Qeveria ka një strategji të qartë për zhvillimin e vendit të cilën po e vë në zbatim, sikundër nuk do të lejojë që informaliteti të vendosë poshtë sektorët e vendit.
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në seancën parlamentare, ku u ndal në operacionin e nisur tashmë kundër vjedhësve të energjisë elektrike.
Rama garantoi edhe njëherë se heqja e fashës mbrojtëse 300 kë nuk do të ndikojë në ekonominë e shtresave në nevojë, duke premtuar kompensim për to.
“Kompensim shtresave në nevojë. Ata që nuk kanë mundur t’u shpëtojnë dhimbjeve të padrejtësisë kanë qenë më të dobëtit.
Heqja e fashës nuk do ndikojë tek konsumatori. Ne do rrisim pensionet, ndihmën ekonomike, cdo familje me ndihmë ekonomike do ketë rrije, cdo person më aftësi të kufizuar do ketë rritje të pagës dhe askush nuk do ndjejë asgjë ndaj fashës mbrojtëse që në fakt ka qenë fasha mbrojtëse e grabitjes që shkojnë ndërhyjnë kastile që të mbeten nën 300 kv dhe nuk e tejkalojnë”, theksoi Rama.
Në vijim ai shtoi se Qeverisë i duhen 5 vite që ta kthejë sistemin energjetik nga një gropë që vetëm thith para në një sistem që nxjerr fitime.
Duke folur për aksionin e ndërmarrë së fundmi për arrestimin e personave që vjedhjen energjinë elektrike ai u shpreh se “na duhen pesë vite që të kalojmë nga një fazë ku subvencionojmë me borxhe mbajtjen në këmbë të sistemit”.
“Humbasim cdo vit mundësinë për të ndërtuar qindra kilometra rrugë, gjashtë spitale, humbasim cdo vit një shumë të barabartë me atë që paguhen për gjithë personat në nevojë. Do kalojmë në një fazë tjetër të historisë së këtij vendi kur të kalojmë nga humbjet te fitimet, të na voijnë jo vetëm paratë mbrapsht por edhe të ardhura shtesë për të finanvuar nevojat e mëdha. Kjo është ambicia jonë”, theksoi Kryeministri.
Ne kemi gjetur një Shqipëri informale dhe kurora me gjemba e këtij informaliteti që torturon njerëzit dhe nuk e lë këtë vend të ngrejë kokë është pikërisht grabitja në bashkëpunim e eneergjisë elektrike dhe krijimi cdo vit i një grope që thellohet vit pas viti duke e lënë Shqioërinë si të vetmin vend në europë që nuk ngjan me asnjë në europë.
Këtë turp ne do t’ia lëmë atyre që e meritojnë ta mbajnë, por do t’ia heqim Shqipërisë dhe do ta bëjmë atë të ngrejë kokë. Këtë gropë jo vetëm do ta mbyllim por këtë pasuri të jashtëzakonshme kombëtare që është pasuria në burime energjie do ta kthejmë nga një litar në qafë që rrezikon të mbysë vendin në një burim të mirë”, shtoi Rama.
Duke ironizuar gjendjen në të cilën qeveria e shkuar e kishte lënë vendin, ku sipas tij ‘tymi i qofteve hyn në dritaren e dhomës së gjumit’, Rama deklaroi se do ti jepet fund vjedhjes së energjisë, pasi sipas tij ‘jemi hajdutë të vetvetes’.
“Kur të mbarojë festa, mbytuni të gjithë po të doni se Lala Gjoni e ka mbaruar festën dhe po tregon përralla. Ky nuk është modeli ynë, pasi nuk kemi ardhur për këtë në qeveri. Me çdo kosto do bëjmë modernizim të shtetit.
Duhet tu garantojmë të gjithëve se mbaroi epoka e shkuar. Ne nuk jemi në atë kohë që u mori shumë kohë Shqipërisë. Zhvillimit që i jemi dhënë si të marrë në këto 20 vjet, ka qenë i paimagjinueshëm. Ndërto këtu apo atje, ja se çfarë vjen pas. Jemi në kohë, pasi së pari kemi një strategji, dhe vazhdojmë të përfitojmë nga e shkuara, duke lexuar me shumë vëmendje gjithë volumin e trashë dhe nuk do bëjmë atë që kanë bërë paraardhësit tanë. Ne kemi ardhur këtu për të ndërtuar, jo duke bërë shpikje, por duke kuptuar nga e shkuara, por duke parë nga ajo e ardhme e integrimit evropian.
Integrimi evropian nuk janë ato ligje që miratojmë ne, por këto reforma që e mundësojnë rrugën gjithë shqiptarëve, dhe jo atyre që ulen në kafe dhe shajnë këdo që kalon nga pas. Integrimi evropian është vendosja në binarët e ligjit e gjithë mënyrës funksionale që. Nuk mund të vazhdojë më Shqipëria e tymit të qoftë që është afër dritares së dhomës së gjumit.”, theksoi Rama.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri iu përgjigj akuzave të opozitës edhe përsa I takon aksionit të INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje, për të cilin PD ka thënë se po goditet biznesi dhe ekonomia.
“Kush thotë se ne po dëmtojmë biznesin apo po mbyllim vende punë, të kujtojnë kur sa shumë u varfërua Tiranë, kur u futën në rrugën e formalitetit. Është për të ardhur keq, që ata që cilët minimalisht duhet të heshtnin, për të mos thënë se duhet ti vinte zor duke dalë përpara dhe thonë ‘se ju mbron lala, mos paguani drita’.
Gjëja më e thjesht do ishte që në rast se ato ngrehina që i nxjerrin në televizor se këto ngrehina do ishin selektive, do duhet të çonin aty fardomën dhe të prishnin objektin, dhe të bënim aty deklaratën. Jo vetëm që kanë zënë he kanë lejuar të zihen shumë hapësira, ja kanë ngarkuar popullit shqiptarë.
Për gjithë ato hipoteka nuk mund të bëhen prishje, se duhen shpronësimet. Bëmë shpronësime tek Universiteti i Tiranës ku çibanët e vegjël u bënë të mëdhenj. Siç bëmë shpronësimet për gjithë trasenë e Lungomares së Vlorës, apo në Lezhë.
Fatkeqësia kombëtare nuk janë ndërtimet e atyre që nuk kanë mundësi tjetër, që skano si të marrin titujt e pronësisë, por janë ato për qëllime për biznes, për përfitime. Shikoni hyrjen për në plazhin e Durrësit. Aty ka një magazinë drush, që i është ngjitur Rotondos në Durrës, dhe ajo sot duhet shpronësuar, pasi ndryshe shkon në gjyq. Kjo është historia që ne kemi trashëguar, dhe duam të mbyllim.
Në këtë vend nuk ndodh ndryshimi në marrëdhënie me pasurinë, që zoti ia ka fal shqiptarëve; energjia. jemi vendi i dytë në Evropa, pas Norvegjisë për fuqi energjetike. Ne jemi shëmbëlltyra më e papranushëme në sytë e kujtdo që hedh sytë për të parë se çfarë po ndodh me këtë pasuri. Pasi jemi hajdutë të vetvetes.
Jemi pjesë e një shumice që ka vendosur ti jap fund vjedhjes së vetvetes, Shifrat e arkëtimeve tregojnë se ndryshimi do jetë i madh dhe i qëndrueshëm. Ditën e hënë do firmosim mbështetjen masive për sektorin e energjetikës.
Mbështetje që nuk i ishte dhënë asnjëherë që nga koha e ‘Lala Gjonit’. Le të thonë ca të duan, dhe mendojnë ca të duam. Por ne s’do lejojmë më që Shqipëria të lëngoi më.”, theksoi Rama. /gj.k/
Shume e domosdoshme nderhyrja tek sistemi enrgjitik dhe sitemimi i ketij te fundit, bravo.
ju lumte keto jane ndyshime te cilat i shohin dhe i jetojne te gjithe.
Vazhdoni perpara jeni ne rrugen e duhur nuk kane pse te t;ju interesojne akuzat e opozites e cila ka marre rrugen e dreqit.
po jo mo vlla se seshte muhabet ky, une paguaj tjetri spaguan! jo o jo te paguajne te tere! pse mo jqj te bej rrumpalle ai tjetri me leket e mia?!!! pse dreqin kukesi spaguan 90% ?!!! po jo o vlla fare, te kursejne, te paguajne.
Goditje te pameshirme mbi hajdutet e energjise elektrike.
Hajdutet keta te cilet kane penguar dhe vazhdojne qe te pengojne zhvillimin e Shqiperise.
Pune te mbare ne lidhje me aksionin qe keni ndermarre per ta nxjerre sitemin energjitk nga llumi dhe per ti dhene fund njehere e pergjithmone vjedhjeve dhe abuzimeve.
nuk eshte ideja qe vetem te merrni leke nga njerezit, duhet te ndryshohet mentaliteti
http://bit.do/a-do-e-reformoje-Rama-energjine
Bravo, vazhdoni keshtu deri me tani keni bere nje pune shume te mire dhe ky ndryshim pozitiv eshte mese i dukshem.
Rilindje dhe per energjine ?
Sa po ndertohet dhe po rregullohen sektore si ky ne fjale nuk eshte pare kaq e kaq vite. Po behet nje pune shume e mire ne lidhje me gjithcka ne vend.
absurdi ne kete vend eshte kur opozita nuk behet ze i qytetarve te ndershem por i hajdutve qe rrjepin kete vend! nuk e kuptoj cfare dreqin i kemi bere kesaj PD-je qe inkurajon keta bastard kriminel!
Shume e drejte qe energjia te kthehet ne nje sektor fitimprures dhe zhvillues per Shqiperine mjaft me u mbajt peng e elites politike. Bravo ju qofte per kete aksion kaq te madh qe keni ndermarre.
Vazhdoni keshtu dhe me keto ritme jeni me te miret dhe po beni gjerat e duhura.
edhe dy vjet e gjys kan mbet nga zgjedhjet kur i bon 5 vjet more monster
O Safet, kujton se do ta marresh pushtetin prape ti dhe shoket e tu hajdute? Vertet te shkon ne mendje? NQS dikush e do atdheun te eci perpara ,ty do te te bjeri kokes. Ne do vijme nga ana e anes per te votuar prape per Rilindjen dhe ju te zhyturit ne llum te mos dilni me dot por te mbyteni perfundimisht. Epoka tende o Safet eshte epoka e rrumpalles. Njerezit e ndershem nuk votojne me per te. Ta dish mire ti dhe te pagdhendurit e tjere te pashkolle qe jetoni me vila te vjedhura.Iku ajo kohe. Keep dreaminggggggg more Safet pordha
Përpara
Kam besim!
Duam reforme urgjente ne sistemin e drejtesise. Ligji eshte dhune ndersa njeriu ka lindur i lire. Nje njeri i pafajshem qe dhunohet padrejtesisht nga drejtesia sot ne 2014, duhet te ishte ceshtja e dites. Por nje popull qe e do dhunen dhe nuk kerkon te drejtat as behet kurre, as per 5 vjet e as per 500 vjet. Jam i bindur se njeriu nuk lind kriminel ai behet, per te mbrojtur te drejtat e tij si edhe per te vene nderin ne vend
Pergjegjesia e kujt eshte gropa energjitike qe thith para zoti Rama? A nuk eshte pergjegjesi e shtetit Shqiptar? Juve si parti sociale, perse ja kaloni faturen popullit me te varfer ne Evrope? Apo hajde te rroje sebepi! Shikoni veten, qeverine tuaj dhe ata qe keni ne parlament, para se ti kerkoni llogari ketij populli qe ju ka mbajtur me buke dhe ju ka pasuruar. Te tjerat jane thjesht publicitet! Me vjen keq qe vota ime ka shkuar dem, por ketej e tutje per mua te gjithe derrat nje turi kane, pervecse nockes qe ndryshon. Shteti Shqiptar te marre persiper pergjegjesite qe i takojne, pavaresisht partise ne pushtet.
Sa gjera jane bere keq ne kte vend o z.Rama,ja tani po meresh me energjin qe ka vite e vite qe shperdorohet,ka drejtesin qe po ta kerkon populli shqiptare,europa dhe amerika,ke pasurit natyrore qe jane xhvatur dhe rrenuar ne vite si kromi,bakri,hekur nikeli,nafta.
ke bujqesin qe ka mbetur si ne vitet 1930, shpresoim qe te punohet me devotshmeri per tu bere nje dite ky shtet.
KA LENE SHUME GROPA ZOTI RAMA.
Hajduted e energjis dhe mbeshtetesit e tyre (PD) po habiten kur ligji po zbatohet ne Shqiperi
Une them, se ata “kane te drejte” mbasi kjo kategori nuk ka pytur per ligj gati per 20 vjet
Kur isha ne Shqiperi para 2 vjetesh nje miku ime me tregonte per nje bisnes qe harxhonte rreth $1000 /muaj dhe paguante elektricistin $100/muaj. Kete histori biznesmeni ja trgonte me mburrje
Ne duhet të ndihemi fatlumtur qe kemi nje person si Rama kryeminister! Ai e beri te qarte se nuk eshte zgjedhur per te qene i perjetshem, si kërma qoftëlargu Sali. I uroj Edit vetem qe te mos i’a marre mendtë pushteti.
eshte nje gje shume e mire qe vjedhesit te ndeshkohen.
por ata qe qene ne pushtet dhe hapen ate gropen e madhe qe te fitonin vete pse nuk i ndeshkoni, aty i keni, vjedhesite dhe kriminelat me te medhej i keni aty ne parlament, ata e kane cuar Shqiperin ne kete grade, mos i lini jahste ketij ligji,; te gjithe hajdutet te pergjigjen, pse ka 2 standarje gjykimi per vjedhje,apo ato qe jane majme te bejne karshillek bile bejne edhe ndonje koment per shtetin policor, populli eshte gati te sakrifikoje qe te ndertohen nje here ky shtet,
po vini drejtesi,dhe nje standart per ata qe shkelin ligjin.
bravo Rama vazhdo te votuam. Dhe do ta Beja Edhe 100 here te tjera megjithese une jam debit or. Do tu shlyej pasi kam filluar pune para Rama
Qe duhet te zbatohet ligji per vjedhjen e energjise nuk eshte keq por edhe qeveria duhet te vendosi disa rregulla per kete pune duke mos i denuar te gjithe shkelsit e ligjit me burg sepse duhet te praktikohet pagesa e demit te shkaktuar per tere kohen qe vjedh plus gjoben per prishje te matesit sepse po te veprohet vetem me burg ata qe burgose paguhen nga taksapaguesit ne vlere e 50000 l. ne dite keshtu po te bejme llogari 1000 dite x 50000 l te vjetra del kosto 50000000 lek te vjetra prandaj eshte e nevojshme te behet me pagesa dhe jo me burg se na vete perseri cmimi i energjise shume fish me i shtrenjte. Faleminderit.
Bravo Edi,,,ne kete vend si te zgjohen ne mengjes ca shqiptare e kane menjen si me vjedh,,,,ti fusesh ne burg pak eshte,,,,keta duhen kalbur ne burg dhe 3 here ne dite dajak,,,,Bravo Rilindja
Juve publikoni vetem komentet qe flasin ne favor te qeverise, hajde gazet hajde,lejoni dhe komentet e tjera sepse do te jete me e dobishme per publikut,si dhe per ju si gazete.