Një “gjermane” për Këshillin e Bankës së Shqipërisë

30 Tetor 2014, 20:37Politika TEMA

Denada Prifti është emri i përzgjedhur nga qeveria për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Emri, që konfirmohet për Top Channel nga kryetari i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe, vjen nga një eksperiencë e gjatë dhe e suksesshme në institucionet financiare ndërkombëtare.

Karriera e saj është zhvilluar në Gjermani, në organizata financiare serioze dhe po aq në sektorin bankar. Ndërsa spikat detyra e saj në Ministrinë e Financave të shtetit më të zhvilluar në Europë dhe së fundmi edhe kontributi pranë institucioneve financiare të Komisionit Europian.

Qeveria e ka bërë procesin, ka përzgjedhur një zonjë me eksperiencë të gjatë në botën financiare, që ka shërbyer në këto institucione dhe aktualisht vazhdon të shërbejë për BE. Një kandidaturë shumë e mirë, jashtë politikës, që ka shprehur gatishmërinë të shërbejë përtej interesave të karierës për Bankën e Shqipërisë, në këtë moment të vështirë të saj”, ka deklaruar Braçe.

Emri i Denada Priftit si kandidaturë e qeverisë do të vendoset përkrah emrit që do të vijë nga Kuvendi, i cili miratoi proçedurat për përzgjedhjen e tij në këtë seancë.

Nesër unë besoj se do të adresohet thirrja, përkundrejt cilitdo nga ekspertët e financave dhe sidomos bankave e politikave monetare, që duan të aplikojnë për të qenë anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës. Do jetë një proces i gjerë dhe i hapur dhe do ftoja këdo që ka përvojën e duhur, në bazë edhe të përcaktimeve të ligjit për BSH, që të aplikojë”, ka thënë Braçe.

Kandidatura e qeverisë dhe ajo që do të vijë nga Kuvendi, plotësojnë dy vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës, ndërsa i treti do të emërohet në fund, nga vetë anëtarët e tij për të plotësuar në këtë mënyrë të gjitha vendet vakante në këtë këshill.

Por për kryetarin e komisionit të ekonomisë duhet të rishihet edhe pozicioni i dy anëtarëve të tjerë në këtë këshill. “Ne do ta mbyllim këtë proces dhe në fund të tij duhet të vendosim ligjshmërinë në Këshillin Mbikëqyrës. Dy anëtarë janë në kushte flagrante të ligjit për Bankën e Shqipërisë dhe duhet të hapet një proces për këtë gjë, për vendosjen e ligjshmërisë dhe pse jo largimin e tyre”, ka shtuar Braçe.

Plotësimi i tre vendeve vakante i hap rrugën presidentit të Republikës të zgjedhë mes tyre guvernatorin e Bankës Qendrore. Ligji parashikon se është kreu i shtetit ai që zgjedh mes 9 anëtarëve të këshillit guvernatorin, përzgjedhje për të cilën ai është shprehur se do të konsultohet me kryeministrin./TCH

12 komente në “Një “gjermane” për Këshillin e Bankës së Shqipërisë”

  1. Avniu says:

    Po sikur kryeiministri tha qe do ” cudisim” boten me kandidatet dhe qe sdo te kete me njerez qe skane eksperience ne banke dhe banken qendore? Apo varja edhe bllofi te Rames?:)
    Suksese Denades gjithesesi…

    1. Roland says:

      Na caur trapin, ka mbush gjithe shtetin me fecka e kucka!
      U KTHYE SHQIPRERIA NE NJE REPUBLIKE TE SHPIFUR E TE DESHTUAR MATRIARTKATI!

  2. alb says:

    Ta gezoni qurramanin Novruz Nazarko per guvernator te banges qendrore….

  3. rustemi says:

    Ore po mire, si ka mundesi qe vjen Denada ne keshill mbikqyres pas kaq kohe neper Evrope?! Pagese me e mire, patriotizem apo cfare??

  4. Endrina Fuga says:

    NJE FYRIFYÇKE VUVUZELANTE

    Ne Linkedin te Belgjikes eshte pak a shume CV-ja e saj. Kur nje student/e shqiptar per te perfunduar ciklin univesitar te kater viteve arrin ate ne shtate vite, siç eshte rasti i kesaj fyçke – Master of Science (M.Sc.), Economics
    1994 – 2001 dhe ne te njejten periudhe para se te dipllomohej ka bere edhe tre vite per master (??!!) – Humboldt University of Berlin
    Master of Science (M.Sc.), Finance and Statistics 1999 – 2002 (??!!). – e quajme “kastraves/e” duke huazuar thenjen e fameshme te nje fare Mehmet Shehu.

    Per me teper pretendon te kete jo vetem njohuri per Hedge Funds por edhe te kete audituar ne emer te Ministrise se Financave Gjermane “investitore” te ketyre fondeve (??!!).

    Erion Braçes do i thoshja te merret me mire me mistrecet e beratit nga edhe vjen se sa te humnerose edhe ate pak qe i ka ngelur Shqiperise se njerezve te ndershem.

    Denada Prifti
    National Expert at European Commission
    Brussels Area, Belgium
    Denada Prifti’s Overview
    Current National Expert at European Commission
    Past Senior Economist at German Federal Ministry of Finance
    Senior Economist at German Federal Ministry of Finance
    Financial Analyst at Federal Financial Supervisory Authority (Germany)
    Education Humboldt University of Berlin
    Freie Universität Berlin
    Denada Prifti’s Experience
    National Expert
    European Commission
    Government Agency; 10,001+ employees; Government Administration industry
    June 2010 – Present (4 years 5 months) Brussels Area, Belgium
    Analytical work on Financial Market Reform (banking, infrastructure, markets); costs/benefits of financial markets reform, securitization; LCR; FTT, credit information.
    Senior Economist
    German Federal Ministry of Finance
    Political Organization industry
    January 2009 – June 2010 (1 year 6 months) Berlin Area, Germany
    Directorate General for financial market policy
    Senior Economist
    German Federal Ministry of Finance
    Political Organization industry
    March 2007 – December 2008 (1 year 10 months) Berlin Area, Germany
    DG fiscal policy and macroeconomic affairs: long and short term business cycle analysis, projections.
    Financial Analyst
    Federal Financial Supervisory Authority (Germany)
    April 2002 – February 2007 (4 years 11 months) Bonn Area, Germany
    Banking:
    Market and Credit Spread Risk Models
    Teamleader in risk models audits
    Funds/Hedge funds audits and analysis
    Denada Prifti’s Languages
    • German (Native or bilingual proficiency)
    • English (Full professional proficiency)
    • Spanish (Professional working proficiency)
    • French (Limited working proficiency)
    • Italian (Limited working proficiency)
    • Albanian (Native or bilingual proficiency)
    Denada Prifti’s Education
    Humboldt University of Berlin
    Master of Science (M.Sc.), Finance and Statistics
    1999 – 2002
    Grade: excellent
    Freie Universität Berlin
    Master of Science (M.Sc.), Economics
    1994 – 2001
    Grade: excellent

  5. genc says:

    Kjo eshte tjeter pjese qesharake e Erionit. Lexoni thenien e tij: “vjen nga nje eksperience e gjate dhe e suksesshme ne institucionet financiare nderkombetare”. O Erion mavrija, po na trego se cfare eksperience ka, APO ka eksperience financiare si zoterote por qe je kaqol nga mengjesi ne darke, se nben si ekonomist i madh por qe nuk ke punuar asnje nje Minute ne kete Sektor. Na thuaj mor Erion mendjendritur se cfare eksperienec paska kjo zonje??? Na qenka nje Yll ne rritje se te promovon Erion palla. Erion boll me mashtrime. Kontrollo CV e kesaj zonje dhe do ta shikosh se cfare eksperience ka, do te shikosh cfare detyrash ka patur dhe se qenka me e sakta per kete vend. Erion, mos u tallni me shqiptaret. Zonja neqoftese do kministri do te zgjidhet por mos e beni ate me shume se ceshte eshte. Na thuaj erion detyren qe ka ne Ministrine e Financave te Gjermanise, se web nuk tregon asgje. Bravo Erion gazetari, se ekonomise i ke bere mutin qe kur ke mbaruar shkollen ne 95 si legen i vogel.

  6. Drejtesia says:

    Endrina Fuga xheloze e vendosur nga Saliu, i cili perveteson emrin e Endri Fuges. Po pse moj/mor ose morr eshte per te te thene, kur vijne nga jashte i silleni si derra te egjer, keni nje urrejtje patologjike per kedo qe ka eksperience nderkombetare, sepse vete jeni nje hic, vini verdalle tek blloku dhe ju duket sikur keni kapur parajsen. U mesuat keq ju hale 20 vjet qe e merrshit Juridikun, Ekonomikun dhe PHDne per 2 vjet, dhe beni diskutime kokeshkreta se sa i duhet te tjereve te mbarojne shkollat lart e poshte ne bote, e ku ne Gjermani qe ka nje nga sistemet me solide ne bote, e pikerisht ne ato vite perpara sistemit Bolonja ku u “liru” pak. Por jo si ne Shqiperi qe mbaron ajka e ajkes intelektuale me 3-4 diplloma brenda 1-2 vitesh. Me shume jane diplomuar keto 20 vjet ne Shqipri, se sa gjate gjithe historise se kombit qe nga antikiteti e shkollat ku ka dhene lekture dhe Cicero. Jeni thjeshte qesharake.

    Ndersa ti rustem cfare halli ke ? Mos ta ka dhene gje njeri me tapi ty pozicionin per te dhene mend e ti thuash te tjereve perse duan apo nuk duan te kthehen, apo Shqiperia eshte eskluzivitet i krrundeve qe kane mbetur atje ? E kemi pare cfare keni kombinuar keto 20 vjet, tani eshte koha ta mari ne dore tjeter kush vendin, ata qe punojne e kontribuojne per imazhin e nje Shqiperie perendimore jashte shtetit, jo ata qe ulin bythen perpjete si ne buhara dhe rrijne kafeneve e party gjithe diten e dites.

    Ky eshte vec fillimi. Do mesoheni dhe ju t’ju dali djersa deri ne ullukun e sumes perpara se te bini ne krevat, e pa e kuptuar te nisi dita e neserme e punes, boll me rrumpalle.

    1. Endrina Fuga says:

      SHTREMBALUQI NUK MUND TE BEHET I DREJTE

      Keta bazhibozuket tuaj, qe vijne nga jashte duke mbjellur ne iternet CV te pa imagjinueshme, me papergjegjesine e nje dallkauku si ti, nese me te vertete kane eksperienca te tilla, le ti publikojne zyrtarisht ato, si dokumente te noterizuar jashte ku edhe kane eksperiencen e tyre dhe pastaj te fillojme te flasim.

      Mashtimin ju mashtrues te masterizuar e keni pjese te nimfes se zeze qe ju rrjedh ne damare. Ciklet studimore ne universitetet europiane tashme jane te bazuara ne kohezgjatjen 3+2 vite, ku ne tre vitet e pare stuiohet per lauren baze dhe dy te tjerat jane per masterin. Bejne perjashtim ne kete sistem vetem studentet e mjekesise qe kane cikle te plote 5-6 vjeçare, per lauren baze dhe me pas bejne masterat me 1-2 dhe 3 vite.

      Kjo bylja qe ti mbron, ka studiuar plot shtate vite nga tre qe ishte kursi qe ka ndjekur, dhe dy vite para marrjes se laures baze tre vjeçare, ka filluar masterin dy vjeçar te arritur ne kater vite. E pamundur ne sistemet universitare jo vetem te Gjermanise po edhe ne ato te Afrikes dhe te fiseve indu te Australise.

      Ne Shqiperine e serbomalazezeve si ti te ketyre 25 viteve te fundit natyrisht çdo opsion eshte i hapur.

      Aq larg shkon mashtrimi i vuvuzeles tende sa arrin te deklaroje si gjuhe meme gjermanishten dhe shqipen: ne se eshte keshtu do te thote qe sa ishte ne Shqiperi mamite kishin nxjerre nga plaçenta vetem koken me gjysmen e trupit, pjesen tjeter e paskan bere mamaite gjermane!

      E them me bindjen e plote qe vuvuzelja Denada, nuk posedon as edhe minimumin e njohurive qe duhet te kete nje administrator/drejtor i nje banke, jo me te kete audituar kontrata te tipit “future” te Hedge-Funds!

      Dhe se fundmi une quhem Endrina, ashtu si dhjetera shqiptare mbajne emrin Enver Hoxha!

    2. mavria says:

      Ti drejtesia duket qe nuk ke punuar asnje dite per shtetin ne baze te ligjeve dhe rregullave. Shqiptareve qe punojne i djersitet ulluku ketu e 23 vjet dhe nuk po ja shofin hajrin se nje dite te bukur vjen ed piktori dhe mendon se mund ta beje me mire duke i djegur te gjithe ullukdjeresitesit dhe duke marre bashke me brace mizen qe ska ulluk fare nje femer qe mund ti djeresije ulluku nga te dy krahet. Keta keshtu i duan te jene te degjuara dhe tja kene pak haberin nuk behet buka me miell hua.

  7. sokoli nga gryka says:

    te ishte nje talente e madhe ne fushen e hedge funds mos kujtoni se do ta linte goldman sachs te vinte ketu ne pesavarin e jugut.thjesht esht nje prove derisa te vertetojme se nuk ishte e zonja .mjere ata pensionist qe presin te marrin noj kile domate ne fund te muajit.

  8. marcela says:

    Po pse more lexusa injorant keq te vi nje i menxhur e keq nje budalla si fullani cfare doni ju doni hajdute si sala me shoke shume mire qe u zgjodh ajo

    1. koli says:

      Dun ata me diploma 1800 Euroshe. Se kupton qe i ke spiune te shitur. Po pse nuk dilni ne proteste ju per Bashen nga Hollanda ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje