Partia Demokratike ka hapur sot procesin e aplikimeve për konkurrim për drejtuesit e departamenteve dhe sekretariateve. Procesi i aplikimit fillon nga dita e sotme, e deri më datën 6 nëntor të këtij viti.
Me anë të një udhëzimi të posaçëm, Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ftuar anëtarët e partisë që plotësojnë kriteret të aplikojnë për të kandiduar.
Aplikimet për konkurrim startojnë procesin e kandidimit dhe garimit për 22 departamente dhe 6 sekretariate. Drejtuesit e ardhshëm të Departamenteve dhe Sekretariateve do të zgjidhen me votë nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.
UDHËZIM
Nr.7, datë 30 Tetor 2014
Për aplikimin si kandidatë për drejtues të forumeve te larta të Partisë Demokratike të Shqipërisë
Mbështetur në Nenet 14, 37, 42, 42/1, 43, dhe 43/1 të hapet procesi për pranimin e aplikimeve si kandidatë për Drejtues të Departamenteve dhe Sekretarë Funksionalë për Departamentet dhe Sekretariatet si më poshtë:
DEPARTAMENTET
SEKRETARIATET
Procesi i aplikimit të fillojë nga dita e sotme 30 tetor 2014 dhe të përfundojë në datën 6 nëntor 2014.
Ftohen të aplikojnë për këto poste drejtuese anëtarët e Partisë Demokratike, të cilët duhet që:
Të kenë shkollim të plotë dhe cilësor, kualifikime të arrira dhe karrierë të spikatur në fushën profesionale dhe akademike.
Të kenë rezultate të larta si drejtues në fushën për të cilën aplikojnë.
Të kenë reputacion pozitiv në shoqëri për aktivitetin dhe integritetin e tyre profesional e njerëzor, si dhe politik ata që kanë një karrierë të sprovuar politike.
Të ofrojnë mundësi të vërteta për ngritjen në nivel më të lartë të rezultateve të Partisë Demokratike.
Kandidatët duhet të paraqesin së bashku me jetëshkrimin dhe dokumentacionin përkatës edhe një përmbledhje të vizionit të tyre për drejtimin e forumit për të cilin aplikojnë. (letër motivimi).
Aplikimi të dorëzohet brenda datës 06.11.2014 pranë zyrës së organizimit të PDSH-së ose në adresën [email protected]
Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.
KRYETARI
Lulzim Basha
/gj.k/
PO PER INDUSTRINE MORE LULUSH NUK MENDON FARE ?? KE BERE 22 DEPARTAMENTE DHE ASNJE PER INDUSTRINE MEKANIKE , APO BABI SALA E SHKATERROI E TI JE VAZHDIM I TIJ.