INTERVISTA/ Adriatik Llalla: Kemi mjaft të dhëna për vrasjen e Santos, s'dimë ku kanë shkuar paratë e BSH

30 Tetor 2014, 18:45Politika TEMA
INTERVISTA/ Adriatik Llalla: Kemi mjaft të dhëna për vrasjen e

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla ndodhet këto ditë në Uashington ku mori pjesë në një konferencë mbi korrupsionin dhe dje u takua me Prokurin e Përgjithshëm amerikan, Erik Holder e zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë. Shqipëria është një vend ku lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndonëse është shpallur si përparësi nga qeveri të ndryshme, ende nuk ka shënuar suksesin e duhur.  Zoti Llalla ishte i ftuar në studion e Zërit të Amerikës në Uashington, ku diskutoi mbi bashkëpunimin e Shqipërisë me koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS dhe përpjekjet që po bën institucioni i tij për të luftuar korrupsionin.

Zëri i Amerikës: Shqipëria i është bashkuar koalicionit që po lufton ISIS. A ishte kjo një nga çështjet për të cilat diskutuat me zyrtarët amerikanë dhe a paraqet ky lloj krimi një rrezikshmëri – radikalizmi, rrezikshmëri për Shqipërinë.

 

Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla: Ne patëm takime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe dua të theksoj faktin se gjatë këtyre takimeve u vlerësua ndjeshëm mbështetja që qeveria e Shteteve të Bashkuara jep për Shqipërinë dhe ritheksohet fakti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë partneri ynë më i rëndësishëm ndërkombëtar. Gjatë këtyre takimeve, normalisht, u diskutua për tema të ndryshme, përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe rastin e ISIS ku duhet theksuar fakti se nga qeveria amerikane është vlerësuar kontributi i institucioneve shqiptare për goditjen e këtij fenomeni.

 

Zëri i Amerikës: Zoti Llalla, në Shqipëri korrupsioni është problem, ashtu si edhe për vende të tjera të rajonit, por në Shqipëri është një prirje tepër e theksuar. Ju para disa muajsh keni premtuar se do të merrni masa dhe se po merren masa dhe hetime, suksesi i së cilave do ta afronte së tepërmi vendin me Bashkimin Evropian. Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

 

Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla:  Është fakt që Prokuroria Shqiptare gjatë vitit 2014 ka pasur në hetim dhe vijon të ketë procese hetimi për një numër të madh zyrtarësh të niveleve të ndryshme, përfshirë të zgjedhur vendorë, prokurorë, gjyqtarë, zyrtarë të niveleve të tjera të larta për të cilët proceset e hetimit janë ende në vijim. Ne synojmë që me goditjen e këtij fenomeni, i cili pengon vërtetë të ardhmen evropiane të vendit, të afrojmë edhe më tej Shqipërinë drejt kësaj të ardhmeje…

 

Zëri i Amerikës: Ka diçka konkrete në këtë mes?

 

Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla: Pa diskutim, ne kemi pasur mjaft rezultate konkrete në këtë aspekt. Gjatë këtij viti ne kemi kaluar për gjykim, kemi përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim një numër të lartë zyrtarësh, përfshirë gjyqtarë, prokurorë, të zgjedhur vendorë apo zyrtarë të niveleve të tjera të ndryshme. Rezultatet konkrete të hetimeve vijojnë edhe për mjaft zyrtarë të tjerë shqiptarë.

 

Zëri i Amerikës:  Megjithatë, në rajon janë bërë arrestime të zyrtarëve të lartë të këtyre vendeve. Kam parasysh rastin e Kroacisë apo edhe vende të tjera të rajonit. Ndërsa në Shqipëri kryesisht janë dërguar para drejtësisë punonjës jo të nivelit të lartë. Si e shpjegoni ju këtë fakt?

 

Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla: Varet se si do të shihet. Gjykojmë se në prizmin tonë ne kemi dërguar përpara gjykatës, ashtu siç nuk ka ndodhur në të gjitha vendet e tjera të rajonit, gjyqtarë apo prokurorë, që rasti i parë është Shqipëria që brenda vitit janë dërguar para gjykatave pesë gjyqtarë dhe një prokuror të akuzuar për veprën penale të korrupsionit, po ashtu të zgjedhur vendorë të bashkive kryesore të vendit, përfshirë bashkinë e Vlorës, bashkinë e Kamzës apo disa bashki të tjera – zyrtarë të nivelit të cilët rivalizohen me pozicione të ministrave, apo më tej, ndërkohë kemi në proces hetimi zyrtarë të nivelit të lartë të Bankës së Shqipërisë.

 

Zëri i Amerikës:  Meqë përmendët rastin e Bankës së Shqipërisë, ndërsa ju keni kërkuar zgjerimin e hetimeve, a bëhet fjalë këtu për çarje në sistemin e sigurisë së Bankës, apo ka problem më madhore?

 

Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla:  Eshtë një hetim i cili është në proces. Prokuroria ka përfunduar hetimet për mjaft zyrtarë të nivelit të ulët të kësaj banke, të cilët janë tashmë në process gjykimi. Hetimet vazhdojnë për zyrtarë të nivelit drejtues të Bankës. Dyshimet nëse ata janë apo jo të përfshirë drejtpërdrejt në vjedhjen e realizuar në Bankën e Shqipërisë, apo në mospërmbushjen në mënyrë korrekte të detyrës së tyre do të provohen në vijim, gjatë hetimeve të këtij rasti.

 

Zëri i Amerikës:  A dihet fati i kësaj shume të madhe, për të cilën është thënë se është përdorur në lojra fati? Ku është hetimi në këtë pistë?

 

Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla:  Nga hetimet e deritanishme nuk kemi një të dhënë konkrete për mënyrën se si dhe vendin se ku kanë përfunduar këto para.

 

Zëri i Amerikës:  Përse kaluat në vendimin e arrestimit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, ndërsa pritet një përgjigje nga Gjykata e Apelit? Përse ju keni insistuar se ai duhet të rikthehet në burg?

 

Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla:  Në rastin konkret, prokurorët që merren drejtpërdrejt me rastin, vlerësuan që guvernatori i Bankës, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj Banke, të hetoheshin nën masën e sigurisë arrest në burg me qëllim që të mos dëmtoheshin provat që ishin në proces hetimi. Vendimi, kërkesa e prokurorëve është mbështetur nga dy shkallë të gjykimit dhe tashmë rekursi është paraqitur nga ana e prokurorisë; ai është në pritje në Gjykatën e Lartë, ashtu siç është edhe rekursi nga ana e mbrojtjes.

 

Zëri i Amerikës:  Disa muaj më parë ndodhi vrasja e bujshme, shumë e shëmtuar e bankierit Artan Santo. Cfarë është bërë lidhur me hetimet?

 

Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla:  Eshtë një çështje tepër e ndjeshme për opinionin publik shqiptar rasti i vrasjes së këtij bankieri në qendër të kryeqytetit të vendit. Hetimet për rastin janë intensive, po kryhen në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e tjera me të cilat ne koordinojmë punën tonë, me policinë e shtetit, shërbimin informative shtetëror e të tjera. Kemi mjaft të dhëna në process hetimi.

 

Zëri i Amerikës:  Mbi çfarë pistash po zhvillohen hetimet?

 

Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla:  Hetimet janë të gjithanshme, pistat gjithashtu. Ka dyshime të ndryshme për mënyrën dhe qëllimin se si u vra ky biznesmen, përgjigje të cilat normalisht do të jepen në vazhdim të procesit.

 

Zëri i Amerikës:  Një pyetje lidhur me ligjin e ri për policinë, i cili përfshin edhe krijimin e Byrosë së Hetimeve. Eshtë folur shumë se kjo agjenci e re, nëse krijohet, do të ishte një dublim i punës së Prokurorisë së Përgjithshme. Cili është komenti juaj?

 

Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla:  Ky ligj tashmë ndodhet në proces shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese. Prokuroria shqiptare ka dhënë mendimin e saj për mënyrën e ndërtimit dhe hartimit të këtij ligji. Ne kemi patur rezervat tona për krijimin e kësaj byroje hetimi. Megjithatë, presim versionin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Në varësi të këtij vendimi, ne do të jemi të detyruar të zbatojmë vendimet e ligjvënësve shqiptarë dhe të Gjykatës Kushtetuese.

 

Zëri i Amerikës:  Një çështje lidhur me Lazaratin. Atje u zhvillua një aksion i madh, që u mirëprit në luftën kundër trafikut të drogës. Ndërkohë, janë arrestuar persona të niveleve të ulta të këtij grupi, fshatarë që janë marrë me mbjelljen e bimëve narkotike, ndërkohë që mes peshqve të mëdhenj, organizatorëve të trafikimit të drogës në Shqipëri, nuk ka patur arrestime. Cfarë po bëhet në këtë drejtim?

 

Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla:  E vërtetë. Operacioni në Lazarat, ku pati një koordinim të mirë mes policisë së shtetit, prokurorisë së krimeve të rënda si dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese, u përshëndet nga faktorët vendas dhe ndërkombëtarë dhe u shoqërua edhe me rezultate konkrete. Kanë qenë me dhjetra raste, të cilat tashmë janë në proces hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor. Janë dërguar për gjykim rreth 18 raste të shtetasve të arrestuar për këtë vepër penale.

 

Zëri i Amerikës:  Një pyetje për çështjen e privatizimit të Albpetrolit, një nga privatizimet më të rëndësishme këto vitet e fundit. Ku janë hetimet lidhur me parregullsitë në këtë proces?

 

Prokurori i Përgjithshëm A. Llalla:  Lidhur me këtë rast, ka një kallzim nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, hetimet për të cilin janë në proces. Ato sapo kanë filluar, mbi bazën e kallëzimit të ri të depozituar para pak ditësh nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe hetimet po vijojnë.

 

 

18 komente në “INTERVISTA/ Adriatik Llalla: Kemi mjaft të dhëna për vrasjen e Santos, s’dimë ku kanë shkuar paratë e BSH”

  1. MOS TAL TRAPIN ELEZ says:

    akoma vazhdojne keto elezbiberet duke tallur barbarisht ate popull si ne 1991 me cekun e bardhe dhe xhon megoun ?
    kemi dhe ne disa te dhena o elez zeherri per mikun tuaj per koke sali qelbesiren,mikun e rajesonovisit dhe fazllicit

    o jaroni elez biberaj mos i ngrini lapidarin enver hoxhes !Per tu bindur lexoni keto rrjeshta poshte qe tregojne se nuk ka plumb e litar qe te laje krimet e berishit.Ate qe nuk e beri Beogradi dhe Athina per qindra vjet e beri BAJLOZI I LUGUT TE ZI TE TROPOJES per dy dekada
    TRADHETITE & POSHTERSITE
    1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
    2- fronezimi i janullatusit
    3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
    4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
    5- furnizimi me nafte i milloshevicit
    6- vjedhjen e votimeve te 96′
    7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
    8- rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
    8- grushti i shtetit shtator 98′
    10-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
    11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
    12- injorimi total i ceshtjes came
    13- shitja e detit jon
    14- implikimi me ligjin e plehrave
    15- vjedhje e votimeve ne 2009
    16- masakra e 21 janarit
    17- vjedhja e votimeve 2011
    18- perdhosja e luftes N.CL
    19- glorifikimi i satrapit zog
    20- deklarata qe kemi gjak turku.
    21- Shitja e resurseve strategjike
    22-lidhja me mafiozet e podestes
    VRASJE PERSONALE & SHTETERORE
    23-remzi hoxha
    24-kosta trebicka
    25-fatmir xhindi
    26-komunari ne kukes
    27-oficeri shikut
    28-gjyqtari konomi
    29-26 viktimat e gerdecit
    30-4 protestuesit e 21 janarit
    31-zhdukja e fisit haklajve
    32- nxjerrja ne prite e azemhajdarit
    33-vrasja e 10 komisaerve te policise
    34-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
    35-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
    37-1800 te vrare me kanun
    GENJESHTRA & VJEDHJE & MASHTRIME & SPIUNIME
    38-parlameti i ri
    39-stadiumi i ri
    40-xhamia e re
    41 -rruga e Arberit
    42 -rrethrrotullimi ne unaze
    43-h/c skavices
    43-h/c devollit
    44-mullinjte e eres ne karaburun
    45-centrale atomike per tu bere superfuqi
    46-hekurudha tirane-pekin
    47-superfuqi arroresh
    48-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
    49-deshtimi i censusit
    50-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
    51-shitja e hidrocentraleve
    52-shitja mafjoze e armatimeve
    53-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
    54-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
    55- linja e tramvajit Lulit ne tirane
    56-shqiperia 1-euro
    57-denoncimi i Hysen Shoshorit
    58-denoncimi i Margarira Kostaqit
    59-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
    60-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
    61-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
    62-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
    63-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
    64-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
    65-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
    66-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
    67-poshtrimi i Jon Withersit
    68-poshtrimi i Arvizuse
    69-injorimi i greves urise te te perndjekurve politike
    70-pergjegjsia per djegien e dy prej tyre
    71-raportimi ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
    72-ngritja e bustit te ahmet zog tradhetarit
    73-ngritja e bustit te ish sigurimsit Sabri Godo
    74-Ngritja e bustit te droge-dillerit Azem Hajdarit
    75-rehabilitimi i bashkpntoreve te fashizmit
    76-rehabilitimi i terroristeve dhe diversanteve
    77 –skandali arsidi
    78 -komplloti olldashit
    79-HELMINI I FERDINANT PONIT
    80-pagesa per vrasjen e santos

    ju lutem mos tallni trapin me ate popull se e keni kthyer VOA-N SI ATSH XHAXHIT

    1. Pilo Lala says:

      Ti mbake bllok o vellai im.
      Te gjitha te sakta.

      1. koli says:

        Po per saliun e per lulin e vrasjen e atyre 4 personave ne 21 janar a ke te dhena??

      2. rezart says:

        Po na tregon PISTAT,ky LLALLA!
        Oh,sa kom qesh!
        Po ky nuk eshte prokuror,por mesues abetare!
        Ka 2 muaj,qe eshte vrare Santoja dhe ky akoma eshte tek germa “A”!!!
        Po te ishte se i paske pas kaq merak keto PISTAT,o LLALLA,me thoje mua dhe t’i jepja per 30 sekonda!
        Pistat jane abetarja,o LLALLE,ndersa ti akoma nuk ke filluar librin e KENDIMIT!!!
        Me kete krye PROKUROR Shqiperia kurre nuk do ta rregulloje DREJTESINE!
        KY DUHET SHPORRUR NJE ORE E ME PARE NGA DETYRA se nuk ka per te bere asgje!!!

        1. AA says:

          E përditshmja “Panorama” shkruan se politikari Sali Berisha, në kohën kur ishte Preshident, ka qenë objekt i spiunimit nga CIA. Ndërsa njeriu që vendoste firmën përfund dokumenteve që i dërgoheshin Shërbimit Sekret më të madh të botës ishte pikërisht Uilljam Rajerson, ambasadori amerikan në Tiranë, i njohur si mik i politikanëve që erdhën në pushtet pas rrëzimit të komunizmit.

          Historia e botuar në thelb rrëfen tratativat mes Uashingtonit dhe Tiranës për kthimin e arit monetar shqiptar të grabitur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, porse e parë nga një tjetër pozicion, të detyron të shkosh në një përfundimin interesant. Një përfundim që thotë se Shërbimi Qendror i Inteligjencës, apo siç njihet ndryshe CIA amerikane, dokumenton të gjitha zhvillimet që kanë lidhje me interesat e Shteteve të Bashkuara.

          E pozicionuar në vende të ndryshme të botës, CIA shkruan – e bardha mbi të zezë të gjitha të dhënat, nisur nga gjeneralitetet, mendimet, idetë apo vendimet e personazheve të ndryshëm, të cilët në këto raste portretizohen si protagonistë. Ardhur në rastin konkret, CIA ka dokumentuar, për llogarinë e saj, të gjitha tratativat mes qeverisë shqiptare dhe personave të angazhuar nga qeveria amerikane për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve apo pengesave ligjore për zhbllokimin e arit monetar shqiptar të mbajtur peng nga britanikët që pas incidentit të Kanalit të Korfuzit, të vitit 1946.

          Pikërisht në dokumentet e hartuara nga CIA për këto tratativa, që janë deklasifikuar kohët e fundit, zbulohen edhe të gjitha lëvizjet, qëndrimet dhe vendimet e funksionarëve shtetërorë, apo drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë ish-presidentin Sali Berisha. Më konkretisht, dokumenti i mëposhtëm përmban një marrëveshje shqiptaro-amerikane për çështjen e arit monetar, ku mes modaliteteve të ndryshme pasqyrohen edhe tratativat për shumën që duhet të përfitonin amerikanët. I firmosur nga ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Uilljam Rajerson, në krye të dokumentit shkruhet se ai i është dërguar Departamentit të Shtetit, misionit amerikan në NATO, disa ambasadave amerikane në Europë, – sigurisht edhe CIA-s.

          kush e mori floririn e londres,kush mori 80 miljon dollarete kaparit albetrolit,kush i tjetersoi 5 miljardet e droges lazaratit pervec se sali berishes..biles edhe pas vrasjes santos dhe largimit te fullanit ne keto vende kane shkuar njerez te oborrit te sllobodanka bullatovicit (berishes).. i gjori santo

      3. aldo çami says:

        Ke harruar kometen Halley. ( P.S : Sa mire ja mbeshtesni ju vellezrit e kuq njeri tjetrit) mendimin kuptohet.

    2. gangsta says:

      sa trap qe eshte ky ben gjasme sikur po punon po asgje nuk ben
      http://bit.do/te-pathenat-e-Vrasjes-se-Santos

  2. ANTISPIUNI says:

    o Llallë, mos e humb kohen kot se nuk eshte shume larg ai qe besoj se e ka kurdisur ate pune; aty te sky tower e ke. Ia kishte marre doren ai atyre puneve qe me perpë me turq e azer…! ?
    A thua mos i ke duke u ngrohur ne diell ata te motorrit diku tek nje karburant tek rrethrrotullimi ne hyrje te Lezhes….! ? ? ?

  3. Shqip says:

    LLalle dhalle ska per tu bere ky shtet rrumpalle

  4. l.d.i says:

    Ik or te q…. ropt. Se ke gjith kto vite dhe ngele duke then kemi mjaftushem prova. Rrac e keqe.

  5. astrit says:

    Me veprimet e mos veprimet e tua more zoteri ke treguar qe je i pabesueshem, e cila vjen nga paaftesia juaj.

  6. Shqip says:

    Skerdilajd konomi i vrare me bombe ne mes te Vlores professioni GJYKATES qeveria hesht………Artan Santo i vrare si te ishte nje zog qeveria hesht……..

  7. Andarti says:

    O Kryeprokurar! Pres qafen bese ke ndonje prove per vrasjen e atij bankierit te allishverisheve!

  8. strazimiri says:

    More po si vajti puna me ate denoncuesin e famshem te NEWS 24?….Jo per gje , a i mori parate e shperblimit apo jo ?

  9. luti says:

    Mbas ulokut Jar Nishani ky eshte turpi me i madh per shtetin shqiptar Tik Llalla nga katunet e Gramshit,kete as per roje te dera prokurorise nuk e mer njeri jo per prokuror te pergjithshem. Legen ky ato qe kane vone kete legen dhe keto legenat qe nuk po e heqin kete legen.

  10. alphade says:

    Ore Llalle ende nuk e di ku kane shkuar parate e BSH , ta tregoj une ato i ka marre mafiozi Saliserb Berisho-
    vici ! A e more vesht tani ore zoti Prokuror ?! Na rrofsh sa malet se po e mbron mire Vicidolin ! Me sa duket
    t’i ka zene koqet ne bige vicidolasi prandaj te gjithe i perdridhni vithet … !!! Ptuuu race e ndyre…!!!

  11. sherifi says:

    E kujt ja tregon ky keto prova,kujt i kerkon ku kane shkuar parat?

  12. Pellazg 100% says:

    Reforma në drejtësi, po kujt i duhet.Rama ngeli duke thënë gjyqësori,gjyqësori, po përse vallë nuk fillon nga ajo që e ka vetë në dorë, Prokurorin e Përgjithshëm.Mjafton ta thërrasë në zyrë dhe e kupton vetë llalla që duhet të japë dorëheqje.
    Nuk ka gjyqtar në botë që të mos japë dënimin e duhur kur çështja është e vërtetuar me prova shkencore dhe dëshmi të vlefshme nga prokuroria dhe policia e shtetit.
    Po përse vallë nuk fillon kryeministri me Prokurorin e Përgjithshëm dhe shefin e shërbimeve sekrete (SHISH), këtë e kë vetë në dorë, bah, nuk e kuptoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje