Veliaj në Krujë: Në krah të njerëzve të ndershëm, rritje e pagesave për ata që preken nga heqja e fashës

31 Tetor 2014, 19:14Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Erion Veliaj, inspektoi sot operacionin policor kundër vjedhjes së energjisë elektrike në qytetin e Krujës.

I shoqëruar edhe nga administratori i OSHEE-së, Arben Seferi, ministri Veliaj shprehu mbështetjen e plotë të qeverisë ndaj policisë dhe operatorit të shpërndarjes për aksionin e ndërmarrë kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

Ashtu siç askush nuk duron ta vjedhin duke i futur dorën në shtëpinë e tij, ashtu edhe asnjë prej nesh nuk duhet të lejojë që të vidhet shtëpia jonë e përbashkët dhe asetet tona kombëtare si energjia elektrike”, tha  Veliaj pas inspektimit. Ai shtoi se në qytetin e Krujës humbjet e energjisë në rrjet shkojnë në 70 për qind.

“Humbjet janë 150 milion dollarë ose sa i gjithë fondi i ndihmës ekonomike dhe i personave me aftësi të kufizuar. Nëse kursejmë humbjet në rrjet, kemi mundësi të rrisim pensionet, ndihmën ekonomike dhe pagesat e ndihmës së kufizuar. Për çdo shtresë që do të preket nga heqja e fashës kemi llogaritur që, duke filluar nga 1 janari 2015, 203.928 familje të rimbursohen me rritjen e pensioneve, ndihmës ekonomike dhe PAK”, deklaroi ministri Veliaj.

Nga ana tjetër, ai ftoi qytetarët e Krujës që të paguajnë energjinë elektrike, të denoncojnë abuzuesit, si dhe të kursejnë energjinë. “Fytyra sociale e shtetit është për ata që janë realisht nevojtarë, ama fytyra dinjitoze e shtetit duket kur ata që nuk e paguajnë energjinë elektrike përballen me ligjin”, tha ai.

Gjithashtu, Veliaj nënvizoi se prej shumë kohësh kemi parë fytyrën e shtetit që shoqërohet me ata individët e pandershëm, që vjedhin dhe që shkelin rregullat.

“Por, për herë të parë, sot kemi një shtet në krah të atyre që janë të dobët dhe të ndershëm. Të gjithë ata që deri më sot kanë paguar sigurimet shoqërore, taksat, dhe energjinë elektrike, janë të lumtur që më në fund, pas 23 vjetësh, shtetin e kanë në krah dhe jo pas krahëve”, u shpreh ministri Veliaj./j.h

10 komente në “Veliaj në Krujë: Në krah të njerëzve të ndershëm, rritje e pagesave për ata që preken nga heqja e fashës”

  1. roberti says:

    Bravo minister se nuk ka kuptim me te shtyhet keshtu. se ato qe kane nuk kane nevoje te marrin ndihma e budalleqe se deri tani ato i kane marr.

    1. Sokrati says:

      Bravo veliaj, hajdutet ne burg

    2. koli says:

      Shume mire zoti minister, shyqyr nje minister qe mendon dhe per te varferit e per shtresat ne nevoj si ne rast nevoje e si ne cdo rast.

    3. enea says:

      Cmimet nuk do rriten, por do zgjaten nga 7.7 do shkoje 12.7, kete vend ju po e shkaterroni perdite, gjithenje e me keq po shkon ekonomia shqiptare, rilindja po e kthen nivelin ekonomik te shqiptareve ne ate te vitit 1990, vendit i mungon nje kryetar opozite i dimensioneve te Sali Berishes, te cilin populli nuk e votoi por do ta kerkoje dhe nuk e gjen dote me se ai po moshohet, komunistat qe kane marre fuqin me lul bashen kryetar tallen, e kane thjeshte per te bere humor me te, ai nuk ka asnje aftesi te ngrej turmat, koha eshte pikerisht tani qe qeveria te rrezohet dhe vendi te shkoje ne zgjedhje te parakoheshme, por mungon opozita, mungojne zerat intelektual per te bere thirrje per demostrata, me qellim qe vendi te mos sundohet por te drejtohet ne menyre demokratike, ku qeveria ne radhe te pare te mbroje interesat e qytetareve dhe jo ti shkaterroje ato.

    4. adri says:

      Ju lumte qeverise qe po cmontojne rrjetin e hajduteve me te medhenj te Shqiperise.
      Prandaj rrine Shqipetaret neper kafe se vjedhin energjine dhe thone pastaj se ka rene ekonomia dhe shteti nuk rrit rrogat e pensionet e nuk ben rruget.
      Policia dhe organet e drejtesise te mos falin askend qe guxon te vjedhe energjine elektrike.

    5. elona says:

      o Erion mire e ke te po kush do perfitoje mo, ?
      une jam kunder fashes ….

      http://bit.do/qeveria-hedh-valle

  2. lili says:

    Ky ne dasmen e tij plot drejta, a e pagoj energjine?

  3. illyrians says:

    ..”heqja e fashes”?? Ciles fasho, per cfare fasho behet fjale, kush eshte plagosur???

  4. Eraldi says:

    Kjo nuk eshte fasho por rondele qe kufizonte hyrjen me thelle, te asaj qe te gjithe e dime se c’fare eshte. Nderkohe qe kjo qeveri u votua per te zbutur varferine dhe per te vendosur drejtesi per te gjithe, me sa duket eshte katandisur ne priotitetin e futjes se dires me thelle ne xhepat e Shqiptareve te varfer. Ky korraku Veliaj del dhe thote qe do te kompensohet rritja e energjise. Po ore matematicien Social! Do te kompensohen 2-mije leke te vjetra, dhe do te zhvaten 2000-mije leke te reja. He mo ju lumsha, se na e paskeni gjetur midene. Por mos harroni dicka. Nuk keni mundesi qe te talleni, se do ta merrni pergjigjen shume shpejte. Ju vazhdoni programin tuaj dhe populli do vazhdoj programin e tij duke ju hedhur ne kosh te plehrave shume shpejt!

  5. bardhi says:

    Nuk eshte kuptuar akoma ne cfare fashe bejne pjese pushtetaret e korruptuar apo te akuzuar per korrupsion.Nuk flasim per meten se ai na e mbushi mendjen se ajo qe tha dritan prifti nuk ishte e vertete.O NJEREZ ZGJUARSIA NUK NA MUNGON .jEMI TE VARFER SE PER PASURI KEMI LENE PLITIKANET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje