Kunati teston se kush qendron pas sulmeve ndaj Superdhëndrit?

1 Nëntor 2014, 21:54Antena TEMA

Superdhëndri është vënë ditët e fundit në shënjestër nga njerëz të PD-së, për zgjedhjen e paralajmëruar të tij në kryesinë e PD-së. Një sulm të egër ja kishte bërë sot dhe ish- deputeti i Kukësit, dy herë në Kuvendin e Shqipërisë. Ai e akuzonte Superdhëndrin për humbje të zgjedhjeve, taktika elektorale, futje të njerëzve në PD, cilësinë e grupit parlamentar etj. Kunati po e analizonte artikullin me kujdes, për të kuptuar se kush qëndron pas këtij sulmi. Për këtë kërkoi si zakonisht një mendim më të gjerë, duke ju drejtuar disa personave, të cilët i kthyen përgjigje:

Aldo Bumçi: Ndryshe nga sulmet që vijnë nga miqtë dhe duhen pranuar, ky sulm vjen nga armiqtë dhe unë mendoj se nuk duhet pranuar. Se nga cilët armiq vjen, duhet parë, por zakonisht këta armiqtë tanë hedhin gurin dhe fshehin dorën.

Genc Ruli: Nuk e di nga kush vjen sulmi, por di nga vjen mbështetja. Ajo vjen nga Doktori dhe këtu gjej rastin për ta përgëzuar, që Doktori nuk e ka ndarë kurr Lulin nga Superdhëndri. I ka të dy  njësoj.

Ed Halimi: Pas sulmit ndaj Superdhëndrit qëndron mafia socialiste, e cila synon të uzurpojë bizneset e njerëzve të ndershëm të Familjes dhe t’i lërë ata pa mbrojtje politike.

Genc Pollo: Duan të sulmojnë Doktorin tek pika e tij më e fortë, që është njeri familjar dhe mbi gjithçka vë familjen. Janë të mërzitur se këtë e bën dhe kur është fjala për partinë.

Jozefina Topalli: Ça po di unë mar kush qëndron pas sulmeve të këtij farë Superdhëndri. Bani gabim që e përkëdhelni Lulin me ksi termash. Unë mendoj se Luli po drejton keq.

Kunati: Zonja Topalli, po të pyes për Jamarbërin.

Jozefina Topalli: Ku ku u ngatërova, se unë di që Superdhëndër i thonë Lulit, se Jamarbëri është thjeshtë dhëndri. Jo, s’di me thanë gjë për këtë.

Kaç Islami: Pas sulmeve qëndron Edi Rama, se ka zili këtë familje të mrekullueshme shqiptare, që është simbol i pastërtisë dhe sinqeritetit.

Mesila Doda: Pas sulmeve qëndrojnë tifozat kuqezi, që duan të mos ketë boshnjak në kryesi të PD-së, se kur të luajmë me Bosnjën, kush duron sherrin.

Glori Hysi: Në këto çaste të vështira ne duhet të jemi pranë Doktorit në vuajtjen që ai ka nga lëndimi që i është bërë për Superdhëndrin. E thoshte disa herë kur udhëtonim jashtë. Dy pasione kemi ne si bashkëshortë: Lili fëmijët autik dhe unë Superdhëdrin.

2 komente në “Kunati teston se kush qendron pas sulmeve ndaj Superdhëndrit?”

  1. kunati says:

    boll folet per kunatin se jeni bo shume te bajatcem flisni per supermbesen ma mire ?

    http://bit.do/kunati-teston-se-kush-qendron-pas-sulmeve-ndaj-supermbeses

  2. Aleksandër Matrënga says:

    Fantastik.Por kujdes se keta super……e doktorit i marrin per te verteta e jo si sarkazme.Sa kam qeeeeeeshshshshsur.Perla e batuta pafund.Bravo Mero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje