Modernizimi i Forcave të Armatosura shqiptare dhe ndryshimi i modelit të armatimit nga ai lindor në atë perëndimor, kanë qenë një nga tema e diskutimit të ministres Mimi Kodheli në takimin me zyrtaren Nuland.
Në ditën e dytë të vizitës së saj në SHBA, ministrja Kodheli është takuar me asistent sekretaren për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë Viktoria Nuland, e cila shprehu vlerësime për kontributin që Shqipëria ka dhënë në Irak.
Nuland vlerësoi vendimin e qeverisë shqiptare për modernizimin e FA, duke u shprehur se “ndërrimi i armatimit do të jetë një ndër objektivat e samitit të ardhshëm”
“Me këtë veprim, Shqipëria i kujtoi Europës rolin e saj të rëndësishëm”, tha Nuland, ndërsa përshëndeti edhe progresin e bërë nga vendin ynë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Ministrja Kodheli e njohu zyrtaren Nuland me reformat e realizuara në këtë fushë, ndërsa theksoi edhe modernizimin e FA.
Gjatë bisedës Kodheli e Nuland u ndalen te zhvillimet politike në Shqipëri, tek aktualiteti në rajon dhe tek vizita e ardhshme e kryeministrit Rama në Beograd. /gj.k/
Kodhelke, leri filmat. Kemi sa vjet ne NATO e akoma kemi ngelur me cfurqe e hanxhare. Armatosni ushtrine ate beni e i lini filmat
po lexoje lajmin te pakten se ate thote, qe po modernizon armatimin e forcave te armatosura
bravo krahe per krahe aleateve tane me te medhenj. je yll bote
Oj mrike mire qe ta ka fajin kallashi,po ushtrine nuk e bejne rrobat po njerezit,ka para kuwajti te dhjesin ,po i pushtoi sadami per nje ore.te kthehet ushtria per 18-35 vite qe mos te bredhin kafeneve dhe xhamive disa tipa dhe te mesojne te lajne dhembet e te rruajne topet me ere.llogaritni arme amerikane per islamiket e ballkanit nuk hahet kjo.ose beni shtet laik ose arme nuk ka.te prishen te gjitha xhamite ilegale qe nuk jane nen kontrollin e KMSHse.
Urime zonja Kodheli. Jeni perfaqesuesja me e mire qe ka drejtuar ndonjehere Ministrin e Mbrojtjes se Shqiperise ne gjith keto vite demokraci
Shqiperia eshte nje aleati me i mire i SHBA dhe ka lezet nje zonje dinjitoze qe perfaqeson vendin tone ne SHBA