të largojnë të keqen që ka pllakosur vendin.

Rama përgënjeshtron veten: Njëherë deklaron se çmimi i energjisë nuk do të rritet, pastaj premton rritje pensioni për kryefamiljarët për të balancuar efektin e rritjes së çmimit!!!

Sa do te rritet çmimi i energjisë? Edi Rama nuk ka ndërmend ti përgjigjet kësaj pyetje. Ai vazhdon të tallet me shqiptaret, ashtu siç u tall kur në vit më pare premtoi jo rritje, por ulje të çmimit të energjisë

Mbi 2 milionë shqiptarë do të paguajnë më shumë, do të varferohen më tej!

E vetmja gjë që na ofron sot dyshja Rama-Meta është rritje çmimesh, rritje taksash dhe gjobash, dhunë policore, arbitraritet dhe paligjshmëri.

Protestat popullore janë rruga e vetme për të ndalur të keqen që po pllakos vendin”, thotë ai./b.l

15 komente në “Basha: Rama nuk ndalet më, vetëm protestat popullore ndalin të keqen që na ka pllakosur”

  1. Klimax says:

    Ja dhe udheheqesi i “pranveres arabe” ne Ballkan!!!!

    1. Arber says:

      Hahahaha Keta jane te vetmit qe shikojne diten e qametit. Te gjithe te tjeret shikojne zbatimin e ligjit dhe ngritjen e nje shteti ligjor. Shqiperia u kthye qellimisht nga Sali Pashe Toptani dhe shoke si Lulja ne nje shtet rrumpalle. Te gjithe kerkojne vendosjen e ligjit.

  2. Genti35 says:

    Basha, pse ke frike nga Rama? Apo te kerkon llogari mesuesi yt Berisha.

  3. Demokrati Lazarat says:

    Nuk mund te tolerojme qe te paguajme dritat.Nuk i kemi paguar kurre,ne keto 24 vjet demokraci.Jemi gati per proteste.Te rrezojme Ramen.S’kemi leke.Hashashi na u pre,na kerkohet te paguajme dritat.Ku ti gjejme parate??Dhe na priten burimet e te ardhurave nepermjet prerjes se Hashashit,duke ne gjunjezuar ekonomikisht dhe nga ana tjeter na kerkohet te paguajme dritat.Na lejo te punojme zoteri.Pastaj na kerko parate e dritave.

  4. luli says:

    O popull fukara, dilni ne protese mbroni hajdutet,ju prin hajduti i rruges se kombit,vrasesi 21 janarit o sot o kurr!

  5. Labi Vlore says:

    Hashashin na i preve.Qebabtoret buze kanaleve te ujrave te zeza na i prishe.Lokalet deri brenda ne dete dhe liqene na i prishe.Te presim pyje,nuk na lejon me,por na kercenon me pranga.Peshkim me dinamit,as qe behet fjale fare,sepse na tund prangat.Me c’fare ti paguajme dritat z.Rama??

  6. folk says:

    Basha te raset brenda e te paguaj edhe pocin e burgut!

  7. lavdosh says:

    Lul,
    Ti dhe Rrumpalla nuk po e kuptoni
    Strategjia e Rames po punon dhe eshte kjo:
    – forco zbatimin e ligjit ne ato sektore me impakt me te madh ne popull dhe shoqeri
    – krijo nje klime kur te gjithe te shikojne dhe besojne se nuk ka me te forte (kjo kenaqe shumicen e popullsise, por ju djeg juve dhe pinjollve tuaj-kriminele,politikane te korruptuar)
    – e gjitha kjo do te coje ne nje presion me te madh per te vene drejtesi per krye-kriminelet dhe krye-hajdutet: ne kete rast kupto Lul Basha, Sali Ram Berisha Rrrumpalla dhe te tjeret qe e kane vjedhur dhe shkaterruar kete vend
    Populli po ndjehet me komod dhe me i qete me keto politika
    Dilni dhe pyesni njerezit normale (edhe ata pak militante te thjeshte e te ndershem te PD-se) dhe do kuptoni qe populli po e ndjek Ramen dhe shpreson qe drejtesia te vendoset edhe per krye-kapot e krimit
    Leh leh per protesta, por ti e di shume mire qe asnjerit nuk ja mbane (duke filluar nga ty) qe te dali ne protesta: te gjithe njerezit rreth teje jane hajdute/kriminele te konfirmuar dhe kane frike te ekspozohen ne publik
    Une jam ish PD-ist, votova per Ramen dhe do votoj serish per te
    me kusht qe ai te beje shtet merrugulla te thjeshta, te qarta qe zbatohen nga te gjithe

    Dua te besoj ne ato qe Rama tha ne parlament vitin e kaluar: ky eshte vetem fillimi

  8. sherifi says:

    Ik o Luli,ik se nuk te ka mbetur njeri me per protest,ke me vete vetem familiaret e berishes dhe disa deputet,edhe ata jo te gjith.
    Rama po perpiqet qe te rregulloi ato qe kini bere ju ne vite.

  9. Daniel says:

    Kjo rritje çmimi per energjine ka nje emer,qe quhet PD. Keto jane pasojat e gropes se thelle qe late pas. Thirjet qe ben ti per protesta ,mor pulastren,jane thirje per te shpetuar nga shteti ligjor qe po ngrihet. Ju kuptoi ,jeni alarmuar si Parti.

  10. titi says:

    A me te lumte o enver junior,do te ndjekin lazaratasit hajdutet e energjise dhe ata te ndertimit pa leje.

  11. vladimir mezini says:

    Harroe se të vjen kush në protesta as Muli nuk të vjen Lulzime lëri protestat po ktheju parlamentit

  12. LORA says:

    Tashme lul-kusaro-krimineli nuk druhet se artikuluari ekzaktesisht me te njejten gjuhe me mortjemadhit brekedhjere.
    Perse valle?
    Besoj se e vetmja arsye per t’a shpjeguar eshte se i ka zene tartakuti te dy, ngaqe jane njesoj te zhytur ne gjak,kuserime dhe antikombetarizem.Po na e vertetojne ne cdo dite te perendise kete gje.

  13. rolandi says:

    o lul. e moren brenda kete komshiun tim. e kapen duke vjedh korend, jo per gje o lul po nuk vodhi shume, 20 vjet kishte vetem pa paguar lumadhi. thuaj ndonje llafe per kete se i ka ca vota ky. jane fis i madhe keta o lul do ta japin voten pa merak. o lul ketij komshiut poshte ne kate te pare i ka ik zeri se i hoqen kazinone dhe ngeli pa qiraxhinj, smerte shume i varfri 3.000 euro ne muaj sa per buke.permende edhe kete lul mos e haro se i ka ca vota dhe ky. lulo ketij tjetrit do i prishin tre kacen se ka zene hyrjen e pallatit, gjynah o lul me qiraxhinj konviktor e punon, tre kate per buke te gojes punon lumadhi, o lul mos me haron pa permendur dhe furgonin pa lishence te veizit, se jane 5 vota ne ate shpi. ok lul? ngjitu ne podium tani o trim fol per te drejtat tona bertit e ciru se po na mohoen lirite tona lul. poshte qeveria, zduam parqe dhe lulishte duam kioska, poshte qeveria spaguajme dritat po nuk hapet kazinote, poshte qeveria e koruptuar qe na preu hashashin, poshte qeveria qe do te na fuse ne pune. poshte

  14. akili says:

    Qellimi nuk eshte te ndalet Rama por te ndalohet Sqhperia te behet shtet,te mos sbatohet ligji dhe futja ne BE. Dumsalistet e duan Shqiperine oaz te ilegjitimiteti,droges vjedhjes ,korrupsionit ku klani i tyre te gezoje pasurite e paligjshme e te mos jape asnjehere llogari. Abuzuesit e shohin se Rama dhe shumica e shqptareve e kane seriozisht me Rilindjen dhe keshtu do jete. Burgjet do mbushen plot por do te kete akoma vend per kryeqelbesirat qe e rrenuan kete vend per mese 23 vjet.Opozita nuk ka ne drejtim polikane por feudale anadollake qe i trajtojne shqiptaret ashtu si dikur Osmanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje