Edukimi dhe trajnimi i ushtarakëve shqiptarë ka qenë një ndër temat e bisedimeve të ministres shqiptare të Mbrojtjes Mimi Kodheli në takimin me homologun e saj amerikan Chuck Hagel.
Ndërsa njohu sekretarin amerikan të Mbrojtjes, me ftesë të së cilit ndodhet në SHBA, lidhur me reformat e ndërmarra deri më tani në këtë fushë, ministrja Kodheli theksoi angazhimin e vendit tonë në kuadër të aleancës.
Gjatë takimit u bisedua edhe për edukimin dhe trajnimin e ushtarakëve shqiptare në sistemin arsimor amerikan.Kodheli do të realizoje një sërë takimesh me personalitetet më të larta amerikane.
Në ditën e parë të kësaj vizite ministrja Kodheli hapi bisedimet dypalëshe në fushën e mbrojtjes ku pikat kryesore të bisedimeve pritet të përqendrohen në forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në modernizimin e Forcave të Armatosura dhe zhvillimin e operacioneve të përbashkëta.
Para dy javësh, sekretari amerikan Hagel, i ka dërguar një letër falënderimi ministres Kodheli për kontributin e dhënë nga ana e shtetit shqiptar në luftën kundër ekstremistëve xhihadistë të ISIS në Siri dhe Irak. Në letrën e Hagel, theksohej se Shqipëria është një nga vendet e para e cila u bë pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS. /gj.k/
Zonja Kodheli!
Dakort me trajnimet e ushtarakeve shqiptare,se vjen prap vera dhe duhen metoda moderne per te pastruar plehrat!
A di gje njeri se cfare do beni per PENSIONET E ISH USHTARAKEVE,qe po rropatemi gjyqeve,se ligjet e Berishes na trajtojne si ARMIQ???
Ti feniks qenke komunist =D
Ti feniks qenke komunist =D