Dashamir Shehi: Duhet të sjellim prokurorë dhe gjykatës të huaj

30 Tetor 2014, 17:42Politika TEMA

Me iniciativën e ish-presidentëve, ditën e sotme është zhvilluar një konferencë për drejtësinë.

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, paralajmëroi se mazhoranca në nëntor do të ndërmarrë një reformë për ndryshime të thellë kushtetuese.

Do të jetë një reformë e thellë. Dhe kur them një reformë e thellë, duhet të jetë një reformë me ndryshime kushtetuese” tha Fatmir Xhafaj.

Kjo gjë, sipas tij, do të bëhet pavarësisht pjesmarrjes apo jo të opozitës.

Kjo, pasi sipas tij, fakti që mazhoranca me opozitën mund të bashkëpunojnë, nuk do të thotë se mund të bëjnë një reformë më të mirë.

Kemi eksperiencën e vitit 2008 ku u bashkuan jo pak, po të dyja forcat politike në vend, që prodhuan padyshim deformimin më të madh që i është bërë Kushtetutës në këto vite”u shpreh Xhafaj.

Ndërkohë, deputeti opozitar, Dashamir Shehi, i pranishëm në këtë debat, ka thënë se ndoshta ka ardhur koha që Shqipëria të marrë prokurorë dhe gjykatës të huaj.

Ka ardhur dita që ca prokurorë të huaj dhe gjykatës të huaj ta veshin këtë tokën e Shqipërisë tonë.

Përderisa nuk jemi të zotët të krijojmë një model moral të nëpunësit civil, e mira është të marrim ca nga jashtë”, tha Shehi gjatë fjalës së tij./b.l

11 komente në “Dashamir Shehi: Duhet të sjellim prokurorë dhe gjykatës të huaj”

  1. Labi Vlore says:

    Une them te nderrojme direkt popullin.Te sjellim nje popull te huaj.

    1. Arditi says:

      Po, po. Gjykatesit ti marrim nga keto te EULEX.

  2. arjan says:

    shume e vertete. eshte e dhimshme por e vetmja mundesi qe shqiperia te eci perpara. jo vetem ne drejtesi por edhe ne pozicione te tjera te rendesishme

  3. PaulNeti says:

    …dhe jo vetem prokurore & gjykates, por edhe Politikane “te huaj”! Ne kete gjendje e keni katandisur Ju kete vend, qe te mos vije KURRE ajo dita te sjellim edhe banore te rinj. Sepse jeni bere Ju, ne radhe te pare, te huaj per kete popull e vatan…

  4. Delli USA says:

    Te keqen ne Shqiperi e frymezoj dhe e mbeshteti Saliu,prandaj denimi I tij I xhvesh keto dyja nga suporti,keshtu qe gradualisht do kthehemi ne normalitet.

  5. feniks says:

    Nuk ka nevoje te sjellim prokurore dhe gjykates te huaj,por te NDERTOHET NJE SISTEM I TILLE DREJTESIE I KONTROLLUAR DHE LLOGARIDHENES NE TE KATER ANET!
    Celesi ,qe hap SHPELLEN E DREJTESISE ESHTE KONTROLLI MBI DREJTESINE NGA POPULLI!
    Kjo do te thote,qe GJYKTESIT ,sidomos,per nje fare kohe,te ZGJIDHEN ME VOTE DIREKTE NGA POPULLI e jo te propozohen nga PARTITE!
    Ne se gjyqtaret do ta dine se pas 4 vjetesh do SHOSAHITEN NE SITEN E POPULLIT,do te mendohen mire para se te shkelin mbi VIKTIMAT!!!
    Se dyti,TE HIQET NJE HERE E MIRE IDEA SE GJYQTARET JANE TE PAVARUR!!!
    Te pavarur nga kush:NGA POPULLI,NGA LIGJET apo NGA TE DHENIT PADREJTESI??
    Pse jane te PAVARUR NGA ASKUSH,gjyqtaret e kane katandisur drejtesine ne MJERIM TE PLOTE!!
    Gjyqtaret dhe prokuroret duhet te jene ne KONTROLL TE SHUMFISHTE per te gjitha vendimet qe marrin!
    Ne se gjykatat me te Larta RREZOJNE nje vendim te nje gjyqtari,ndaj atij duhet te merren masa,sipas shkalles se gabimit apo fajit,qe nga VREJTJA e deri tek BURGU!
    Jane me qindra vendime gjyqesore qe rrezohen dhe per gjyqtaret nuk ka pothuaj asnje mase!!!
    PA KONTROLL DHE LLOGARI,NUK KA KURRE DREJTESI!!!

  6. analfabet says:

    Dasho mir e ke ti o daj…
    ajt I fusim I dopje posht ke hija se u liru tavolina…
    se vje burri huj ne t’qit fishek prangat pse ke beshty pertok…

    ? ? ? ? ? ? ?
    kush te garanto ty o Dash se ne I hujshmi qe do me sjell ti ska per ta lepi akulloren….cere thu mer jahu gjasme ky I hujshmi zdo me mor lek n’bot?

    po t’jet se do me sjell I prokuror t’jashtem me ner teje na sill ne I karminister t’jashtem ene ministra t’jashtem…kshu jena dakort….
    I po I jo nuk boet…

    ? ? ? ? ? ? ?
    shyqyr qe osht Tema ne shkrujm si t’jashtem….

  7. Alberti says:

    Ik o Shehi futi nje dopjo dhe shite mandatin.

  8. Klimax says:

    Sikur nuk ka kaluar as edhe nje dite! Ashtu si 100 vjet me pare edhe sot shqiptaret, ne te njejtat situata te mjerrueshme, vazhdojne ne kerkim te “Princ Vidit” per tju afruar sado pak mentalitetit te larget europian!!!!

  9. Shehi, meqenese nuk merre leksione nga dhendrri serb, flet me vend!
    Shume sakte, prokurore nga Xhamajka, nga Amerika apo edhe nga Belgjika, vetem hajduter dhe pordhace shqiptare, jo!
    Ndryshe nuk behet ai vend!

  10. Sara says:

    Merrni prokuroret dhe gjykatesit e EULEX-it qe ta bejne EULESH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje