Mazhoranca miraton anëtarët e rinj të KLD-së, rrëzohen propozimet e Nishanit për Gjykatën e Lartë

30 Tetor 2014, 14:45Politika TEMA

Mazhoranca ka miratuar në Kuvend anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Albana Shtylla është votuar me 77 vota pro dhe 2 kundër, ndërkohë që Vangjel Kosta ka marrë 71 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim.

Tashmë ata janë anëtarët më të rinj të KLD-së, ku do të zëvendësojnë Elvis Çefën dhe Lulzim Lelçaj, të cilët u shkarkuan pak ditë më parë.

Ndërkohë, ashtu siç pritej, mazhoranca ka rrëzuar propozimet e presidentit Bujar Nishani për në Gjykatën e Lartë.

Sokol Ngresi dhe Elona Stavri nuk kanë marrë miratimin e deputetëve të mazhorancës, të cilët kanë votuar kundër kandidaturave të tyre./b.l

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje